Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Ushtria ruse po tërhiqet me shpejtësi përgjatë frontit në Karkiv, duke lënë pas tanke të djegura, por edhe shumë tanke dhe pajisje të tjera të padëmtuara. Orët e fundit janë bërë virale në rrjete sociale imazhet e banorëve vendas që mirëpresin forcat ukrainase, së bashku me rrëfime nga dëshmitarë okularë.
Por sigurisht që asnjëra prej tyre nuk ka depërtuar në mediat shtetërore ruse. Ndërsa Kremlini po përpiqet të gjejë një mënyrë për të shmangur atë që duhet të jetë e pashmangshme, kjo që po ndodh ditët e fundit do të ndikojë jo vetëm në besueshmërinë publike të Vladimir Putinit, por edhe në unitetin e elitës ruse rreth tij.
Ministria ruse e Mbrojtjes flet zyrtarisht për një “rigrupim” të njësive të saj. Televizioni shtetëror po lavdëron “arritjet” e ushtarëve rusë në front. Gazeta qeveritare “Rossiiskaya”, përshkruan fitoret e supozuara, dhe e gënjen veten duke pretenduar vazhdimin e aksionin në thellësi të territorit që mbahej deri pak ditë më parë i pushtuar nga Rusia.
Gazeta tjetër propagandistike e Moskës, “Komsomolskaya Pravda”, publikon rrëfime heroike nga fronti, ku sipas saj nuk ka aspak një tërheqje kaotike për shkak të kundërofensivës ukrainase, por një tërheqje të rregullt nën sulmin e “mercenarëve të huaj” dhe “trupave të stërvitura nga NATO”.
Media zyrtare ose përpiqet që të injorojë shkatërrimin e linjave ruse në front, ose po kërkon të gejë disa mënyra për ta justifikuar apo mbuluar atë. Por në çdo rast ata janë jo-koherentë dhe aspak bindës. Për më tepër, kjo situatë po nxjerr në pah problemin kryesor që ka makineria propagandistike e kontrolluar nga shteti rus: gjithçka varet nga një linjë që diktohet nga lart.
Në vend të kësaj, Kremlini duket se është në kaos në rastin më të mirë, dhe në krizë në rastin më të keq. I kapur në befasi, i pasigurt se si të kundërpërgjigjet, ai nuk po i jep mediave një orientim se çfarë të shkruajnë, dhe në një sistem të tillë, askush nuk guxon që të tregojë iniciativë, nga frika se mos gabon.
Në fund të fundit, ky është në thelb i njëjti mendim mbrojtës i stilit sovjetik që po e mashtron ushtrinë dhe që po dëshmohet si kundërproduktiv. Moska ka aktualisht dy probleme emergjente. Së pari, si të prodhojë çdo lloj narrative pozitive pa përdorur gënjeshtrat më skandaloze.
Kjo ishte e njëjta dilemë që ajo hasi në të dyja luftërat ne Çeçeni, si dhe gjatë luftës sovjetike në Afganistan: pra si të gënjesh mjaftueshëm, por jo shumë. Tek e fundit, ekziston një lloj i çuditshëm akti balancues moral që arrihet edhe në regjimet totalitare.
Ai nuk ka të bëjë me faktin që shumica e rusëve e besojnë domosdoshmërisht linjën zyrtare - edhe pse shumë e besojnë - por me tepër ata nuk janë të gatshëm të bëjnë përpjekje për të mos e besuar këtë. Kjo është shumë e rrezikshme, si moralisht ashtu edhe nga pikëpamja politike.
Më kujtohet se si në fundin e viteve 1980, prind i një veterani të luftës Bashkimi Sovjetik-Afganistan më tha “Nuk doja të besoja atë që njerëzit po thoshin për luftën, sepse nëse do ta besoja, atëherë ose duhej të veproja kundër ose të bëhesha pjesë e saj”.
Po kështu edhe sot, shumë rusë preferojnë që ta lënë “kutinë” të mbyllur, dhe të mos e dinë nëse “Macja e Shrodingerit” është e vdekur apo e gjallë. Megjithatë, sa më i madh që të jetë hendeku midis propagandës dhe realitetit, aq më e vështirë është ta shmangësh të vërtetën.
