Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

CNA.al njoftoi sot në një informacion ekskluziv se Evi Kokalari Angelakis kishte bërë gati formularët për partinë e saj të re.
Por formularët vetëm të printuar, pasi ato duan firma. Në pamundësi për të siguruar firmat deri në zgjedhjet lokale, për t’i shërbyer në mënyrë të drejtpërdrejtë Erion Veliajt dhe kryeministrit Edi Rama, Kokalari ka zgjedhur të bëjë një reagim.
Ajo konfirmon lajmin e CNA.al, duke thënë se do të bëjë partinë e saj, për të garuar në 2025-ën si alternativë përballë PD-së.
Në fakt, Kokalari shpesh ka thënë se është tërhequr nga politika në Shqipëri, është rikthyer në politikë, bën lëvizje.

Ne mësuam se ajo ka marrë një apartament tashmë në Tiranë, në një nga rezidencat luksoze të firmosura nga Erion Veliaj, ka tentuar të marrë edhe kredi në disa banka të nivelit të dytë, por këto tregojnë qartazi se Kokalari nuk tërhiqet nga pjesa politike, siç pati deklaruar tri apo katër herë se nuk do të merret më me politikën në Shqipëri, por do të merret me bizneset e saj në SHBA.
Qartazi ajo sot ka konfirmuar lajmin e dhënë nga CNA.al se është duke themeluar një parti politike, duke i shërbyer pa asnjë diskutim qeverisë në pushtet dhe kryebashkiakut Erion Veliaj me argumentet se ka denoncuar manipulimet në PD, duke ia faturuar këtë një personi në PD, siç është Belind Këlliçi dhe duke mbështetur emra të tjerë apo duke ndezur sherre e konflikte, duke bërë denoncime edhe me dokumente të pavërteta, pra të pakonfirmuara.

Kokalari pretendon se mund të përçajë PD-në dhe të marrë prej saj çfarë të mundet për të bërë një lëvizje të re politike.
Në fakt, e mira është që ta bëjë partinë politike, ta provojë dhe ajo si shumë të tjerë se çfarë është PD-ja, çfarë janë demokratët dhe çfarë janë ata që ajo i quan konservatorë.
Në Shqipëri ka konservatorë, por jo konservatorë që mund të përfaqësohen nga Evi Kokalari Angelakis, e cila vjen, broçkullit, dhe pastaj largohet dhe ka 7 qëndrime të ndryshme për të njëjtën çështje, siç është rasti i PD-së, rithemelimit, ndarjes, bashkimit, manipulimit e deri te fakti që ajo është tërhequr nga PD-ja disa herë dhe është rikthyer disa herë, i hipën avionit, vjen në Tiranë, merr ç’të marrë dhe ikën sërish.
Por mesa duket tashmë lajmi është i konfirmuar, pasi vetë Kokalari shkruan në rrjetet sociale se: “Personalisht, do vazhdoj ndërtimin e Lëvizjes Konservatore Shqiptare, dhe nëse Berisha humb zgjedhjet dhe nuk i bën ndryshimet e lartpërmendura, do e kthej në një parti alternativë te PD, e do filloj menjëherë fushatat për zgjedhjet e 2025. 'The silent majority' është një maxhorancë e harruar nga Kupola, që ka nevojë për seriozitet nga opozita, dhe tashmë e kanë humbur durimin. Vetëm këtë grup do mbështes që sot e tutje!!”
Është konfirmuar se ajo do të vijë në Shqipëri dhe këtë herë është më e qartë se kurrë, duke theksuar se do të bëjë një lëvizje konservatore.
Gjithsesi, të shpresojmë se këtë herë Kokalari nuk do të tërhiqet si herët e tjera, ku thotë edhe jam, edhe s’jam, edhe vij, edhe iki, por vërtetë ta bëjë partinë e saj, megjithëse vështirë është të shohim deri në ditën që do të përgatisë firmat për të themeluar partinë sepse ishte bërë gati që ta bënte partinë për zgjedhjet lokale, por nuk mundi ta themelonte apo ta formonte ligjërisht pasi do të duhet të mbledhë disa mijëra firma e të tjera si këto.
Gjithsesi, koha është dëshmitari më i mirë i gjithçkaje. Le të presim që Evi Kokalari të sjellë partinë e saj të re politike në Shqipëri, meqenëse qenka tërhequr nga zgjedhjet lokale dhe ka paralajmëruar se do të fillojë fushatën për zgjedhjet e vitit 2025./ CNA.al

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun e Partisë Demokrat...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një dalje për mediat ka fol...
Deputetet e PD-së, Flutura Açka dhe Ina Zhupa, janë përfsh...
Pas mashtrimit publik se dosjet u hapën, deputeti Kreshnik...
Omonia dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ...
Deputetja e Partisë Socialiste në Durrës, Klodiana Spa...
Nuk ka të ndalur Evi Kokalari apo Evi Angelakis, ose E...
Komisioni Qendror i Numërimit në Partinë Demokratike ka re...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin e mba...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në ceremoninë e z...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se a...
Kryedemokrati Sali Berisha, u shpreh se Lulzim Basha është...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, i ka dhënë një shuplakë grupit...
Kreu i PD-së, Sali Berisha në një bashkësedim live nga rrj...
Kryedemokrati Sali Berisha në një bashkëbisedim virtual ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, dje ka nis...
540 milionë lekë është tenderi i radhës që i është dhënë n...
Kreu i Partisë demokratike, Sali Berisha ka qenë pjesë e c...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka nisur ta...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...