Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...

Një ekip studiuesish nga Meta - kompania kaliforniane që zotëron "Facebook", "Instagram" dhe "WhatsApp" - ka zhvilluar një teknologji bazuar tek Inteligjenca artificiale, e cila mund të lexojë mendimet e njerëzve, dhe t’i përkthejë ato në fjalë të kuptueshme. Objektivi? Të sigurojë një mjet komunikimi për të gjithë ata pacientë që janë viktima të traumës së rëndë të trurit, dhe që nuk janë më në gjendje të flasin, të përdorin shkrimin apo gjuhën e shenjave.
Si funksionon gjuha
Në trurin e njeriut, zona përgjegjëse për formimin e fjalëve dhe të kuptuarit e gjuhës, është e ndarë nga ajo që menaxhon muskujt vullnetarë, përfshirë ato të gojës. Studiuesit e Meta-s, e shfrytëzuan këtë ndarje funksionale për të krijuar programin e tyre.
Më pas ata rekrutuan 169 vullnetarë, të cilët do t’i nënshtroheshin rezonancës magnetike dhe Elektroencefalogramës, ndërsa dëgjonin audio-libra në anglisht dhe holandisht. Rezultati ishte mbi 150 orë regjistrimi i atij aktiviteti të detajuar të trurit gjatë kuptimit të një teksti.
Por këto imazhe karakterizohen nga një zhurmë në sfond, e cila e bën të vështirë izolimin, brenda gjithë aktivitetit të trurit që shoqëron një individ në çdo kohë, të proceseve që lidhen me të kuptuarit e çdo fjale të veçantë të audio-librit.
Po etika?

Për momentin algoritmi funksionon vetëm për audio-librat që përdoren për trajnime. Kur vullnetari në eksperiment dëgjon rrëfimin në kufje, ai është në gjendje të ekstrapolojë tekstin nga aktiviteti i trurit. Hapi tjetër është zgjerimi i kapacitetit të sistemit, që ai të mundet të funksionojë edhe pa një bazë të dhënash mbështetëse të paracaktuara.
Kjo teknologji do të jetë në gjendje të ndihmojë mijëra pacientë, të cilët pas një traume të pësuar, nuk janë më në gjendje të komunikojnë me botën e jashtme. Por ndërkohë ajo ngre shumë dilema të natyrës etike, pasi lejon në fakt depërtimin në trurin e njerëzve për të lexuar mendimet e tyre.
Anulimi i zhurmës

Për të “pastruar” sinjalin e trurit të lidhur me identifikimin e tekstit, inxhinierët e Meta-s përdorën një algoritëm AI të zhvilluar në vitin 2020, për të nxjerrë një pjesë të qartë nga një skedar audio i regjistruar në një mjedis shumë të zhurmshëm. Ky sistem, i përshtatur dhe i përdorur në regjistrimet e aktivitetit të trurit të vullnetarëve, bëri të mundur izolimin e aktivitetit të trurit që kishte lidhje me kuptimin e një teksti.
Në këtë mënyrë, studiuesit ishin në gjendje të krijonin një grup të madh të dhënash, që e lidh kuptimin e fjalëve individuale, si për shembull “mace”, me aktivitetin e neuroneve që formojnë atë fjalë në tru. Sistemi është në gjendje të lexojë, nëpërmjet një skaneri MRI dhe një Elektroencefalograme, aktivitetin e krijimit të fjalëve në tru, dhe ta riprodhojë atë nga jashtë në formën e një skedari me tekst ose audio./Përshtati në shqip CNA.al
Në zonat malore dhe të larta të Shteteve të Bashkuara,...
Frika dhe paniku mbi kanabisin në SHBA ka nisur që në vite...
Shpërthimet e vullkaneve në kohërat e lashta ishin shumë t...
Cilido që shkon në bregun e detit, ka një frikë të paarsye...
Veshja e zezë nëpër funerale duket si një zgjedhje e pamen...
Në një botë në ndryshim të vazhdueshëm, qëndrueshmëria e p...
Gjëja më e vlefshme që kemi ne si njerëz është jeta jonë d...
Mund të duket joshëse të besosh se bota jonë e modernizuar...
Vdekja e Mbretëreshës Elizabeta II, dhe fundi i mbretërimi...
Sot është bërë një trend, madje edhe mes të krishterëve, q...
Në atë moment, kur Swan ndjeu aromën e biskotave madeleine...
Një kandil deti që praktikisht mund të mbijetonte përg...
Nga Marc Wittmann “Psychology Today” Kur vdiq Mbretër...
Nga Alexander J.Motyl “The Hill” Vladimir Putin po sh...
Çfarë po ndodh në Amerikë? Një personazh i famshëm dhe eks...
Ushtria ruse po tërhiqet me shpejtësi përgjatë frontit në ...
Lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizab...
Komisioneri Europian për Ekonominë, Paolo Xhentiloni, ...
Në fillim të tetori 1993, isha duke shëtitur nëpër rrugët ...
Ankthi, autizmi, skizofrenia dhe sindroma Turet, kanë ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...