Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Kokteji Molotov ka qenë një element kryesor i shumë aspekteve të shoqërisë dhe medias. Duke kaluar nga përdorimi i saj gjatë kryengritjeve, revolucioneve dhe luftërave, deri tek paraqitja e tij në ekranin e madh të kinemasë, bomba karakteristike e bazuar tek djegia e karburantit, është tashmë shumë e famshme.
Përkundër popullaritetit që ka, shumica e njerëzve që e kanë parë Koktejin Molotov qoftë në jetën reale apo në filma, nuk dinë asgjë për origjinën e tij, dhe më e rëndësishmja, se si e mori këtë emër. Përdorimi i parë i dokumentuar i Koktejit Molotov, duket se ka qenë gjatë Luftës Civile Spanjolle.
Nevoja për një armë të tillë, lindi për shkak të zhvillimeve të reja të taktikave në luftën urbane. Me mbështetjen e Rusisë sovjetike, republikanët spanjollë ishin në gjendje të blinin tanket sovjetike T-26, të cilat dukej se ishin shumë të aftë në luftimet urbane.
Në kushtet kur armët konvencionale nuk funksiononin kundër tankeve të teknologjisë më të fundit, gjenerali i forcave nacionaliste, Françisko Franko, urdhëroi përdorimin e pajisjeve ndezëse të prodhuara në mënyrë artizanale për të djegur ingramazhet e rrotave, duke i bërë të palëvizshëm tanket.
Mjeti ndezës që ai urdhëroi të përdorej, do të rezultonte shumë efektiv kundër tankeve sovjetike të përdorur nga republikanët. Pas përdorimit të tij të parë në vitin 1936 nga nacionalistët spanjollë, ai do të niste të përdorej edhe nga republikanët duke çuar në përdorimin e tij gjatë gjithë luftës, deri në fitoren përfundimtare të nacionalistëve.
Por Kokteji Molotov nuk do të përdorej vetëm në atë luftë. Vetëm 3 vjet më vonë, lajmi për efektivitetin e tij do të përhapej në Finlandë, e cila sapo ishte përfshirë në një luftë ndaj Ushtrisë së Kuqe sovjetike. Lufta e Dimrit, është emri që mori pushtimi i Finlandës nga Bashkimi Sovjetik.
Ushtria finlandeze, shumë më e pakët në numër sesa armiku, u detyrua të përdorte taktika luftarake të stilit gueril, për të pasur ndonjë shpresë në përballjen me ushtrinë e frikshme sovjetike. Gjatë atij konflikti, u përdor çdo lloj mjeti që siguronte njëfarë avantazhi.
Kjo përfshinte edhe përdorimin e terrenit, për t’i kthyer shanset në favor të finlandezëve.
Për t’iu kundërvënë taktikave të tilla, sovjetikët do t’i bombardonin me bomba ndezëze thërruese vendet ku do të përparonin trupat e tyre.
Ministri i Jashtëm sovjetik Vjaçesllav Molotov do të shkonte vazhdimisht në radio dhe do t’u shpjegonte dëgjuesve, se sovjetikët po hidhnin nga ajri vetëm “ndihma humanitare” dhe asgjë nga ato që pretendonin finlandezët. Për pasojë, ushtarët e ushtrisë finlandeze i vunë nofkën “shportat e piknikut të Molotovit” bombave djegëse thërrmuese, dhe premtuan se do t’ia kthenin “nderin” me “Kokteje Molotovi”.
Dhe ata e mbajtën premtimin e tyre, siç u pa nga divizionet e blinduara sovjetike, të cilat u përballën me qindra mijëra Kokteje Molotov. Deri në fund të luftës, gati gjysmë milionë kokteje të tilla do të hidheshin ndaj armikut nga ushtria finlandeze.
Edhe pse luftoi me shumë guxim, ajo nuk ishte në gjendje ta mposhtte makinerinë sovjetike të luftës. Ndaj e humbi luftën në marsin e vitit 1940, por pësoi humbje territoriale minimale.
Edhe pse mund të argumentohet se nga pikëpamja e viktimave, finlandezët i mundën sovjetikët, për shkak të raportit 1 me 5 të të vrarëve mes dy palëve, ata zyrtarisht e humbën konfliktin. Por pseudonimi i tyre ndaj shisheve të mbushura me benzinë, mbetet i rëndësishëm edhe sot e kësaj dite.
Kokteji Molotov do të evoluonte duke u bërë “miku” më i mirë i revolucionarit. Me kalimin e viteve, shumë protesta dhe revolucione kanë përfshirë përdorimin e zjarrit si armë, dhe Kokteji Molotov është dëshmuar si mënyra më ekonomike dhe më e lehtë për t’i vendosur zjarrin objektivit të dëshiruar, me një rrezik minimal për hedhësin.
Kjo pajisje është vërtet personifikim i një skenari të tipit “Davidi kundër Goliatit”. Davidi përfaqësohet nga finlandezët apo cilado forcë që e përdor këtë lloj arme, kundër një figure të tipit Goliat që përfaqëson Ushtrinë e Kuqe apo agresorë të tjerë të plotfuqishëm.
Nga kjo histori mund të mësohet shumë. Lufta kundër një force dominuese mund të duket gjithmonë si tejet e pamundur dhe e kotë. Por historia na mëson se kjo nuk është e vërtetë, dhe se nëse veprohet me zgjuarsi, shanset në një luftë mund të kthehen gjithnjë në favorin tuaj, nëse i luani siç duhet ”letrat” tuaja./ Përshtatur nga CNA.al
Për rreth një dekadë, Rafael Agilar Gajardo mbretëroi si n...
Kur Elizabeta II u ngjit në fron në vitin 1952, dielli në ...
Në Evropë po rritet gjithnjë e më shumë frika për krizën e...
“Nuk ka pasur kurrë një luftë të mirë apo një paqe të keqe...
Pas 25 vitesh, mediat dhe opinioni publik pyesin ende nëse...
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës e ka ndryshuar rendin europ...
Kryeministrja e Finlandës, Sana Marin, ishte vetëm 6 vjeçe...
Bota është në pragun e një katastrofe bërthamore, dhe krye...
Çdo vit, miliona copa shkëmbore nga hapësira digjen në atm...
Pesë muaj pas zhdukjes së saj të papritur, Maria Adela K.d...
Në dimrin e vitit 2004, shumë gra filluan të paraqiten në ...
Ne e përdorim fjalën “mik” për të përshkruar një gamë të g...
Në fundin e muajit qershor, një grup anarkistësh veshën rr...
Pas disa javësh pritjeje, ushtria ukrainase ka nisur këtë ...
Në përgjithësi shumica e njerëzve nuk e vrasin aspak mendj...
Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, dekla...
Bota është duke përfshirë nga një kombinim i jashtëzakonsh...
Më 24 gusht, bota përkujtoi një moment historik të zymtë: ...
Nga ndalimi për ngrohjen e pishinave private, tek dyqa...
Një rrëfim autentik, i jetuar dhe i pazbukuruar, i nxjerrë...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...