Sfida e dytë e Kremlinit është se si të menaxhojë elitën, pra ata që kanë më shumë për të humbur, por nga ana tjetër edhe njohuritë më të mira të asaj që po ndodh. Një tregues domethënës është se Ramzan Kadirov, kryekomandant i Çeçenisë, është ankuar hapur në rrjetet sociale se kjo “është një situatë djallëzore”, duke paralajmëruar se “nëse sot apo nesër nuk ka ndryshime në strategjinë për kryerjen e operacionit ushtarak, do të detyrohem të shkoj tek udhëheqja e Ministrisë së Mbrojtjes për t’u shpjeguar atyre situatën”.
Askush nuk mund ta marrë qëndrimin e tij shumë seriozisht, pasi Kadirov ka një histori të kërcënimeve me retorikë boshe. (Teksa trupat ruse janë të tërbuara nga fakti që forcat çeçene duken më të interesuara të postojnë video të tyre në "TikTok", sesa të luftojnë kundër ukrainasve).
Megjithatë, kur Kadirov e pranon hapur se gjërat po shkojnë keq, dhe po përpiqet të distancohet nga kryerja e pushtimit, kjo është sigurisht një shenjë e presioneve më të mëdha që vlojnë nën sipërfaqe. Teknokratët kanë qenë prej kohësh të pakënaqur me luftën, por të paaftë për të bërë asgjë për këtë. Ndërsa ata të linjës së ashpër dhe oportunistët, kanë nisur të jenë të gatshëm të sinjalizojnë publikisht shqetësimin e tyre, dhe kjo sinjalizon një izolim në rritje të presidentit rus.
Pushteti i Putinit nuk është seriozisht i kërcënuar, të paktën ende jo. Por nëse ai mendon se mund të jetë, atëherë kjo na çon në një territor edhe më të rrezikshëm. Mund të ndodhë që ai të gjejë mënyra për ta riformuluar narrativën, dhe të përpiqet të bëjë paqe me Kievin, duke e quajtur atë një fitore. Por mund të ndodhë gjithashtu, që ai të ndjejë se nuk ka alternativë tjetër, veçse të gjejë një mënyrë për ta përshkallëzuar luftën, që humbja në Ukrainë të mos ia rrezikojë pozitat brenda vendit.
Shënim: Profesor Mark Galeotti është autor i 24 librave mbi Rusinë. Më i fundit titullohet “Një histori e shkurtër e Rusisë” botuar në vitin 2021.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizab...
Komisioneri Europian për Ekonominë, Paolo Xhentiloni, ...
Në fillim të tetori 1993, isha duke shëtitur nëpër rrugët ...
Ankthi, autizmi, skizofrenia dhe sindroma Turet, kanë ...
Gjëja më e mirë në lidhje me ndarjen e dikurshme Kinë-Bash...
Imagjinoni një skenë të tillë: Është një ditë e nxehtë...
Kokteji Molotov ka qenë një element kryesor i shumë as...
Për rreth një dekadë, Rafael Agilar Gajardo mbretëroi si n...
Kur Elizabeta II u ngjit në fron në vitin 1952, dielli në ...
Në Evropë po rritet gjithnjë e më shumë frika për krizën e...
“Nuk ka pasur kurrë një luftë të mirë apo një paqe të keqe...
Pas 25 vitesh, mediat dhe opinioni publik pyesin ende nëse...
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës e ka ndryshuar rendin europ...
Kryeministrja e Finlandës, Sana Marin, ishte vetëm 6 vjeçe...
Bota është në pragun e një katastrofe bërthamore, dhe krye...
Çdo vit, miliona copa shkëmbore nga hapësira digjen në atm...
Pesë muaj pas zhdukjes së saj të papritur, Maria Adela K.d...
Në dimrin e vitit 2004, shumë gra filluan të paraqiten në ...
Ne e përdorim fjalën “mik” për të përshkruar një gamë të g...
Në fundin e muajit qershor, një grup anarkistësh veshën rr...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...