Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Pas disa javësh pritjeje, ushtria ukrainase ka nisur këtë javë kundërofensivën e saj të shumëpritur kundër forcave ruse në pjesët e pushtuara të rajoneve jugore Kerson dhe Mikolaiv. Ndërsa ky përbën një moment të rëndësishëm në luftën 6-mujore, është ende e paqartë se si do të zhvillohet saktësisht ky operacion apo nëse do të ketë sukses. Ne biseduam me Xhastin Koneli, bashkëpunëtor i Qendrës Skaukroft në Këshillin për Strategjinë dhe Sigurinë, se çfarë mund të ndodhë javët e ardhshme.
Duke pasur parasysh gjendjen aktuale, si prisni të zhvillohet kundërsulmi i Kievit?
Unë pres të shohim operacione ushtarake më të hapura që synojnë dobësimin e mëtejshëm të mbrojtjes ruse dhe linjave të furnizimit, në vend të një sulmi konvencional në shkallë të plotë për të rimarrë territorin e humbur. Po ashtu, Ukraina mund të synojë t’i përdorë operacionet taktike për të përmirësuar aftësitë e saj logjistike dhe të mbështetjes pranë vijave të frontit në Kerson, duke lejuar ri-furnizimin e çdo territori të rimarrë nga rusët.
Zgjerimi i dislokimit dhe i qasjes më afër linjës së kontaktit, do t’i japë mundësi Kievit të vazhdojë me modelin e tij të suksesshëm asimetrik të mbrojtjes ajrore. Për shembull, duke kombinuar taktikat e lëvizshmërisë tokësore me sistemet e mbrojtjes ajrore për të shënjestruar avionët rusë dhe për të shmangur zbulimin.
Si duhet të jetë një operacion “i suksesshëm” i ukrainasve, të paktën në një periudhë afatshkurtër?
Në një periudhë afatshkurtër, kjo do të nënkuptonte që forcat ukrainase të arrinin efekte të qëndrueshme në gjymtimin e aftësisë së Rusisë për të furnizuar forcat e saj në Kerson. Sistemet raketore të artilerisë me lëvizshmëri së lartë (HIMARS) të dërguara nga SHBA-ja, kanë qenë shumë efektive në shkatërrimin e urave, duke i izoluar forcat ruse nga prapavija, dhe duke i lejuar ukrainasit që të kryejnë kundërofensivën aktuale. Nëse Ukraina do të përpiqet të rimarrë rajonin, asaj do t’i duhet t`i ndërpresë këto rrugë logjistike, jo vetëm për një periudhë afatshkurtër, por edhe afatgjatë, për ta degraduar aftësinë e Rusisë për t’u kundërpërgjigjur me shpejtësi.
Sa jetike janë armët perëndimore për aftësinë e Kievit për të kryer kundërsulmin e tij?
Deri më sot, armët e dërguara nga Perëndimi kanë qenë shumë të rëndësishme për ta vendosur Ukrainën në pozitën për të nisur kundërsulmimin e saj. Sidomos sistemi raketor HIMARS, ka lejuar një ndikim kinetik me rreze të gjatë, që ukrainasit mund ta përdorin për të goditur nga të dyja anët forcat ruse në Kherson.
Ndërsa Ukraina vazhdon lëvizjen e saj për të goditur zonat e pushtuara me raketat me rreze të gjatë, janë armët mbrojtëse të nivelit taktik (si raketat Stinger), ato që do të ndihmojnë në zvogëlimin e kërcënimit të fuqisë ajrore ruse. Po ashtu, dronët pa pilot të dërguar nga Perëndimi do të mundësojnë shënjestrimin e saktë dhe maksimizojnë efektivitetin e goditjeve.
Cila është këshilla juaj për udhëheqjen ushtarake të Ukrainës?
Për shkak të statusit tim si anëtar i Forcave Ajrore të SHBA-së, nuk mund t’u jap këshilla ukrainasve. Por një opsion efektiv mund të jetë kufizimi i shkallës së kundër-ofensivës së tyre në rimarrjen e qytetit të Kersonit (kryeqyteti i vetëm rajonal që është marrë nga Rusia gjatë pushtimit të saj të fundit).
Ka shumë shanse që Ukraina të arrijë një fitore të konsiderueshme përmes veprimeve vendimtare. Rifitimi i këtij qyteti do të përforcnte narrativën se Ukraina ka fituar iniciativën dhe Rusia do të sprapset. Nga ana tjetër, mund të tërheqë më shumë mbështetje nga aleatët perëndimorë. Por tejkalimi i këtij objektivi, dhe përpjekja për të rimarrë më shumë territore në të njëjtën kohë në këtë pikë kritike të luftës, mund ta rrezikojë këtë qëllim kryesor strategjik.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Në përgjithësi shumica e njerëzve nuk e vrasin aspak mendj...
Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, dekla...
Bota është duke përfshirë nga një kombinim i jashtëzakonsh...
Më 24 gusht, bota përkujtoi një moment historik të zymtë: ...
Nga ndalimi për ngrohjen e pishinave private, tek dyqa...
Një rrëfim autentik, i jetuar dhe i pazbukuruar, i nxjerrë...
Monarkia Britanike ekziston që nga viti 1066. Ajo ësht...
Paaftësia e dukshme e Ushtrisë së Kuqe ruse për të arr...
Pasi u transferua në dhomën e konviktit të vajzës së tij n...
Një nga format më vdekjeprurëse të kancerit është tumo...
Profesori i kozmologjisë në Institutin e Kozmologjisë ...
Një pluhur i bardhë qëndron pezull mbi rrugën e boshat...
Bashkimi Evropian është bërë më i fuqishëm pas disa kr...
Grenlanda është ishulli më i madh në botë, dhe shtëpia...
Nga Dmytro Kuleba “Politico.eu” Që kur presidenti ukr...
Sipas të dhënave të publikuara nga shërbimi federal ru...
Sulmi në të cilin u vra gazetarja ruse Daria Dugina, v...
Çfarë vjeshte e vështirë po afron për liderët europian...
Kur forcat naziste pushtuan pjesën më të madhe të Euro...
Ndërsa shansi që të goditeni nga rrufeja është i ulët,...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...