"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Kryedemokrati Sali Berisha, u shpreh se Lulzim Basha është peng i Edi Ramës.
Në një bashkëbisedim virtual me qytetarët ai tha se grupi i përçarësve të Partisë Demokratike ka si qëllim të vetëm të shqelmojë interesat e demokratëve, jo t’i mbrojë ato.
“Unë mendoj se në interesin më të mirë tuajin, në interesin më të mirë të PD dhe Shqipërisë, bashkimi duhet të ketë si rrugë të vetme, lirinë dhe vetëm lirinë.
Ç’nënkupton bashkimi ynë si njerëz të lirë?
Së pari, nënkupton që ne, brenda nesh, duhet të respektojmë votën e lirë. Ne në Shqipëri sollëm dy gjëra, votën e lirë dhe pluralizmin kur u themeluam.
Dhe unë ju garantoj se gjatë këtyre muajve të fundit, kjo forcë politike ka votuar me votën e saj të lirë me shumë se të gjithë forcat e tjera në 30 vite.
Primaret ishin një autostradë e hapur për të gjithë demokratët. Shumë prej tyre përfituan.
Sot në disa qarqe apo rrethe, janë kandidatë të PD-së, ish-drejtues apo individë të cilët nuk u rreshtuan në fillim me foltoren. Por kuptuan se rruga e bashkimit është rruga e lirisë.
Morën guximin, kandiduan dhe u votuan dhe sot janë kandidatë.
Së dyti, bashkimi i PD kalon duke pranuar mendimin ndryshimin. Po ju rikujtoj se statuti i 11 dhjetorit ka nenin e fraksionit. Çfarë do të thotë? Do të thotë që ata anëtarë, ata drejtues, ata deputetë, të cilët kanë mendime të ndryshme nga kryetari dhe kryesia aktuale, ata mund të krijojnë fraksionin e tyre. Dhe nga ai pozicion, të mbrojnë interesat e demokratëve që u besojnë.
Pra, ne jemi parti e mendimit ndryshe.
Tani duhet të them dy fjalë: çfarë tregojnë zhvillimet e kësaj force politike? Zhvillimet treguan se udhëheqja e saj ishte marrë peng. Bënte biznes me Edi Ramën. Se Lulzim Basha ishte marrë peng. Se Alibasha është peng. Ju garantoj se pengjet nuk ka forcë në botë që t’i çpengojë.
Ndaj duhet të dallojmë demokratët nga pengjet. Të tjerë tek-tuk ndjekin tenderat dhe të fituarit në mënyrë të pandershme.
Ata nuk mbrojnë interesat tuaja, nuk mbrojnë interesat e demokratëve.
Pra, kemi të bëjmë me persona të caktuar, të cilët kanë faktuar në mënyrë të përsëritur se janë në vasalitet dhe keqpërdorim nga Edi Rama. A nuk doli Alibasha dhe u tha demokratëve se është rënë dakord që presidentin na e lanë ne? A u tall dynjaja me demokratët? Mund të jap shembuj të tjerë plot.
Edhe njëherë, çdo demokrat që mendon ndryshe, nëse janë vërtet në pozicione se kanë kundërshtime me Sali Berishën apo kryesinë, të krijojnë fraksionin e tyre. Por qëndrimi larg zgjedhësve, qëndrimi larg anëtarëve, i dëmton çdo ditë që kalon”, u shpreh ai./ CNA.al
Kreu i PD-së, Sali Berisha, i ka dhënë një shuplakë grupit...
Kreu i PD-së, Sali Berisha në një bashkësedim live nga rrj...
Kryedemokrati Sali Berisha në një bashkëbisedim virtual ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, dje ka nis...
540 milionë lekë është tenderi i radhës që i është dhënë n...
Kreu i Partisë demokratike, Sali Berisha ka qenë pjesë e c...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka nisur ta...
Në ceremoninë e zhvilluar për 32-vjetorin e themelimit të ...
Për ish-koordinatorin e Bindjes Demokratike, Astrit Pa...
Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi,...
Ish-koordinatori i Partisë "Bindje Demokratike", Astrit Pa...
Deputetja e PD-së, Flutura Açka, është shprehur se tashmë ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka ftuar kyeministrin Edi Rama...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka lëshuar akuza ndaj kryemini...
Me moton “Jam këtu, t'ju dëgjoj”, kandidati i opozitës për...
Deputetët dhe lidhja me krimin sipas kreut të LZHK-së, Das...
Ish-ministri Ylli Manjani ka dhënë leksione për politi...
Kryeministri Edi Rama ka hedhur sërish kritika ndaj Bashki...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka parala...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...