
Evi Kokalari është një personazh jo i panjohur për publikun.
U shfaq në Shqipëri në vitin 2021, pasi SHBA-ja shpalli “non grata” Sali Berishën dhe ky i fundit filloi lëvizjen “Foltorja”, pasi Basha e përjashtoi nga PD-ja.
Kokalari u pa shpesh në prani të Berishës në udhëtime duke qëndruar për kohë të gjatë në Tiranë e duke udhëtuar me avionë.
CNA ka bërë disa shkrime ku e ka pyetur publikisht zonjën Kokalari se cili është burimi i këtyre të ardhurave.
Pra, cili është aktiviteti i biznesit të saj kaq të fuqishëm sa e bëri zonjën Kokalari që për muaj e muaj të tërë të udhëtonte në avion nga SHBA-ja në Tiranë apo të qëndronte në hotele me 5 yje me shpenzimet e kujt, të saj apo të të tretëve?
Megjithëse CNA ka mbledhur informacion në atë kohë dhe bëri disa shkrime, ne nuk morëm kurrë përgjigje.
Por duke ditur zonjën Kokalari, e cila është një person që ndoshta dhe deliron pak, ne kemi mundur të sigurojmë një audioregjistrim të një interviste që një gazetar amerikan ka bërë me zonjën Evi Kokalari Angelakis.
Audioregjistrimi është bërë nga vetë zonja Kokalari gjatë intervistës që ka pasur me gazetarin, pra e ka regjistruar intervistën vetë. Në audio duket zëri i zonjës Kokalari që është i fortë, kurse gazetari e ka zërin më të butë. Ne do ta sjellim intervistën me pasazhe dhe të plotë për të njohur edhe më mirë Evi Kokalarin. Intervista i përket vitit 2023 me gazetarin William Bredderman, të cilit CNA i është drejtuar dhe zyrtarisht për t’i marrë një intervistë në lidhje me qëndrimet e Kokalarit.
Një audioregjistrim i gjatë ku Evi Kokalari thotë se në Shqipëri është më e famshme se Rama apo Berisha.
Pra, imagjinoni Evi Kokalari është më e famshme dhe më e rëndësishme në Shqipëri kur ka vetëm rreth 7 mijë ndjekës në “Facebook” dhe rreth 10 komente e një pjesë e njerëzve kur reagojnë e tallin dhe e ironizojnë.
Duket se është përtej qesharakes qëndrimi i Kokalarit, por ne nëpërmjet intervistës së plotë kemi mundur të kuptojmë se cili është qëndrimi i saj duke hedhur edhe akuza të padrejta ndaj CNA-së, duke gënjyer, duke thënë se ne ishim sjellë si miq me Evi Kokalarin, por më pas për shkak se kishim mbështetur Belind Këlliçin ishim përplasur me të.
Është Kokalari që ka ndërhyrë dhe ka tentuar të ndërhyjë pasi ka mbështetur Flamur Nokën, Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së.
Ne jemi media, kemi raportuar çdo gjë për Flamur Nokën, për Belind Këlliçin e për këdo tjetër. Gjithashtu, Evi Kokalari e di mjaft mirë që ka kërkuar informacion për një biznesmen shumë të fuqishëm në Tiranë, një nga biznesmenët më të mëdhenj.
Në rast se nuk i disponon në telefonin e saj mund t’ia vëmë ne në dispozicion informacionet që kërkonte për një nga investitorët më të mëdhenj që ka Shqipëria, të cilin tentoi ta sulmonte, por më pas ka zhvilluar takim me njerëzit e tij.
CNA do të sjellë intervistën e zbardhur me titra të plotë, pa ndërhyrje, pasi ta publikojmë pjesë-pjesë për të treguar fytyrën e vërtetë të Evi Kokalarit, njeriut që është edhe më “e famshme” se Berisha apo Rama në Shqipëri./ CNA
Në mars të vitit 2015, në anë të ish kombinatit metalurgji...
Në hyrje, kazanë plehrash që kutërbojnë duke qelbur dynjan...
“Air Albania” erdhi si një diamant për Shqipërinë, emri i ...
Një nga thesaret më të çmuara arkeologjike dhe historike t...
Mero Bazes po i dalin zbuluar të gjitha zullumet dhe pasur...
Skemë për pastrim parash / Resorti i sekuestruar nga SPAK-...
Pak ditë më parë CNA publikoi një material informativ ...
Kompania DigitAlb, e cila së fundi u reklamua nga Lori...
Ish-kryetari i Partisë Demokratike për Degën Vlorë, Atird ...
Një sipërfaqe e konsiderueshme prone publike dhe private n...
Disa ndërtime që po kryhen së fundmi në zonën e Jalës po s...
Inceneratorët janë afera shekullore, gropa më e madhe e ko...
Kandidati i zgjedhur deputet i Partisë Socialiste nga zgje...
CNA ka siguruar një dokument për një nga kandidatët e zgje...
Në një konferencë për teknologjinë shkurtin e vitit të kal...
Agron Malaj, ish-kryebashkiaku i Matit dhe kandidati i zgj...
Janë dy kallëzime të njëpasnjëshme të bëra ndaj Agron Mala...
Politologu Afrim Krasniqi, me anë të një statusi në rrjete...
CNA, në një shkrim të publikuar së fundi, zbuloi lidhjen e...
Fakte dhe detaje të rëndësishme po dalin në dritë pas ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...