Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Nga Dmytro Kuleba “Politico.eu”
Që kur presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, sugjeroi ndalimin e turistëve rusë të udhëtojnë në Europë dhe më gjerë rreth një javë më parë, kjo ide ka nisur të marrë mbështetje brenda Bashkimit Europian, duke shkaktuar gjithashtu edhe një debat të fortë.
Thënë thjesht, turistët, biznesmenët dhe studentët rusë duhet t’u ndalohet që të hyjnë në BE dhe vendet e G7. Kjo është një përgjigje e përshtatshme ndaj luftës gjenocidale që po kryen Rusia në Ukrainë. “Po pse duhet të vendosen nën sanksione edhe rusët e zakonshëm?”- pyesin disa.
Sepse një shumicë dërrmuese e tyre e mbështesin këtë luftë, brohorasin për vrasjen e civilëve ukrainas, i lavdërojnë sulmet me raketa mbi qytetet ukrainase dhe i mohojnë krimet ruse të luftës. Dhe megjithëse përgjegjësia ligjore për krimet e ndodhura është në fakt individuale, ekziston gjithashtu një përgjegjësi e përbashkët sociale që duhet t`i mbajë të gjithë rusët përgjegjës për tmerret që i janë shkaktuar Ukrainës.
Megjithatë, mbështetja masive popullore në Rusi për luftën është një realitet i zymtë që jo të gjithë liderët europianë duken të gatshëm ta vlerësojnë. Për shembull, kancelari gjerman Olaf Sholc vazhdon të mbajë konceptin e tij të “luftës së Putinit”.

Por gjermanët e dinë më mirë se kushdo tjetër se përgjegjësia e përbashkët sociale ekziston, se supozimi i fajit të përbashkët është mënyra e vetme për të kapërcyer gabimet e zakonshme të së kaluarës. Gjermanët kanë marrë fajin për atë që bëri vendi i tyre në Luftën e Dytë Botërore për breza të tërë.
Por rusët as që kanë filluar. Në fakt, ata po lëvizin në drejtim të kundërt. Le të heqim syzet ngjyrë rozë dhe të zgjohemi me realitetin e fashizmit rus. Vënia e fajit vetëm mbi Presidentin Vladimir Putin është jashtëzakonisht naive. Rusia nuk do të ndryshojë derisa brezat e rusëve të marrin përgjegjësinë dhe fajin e përbashkët për atë që ka bërë vendi i tyre.
Prandaj, është e domosdoshme që të gjitha vendet e BE-së dhe G7 të ndalojnë lëshimin e vizave turistike për rusët si hap i parë, për t’i maturuar ata. Atyre duhet t'u hiqet e drejta për të kaluar kufijtë ndërkombëtarë derisa të mësojnë t'i respektojnë ato.
Sigurisht, është e vërtetë që një pakicë e vogël rusësh e kundërshtojnë Putinin dhe luftën kundër Ukrainës. Disa prej tyre rrezikojnë të burgosen, dhe duhet të kenë mundësinë e kërkimit të azilit politik në Europë. Unë kam besim se të gjitha procedurat e nevojshme për këta njerëz do të mbeten në fuqi.
Po ashtu duhet të vazhdojë të lejohet hyrja në BE për arsye humanitare. Por udhëtimet për turizëm dhe shkaqe jo jetike duhet që të ndalen tani. Rusët që mbështesin luftën duhet të vendosin: duan ta shkatërrojnë Europën apo të shijojnë pushimet atje?
Është e rëndësishme të kuptohet se ata që mbështesin agresionin kundër Ukrainës, me përdorimin e raketave dhe tankeve, janë duke mbështetur gjithashtu edhe agresionin e Rusisë kundër Evropës dhe Perëndimit, duke e përdorur energjinë si një armë për të nxitur çmime më të larta të gazit dhe inflacion, duke nxitur kësisoj destabilitet politik.
Një turist rus që bën një selfi duke qeshur para Portës së Brandenburgut në Berlin apo Kullës Eifel në Paris, është me shumë gjasa dikush që e adhuron Putinin dhe dëshiron që evropianët të ngrijnë nga i ftohti këtë dimër. Për shembull, kujtojmë pak rastin e yllit të popit rus, Filip Kirkorov, që i shoqëruar nga media propagandistike, vizitoi një spital ushtarak në Krimenë e pushtuar për të mbështetur ushtarët e plagosur rusë, pak para se të shkonte në Las Vegas dhe Monako për të shijuar pushimet luksoze.

Njerëz si ai ruajnë të drejtën e tyre të sillen në mënyrë hipokrite falë narrativës mashtruese të “Luftë së Putinit”. Një sjellje e tillë me 2 fytyra është thelbësore për çdo diktaturë, dhe është një pjesë thelbësore e këtij realiteti të dyfishtë në Rusi. Për shembull, ndërsa mbështetësit e Putinit mund të duan që Rusia të jetë një fuqi globale, ata mbështetin edhe politikat që po e çojnë atë në një izolim të ngjashëm me Korenë e Veriut.
Ndonëse mund të duan që të gjithë vendet e botës t’i respektojnë, ata vetë nuk i respektojnë të tjerët. Dhe ndonëse mund të flasin me orë të tëra për luftërat e Amerikës, mbështesin pushtimin e Ukrainës nga vendi i tyre pa u përpjekur as të krijojnë një shkak për këtë.
