Këshilli i BE-së miraton sot heqjen e tarifave roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...

Lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeta II, shënoi edhe fillimin e mbretërimit të mbretit Karli III. Gjatë periudhës së tranzicionit janë ngritur pyetje nëse mund të presim që mbreti i ri të jetë më “ndërhyrës” sesa e ëma. Këto shqetësime bazohen te disa incidente që kanë ndodhur ndër vite.
Si Princi i Uellsit, Karli ka qenë i prirur të përfshihet hapur në çështjet politike, teksa u zbulua se kishte lobuar te ministrat për çështje të interesit të tij personal. Kohët e fundit u ngritën shqetësimet në lidhje me një donacion në para që ish-kryeministri i Katarit bëri për bamirësitë e Princit. Por realiteti i mbretërimit të mbretit të ri mund të jetë shumë i ndryshëm dhe shumë më pak i diskutueshëm.
Tani që Karli III është kreu i shtetit, Britania mbetet një monarki kushtetuese. Dhe kjo do të thotë se aftësia për të hartuar dhe miratuar ligjet i takon vetëm parlamentit të zgjedhur me votën e popullit. Që nga mbretërimi i mbretit Xhon dhe nënshkrimit të Magna Carta në vitin 1215, Mbretëria e Bashkuar ka pasur një sistem monarkie të kufizuar me ligj.
Monarku duhet të japë “pëlqimin mbretëror” për një projektligj përpara se ai të bëhet një ligj. Por sot kjo gjë konsiderohet një formalitet dhe një zakon, dhe jo një proces që përfshin ndonjë kontribut real nga monarku. Që të mbijetojë sistemi monarkik, mbreti duhet të jetë një figurë e pakontestueshme dhe të mbetet neutral në aspektin politik.

Historia na tregon se çfarë ndodh kur një monark përpiqet të zotërojë shumë pushtet në mënyrë arbitrare. Për shembull, tensioni midis Kurorës dhe subjekteve të saj arriti kulmin kur mbreti Karli I hyri në parlament në vitin 1642 për të arrestuar parlamentarët me akuzën e tradhtisë.
Ai akt u pasua nga një revolucioni dhe për një periudhë të shkurtër Britania e Madhe u bë republikë. Kurora u rivendos në vitin 1660 nga mbreti Karli II. Por Ligji i të Drejtave i miratuar në vitin 1689, së bashku me Rastin e Shpalljes së vitit 1611, që thotë se një mbret nuk mund të bëjë asnjë ligj pa pëlqimin e parlamentit, e detyroi Kurorën të pranonte vullnetin e parlamentit të atëhershëm të zgjedhur në mënyrë demokratike.
Praktikisht, mbreti i ri është shumë i vetëdijshëm për ndryshimin që duhet të kryejë tani. Konventat kushtetuese që nuk vlenin për të kur ishte princ, duhet të diktojnë tani çdo veprim të tij si mbret. Kur flitet për ndërhyrjet politike, Mbreti e ka bërë të qartë se ai e di se qasja e tij duhet të jetë ndryshe tani.
Gjatë intervistës dhënë me rastin e 70-vjetorit në vitin 2018 ai tha: "Unë nuk jam aq budalla. E kuptoj se të qenit mbret është një detyrë më vete. Ndaj e kuptoj plotësisht se si duhet të funksionojnë gjërat. Ideja se do të vazhdoj të veproj njëlloj është absurde. Sepse të dyja situatat janë krejtësisht të ndryshme.
Që monarkia të mbijetojë, ajo duhet të vazhdojë të respektojë rregullat kushtetuese. Ky është fillimi i një epoke të re. Gjithsesi ajo duhet të ndjekë kryesisht “rregulloren” që orientoi edhje mbretërimin e Mbretëreshës Elizabeta II. Por çfarë mund të ndryshojë?
Mendohet se mbreti dëshiron një familje mbretërore zyrtare me një status më të dobët, dhe pritet të jenë të pashmangshme ndryshimet e roleve, për t’u përshtatur me pritshmëritë e shekullit XXI rreth asaj se sa duhet të paguajë publiku për familjen mbretërore.