Të jetuarit në një realitet të tillë të dyfishtë është shumë i zakonshme për rusët. Brezat e paraardhësve kanë jetuar kështu në kohën e Bashkimit Sovjetik. Dhe Rusia nuk është pajtuar kurrë me të kaluarën e saj totalitare. Ajo nuk e ka pranuar asnjëherë fajin për krimet sovjetike pas rënies së BRSS.
Një sondazh i kryer nga Qendra Levada vitin e kaluar, tregoi se rreth 60 për qind e rusëve kanë ende një pikëpamje pozitive për Stalinin. Prandaj, nuk është ndonjë çudi që propaganda moderne ruse ka arritur të ndajë aq lehtë më dysh mendjen e rusëve.
Dhe asnjë çështje tjetër nuk e demaskon dyfytyrësinë e Rusisë sesa qëndrimet e qytetarëve të saj ndaj Evropës. Ata e kanë zili disi mirëqenien e evropianëve, dhe në të njëjtën kohë e urrejnë Evropën. Ata kënaqen duke poshtëruar vlerat evropiane dhe duke fantazuar për kolapsin e afërt të Evropës, por nga ana tjetër preferojnë të kalojnë pushimet e tyre në Biarritz të Francës, dhe t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollat e Londrës.
Ky standard i dyfishtë nuk mund të vazhdojë më, ndaj ndalimi i udhëtimeve të tyre turistike do t’i japë fund kësaj sjellje hipokrite. Nga anën tjetër, ky debat ka një aspekt shumë më praktik sa i përket sigurisë. Rusët paraqesin një rrezik të lartë për krimet e urrejtjes dhe të konfliktit, sidomos tani kur atyre u shpëlahet truri çdo ditë nga propaganda agresive e Moskës.
Ata janë tashmë të njohur për sjelljen e tyre famëkeqe në resortet turistike globale. Por tani këto rreziqe janë edhe më të mëdha. Ndalimi i atyre vetëm sa do të rrisë sigurinë dhe do të reduktojë kriminalitetin. Turizmi është një arritje e paqes dhe njerëzimit.
Kombet ndërluftuese që e prishin paqen ndërkombëtare, duhet ta humbasin qasjen në privilegjet e bashkëjetesës paqësore. Kjo ishte edhe arsyeja pse në fundin e muajit prill, Organizata Botërore e Turizmit e OKB-së (UNWTO) e pezulloi Rusinë me një shumicë dërrmuese votash, duke tejkaluar pragun e kërkuar prej 2/3 e votave.
Pas votimit, Sekretari i Përgjithshëm i organizatës Zurab Pololikashvili deklaroi: “Turizmi është një shtyllë e paqes dhe miqësisë ndërkombëtare, dhe anëtarët e UNWTO duhet t'i mbështesin këto vlera ose të përballen me pasoja, pa asnjë përjashtim. Kjo mbledhje emergjente e Asamblesë e Përgjithshme tregon se veprimet e Rusisë janë të pambrojtshme, dhe në kundërshtim me vetë parimet e UNWTO-së”.
Tani Ukraina po punon në mënyrë aktive me partnerët tanë në BE dhe G7, për t’i bindur ata të ndalojnë hyrjen e turistëve rusë. Ne e shohim këtë si një nga sanksionet personale më efektive kundër Rusisë. Në dallim nga disa masa të tjera kufizuese, ajo nuk kushton pothuajse asgjë, e rrit sigurinë, s’ka nevojë për një legjislacion shtesë, dhe u dërgon një sinjal të fuqishëm të gjithë rusëve. Dhe kjo do të thotë se Putini dhe mbështetësit e tij ia kanë mbyllur Rusisë dyert për në Evropë.
Shënim:Dmytro Kuleba, është Ministër i Jashtëm i Ukrainës./Pershtati ne shqip CNA.al
Sipas të dhënave të publikuara nga shërbimi federal ru...
Sulmi në të cilin u vra gazetarja ruse Daria Dugina, v...
Çfarë vjeshte e vështirë po afron për liderët europian...
Kur forcat naziste pushtuan pjesën më të madhe të Euro...
Ndërsa shansi që të goditeni nga rrufeja është i ulët,...
Në 6 muajt e fundit që kur Rusia e pushtoi Ukrainën, u...
Arritjet kryesore të Perëndimit në përballje me Rusinë...
Nga Oleg Kashin “New York Times” Çfarë është më e leh...
Në e ndeshim përdorimin e drogës nëpër festa, festival...
Politikanët në të gjithë botën po kërkojnë gjithnjë e ...
Një studim i ri ka zbuluar se më shumë se 5 miliardë n...
Nga Francesco de Palo “Formiche.net” Një Pax Balcanic...
Nga Julia Shaw “Science Focus” Imagjinoni për një mom...
Nga Steve Scalise & Jake Ellzey “Fox News” Ka kaluar ...
Rënia e qeverisë së drejtuar nga teknokrati Mario Dragi sh...
Partia Komuniste Kineze (PKK) është e durueshme dhe e ...
Nga Angela Mehrer “European Council on Foreign Relatio...
Javën e kaluar kanë ndodhur disa shpërthime në të pakt...
Nga Matthew Wilson “The Conversation” Kur dikush përm...
Marrëdhënia e Rusisë me Serbinë, një shtet në zemër të Bal...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...