Në lidhje me Komonuelthin, ne mund të presim që Karli III të jetë më i ndërgjegjshëm sa u përket ndryshimeve shoqërore. Si Princi i Uellsit, ai reagoi kështu në takimin e Kryetarëve të Qeverive të Komonuelthit në Kagali, se si duhej të përballej me trashëgiminë e skllavërisë: "Unë nuk mund ta përshkruaj pikëllimin tim personal për vuajtjet e kaq shumë njerëzve, ndërsa vazhdoi të ndërgjegjësohej gjithnjë e më shumë mbi ndikimin e qëndrueshëm të skllavërisë”.
Po ashtu, gjatë një vizite në Xhamajka Princi Uilliam e pranoi se “mizoria e tmerrshme e skllavërisë e njollos historinë tonë”. Ai pranoi të drejtën e shteteve individuale të Komonuelthit për të zgjedhur në mënyrë të pavarur rrugën e tyre, qoftë edhe shkëputjen e çdo lidhje me familjen mbretërore.
Vdekje e Mbretëreshës ka të ngjarë të ringjallë debatin, nëse disa ish-koloni do të duan ta vazhdojnë lidhjen e tyre me familjen mbretërore. Ndërsa largimet e mëtejshme të shteteve nga Komonuelthit janë një pashmangshmëri, manovra të tilla, sinjalizojnë se ne mund të shohim më shumë përpjekje për të reflektuar dhe ndryshuar qasje, për ta bërë monarkinë të duket më progresive dhe në kontakt me njerëzit e zakonshëm.
Sfida më e madhe me të cilën do të përballet mbreti i ri, do të jetë ruajtja e vazhdimësisë. Shumë qytetarë britanikë dhe të Komonuelthit nuk kanë njohur kurrë një botë pa Mbretëreshën Elizabeta II. Për shumë njerëz, ajo ishte filli që e mbajti të bashkuar mbretërinë.
Popullariteti i saj ishte aq i madh, saqë edhe Partia Kombëtare Skoceze, e pranoi që mbretëresha të vazhdonte të ishte kreu i shtetit edhe në një Skoci të pavarur. Tani mbreti i ri përballet me detyrën e vazhdimit të të qenit një forcë përbashkuese.
Gjatë mbretërimit të saj 70-vjeçar, Britania e Madhe ishte mësua që Elizabeta II flet për vendin në kohë festash apo në kohë humbjeje dhe pikëllimi. Mbreti do të ketë sfidën e shtuar të lidhjen me psikikën kombëtare, duke qenë zëvendësuesi i pranisë së vazhdueshme dhe qetësuese të Mbretëreshës në qendër të jetës kombëtare.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Komisioneri Europian për Ekonominë, Paolo Xhentiloni, ...
Në fillim të tetori 1993, isha duke shëtitur nëpër rrugët ...
Ankthi, autizmi, skizofrenia dhe sindroma Turet, kanë ...
Gjëja më e mirë në lidhje me ndarjen e dikurshme Kinë-Bash...
Imagjinoni një skenë të tillë: Është një ditë e nxehtë...
Kokteji Molotov ka qenë një element kryesor i shumë as...
Për rreth një dekadë, Rafael Agilar Gajardo mbretëroi si n...
Kur Elizabeta II u ngjit në fron në vitin 1952, dielli në ...
Në Evropë po rritet gjithnjë e më shumë frika për krizën e...
“Nuk ka pasur kurrë një luftë të mirë apo një paqe të keqe...
Pas 25 vitesh, mediat dhe opinioni publik pyesin ende nëse...
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës e ka ndryshuar rendin europ...
Kryeministrja e Finlandës, Sana Marin, ishte vetëm 6 vjeçe...
Bota është në pragun e një katastrofe bërthamore, dhe krye...
Çdo vit, miliona copa shkëmbore nga hapësira digjen në atm...
Pesë muaj pas zhdukjes së saj të papritur, Maria Adela K.d...
Në dimrin e vitit 2004, shumë gra filluan të paraqiten në ...
Ne e përdorim fjalën “mik” për të përshkruar një gamë të g...
Në fundin e muajit qershor, një grup anarkistësh veshën rr...
Pas disa javësh pritjeje, ushtria ukrainase ka nisur këtë ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...