Zeitenwende, kthesa e premtuar e Gjermanisë nuk po shihet ende gjëkundi
Nga Angela Mehrer “European Council on Foreign Relatio...

Partia Komuniste Kineze (PKK) është e durueshme dhe e plotfuqishme. Por kjo nuk e bën atë të pathyeshme. Leksioni që mësojmë nga aktivitetet e saj në Evropën Qendrore dhe Lindore (EQL), është se ajo ia del mbanë më shumë për shkak të dobësisë së Perëndimit, sesa për shkak të gjenialitetit të saj.
Një seri e re raportesh për Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA), shqyrton ndikimin e PKK mbi disa vende të Evropës Qendrore dhe Lindore. Në pamje të parë, panorama duket se është shumë e larmishme.
Operacionet kineze të ndikimit synojnë si vendet e mëdha (Polonia dhe Rumania), po ashtu edhe ato të vogla (Mali i Zi, Estonia apo Maqedonia e Veriut). Pekini i jep prioritet mjeteve ekonomike (si në Hungari dhe Ballkanin Perëndimor, por edhe fuqisë diplomatike apo asaj të butë (Poloni).
Ato janë në përputhje me objektivat e brendshme politike (Serbia dhe Hungaria), sistematike dhe të shumë-përhapura. Faktori kryesor i përbashkët është përdorimi minimal i përpjekjeve, përveç rasteve si në Lituani kur vendimmarrësit lokalë i shkelin tabutë e PKK për çështje të tilla si Tibeti dhe Tajvani.
Qasja e Kinës është në thelb oportuniste. Agjentët kinezë të influencës i shfrytëzojnë shanset e tyre aty ku i shohin, duke filluar nga projektet e infrastrukturës dhe deri tek lojërat “përça dhe sundo”. Kur diçka funksionon, ata e bëjnë sërish. Kur dështon, e humbasin interesin.
Kjo është zhgënjyese për ata që dëshirojnë ta shohin rajonin e EQL-së si një udhëkryq gjeopolitik, në qendër të skemave dashakeqe nga një superfuqi totalitare. Por në fakt, siç shihet nga Pekini, rajoni i EQL-së është një rajon i lëkundur. “Ata do të sakrifikonin të gjitha interesat e tyre në rajon, për një pozicion pak më të mirë në një shtet të madh federal gjerman si North-Rhine westphalia”- më tha një analist i qeverisë kineze në kushte anonimiteti.
Ekspertiza kineze në rajon mund të jetë e rreme. Diplomatë të caktuar mund të shfaqin një mjeshtëri mahnitëse në zotërimin e gjuhës vendase. Dhe ky është fryt i specializimit ndër vite. Por PKK-ja nuk di të orientohet si duhet midis dinamikave të pushtetit lokal, ose hutohet shpesh nga dallimet ekonomike, kulturore, historike dhe gjeografike në ato vende që duken tepër të vogla.
Propaganda ndjek një linjë të përgjithësuar anti-perëndimore, e cila më shpesh bie se sa funksionon. Po ashtu, është e lehtë të mbivlerësohet reagimi lokal. Qeveritë jo-liberale në rajon mund të jenë po aq oportuniste, duke i përdorur lidhjet me Kinën për qëllime politike të brendshme dhe si mjet pazaresh kur negociojnë me vendimmarrësit perëndimorë në Bruksel.
Eshtë e vërtetë: luajtja e “kartës së Kinës”, pati njëfarë suksesi gjatë epokës së pandemisë së Covid-19. Por marrëdhënia është e thellë. Kina paraqitet shumë më tepër në diskursin zyrtar në Beograd dhe Budapest sesa Serbia dhe Hungaria në Pekin. Vendet e tjera kanë më shumë rëndësi.
Projekti shumëpalësh i PKK, i nisur si Plaforma 16+1 në vitin 2012, është një shembull i dështimit. Lituania u largua nga nisma në vitin 2021. Edhe Estonia dhe Letonia sapo janë tërhequr së fundmi, duke nënvizuar paaftësinë e dukshme të PKK për të praktikuar diplomacinë shumëpalëshe.
Në fakt, masterplani i Partisë Komuniste Kineze për përdorimin e infrastrukturës për të rritur lidhjet politike dhe ekonomike ka marrë një goditje të fortë. Ngjarjet e fundit në vende të tilla si Kenia, Sri Lanka dhe Pakistani kanë nxjerrë në pah të metat e nismës kryesore të Kinës “Një brez, një rrugë”.
Në vend të zbatimit të planit të zëvendësimit të kredive dhe ndihmës për zhvillim të udhëhequr nga Perëndimi, rezultati janë projekte me një kosto të tepruar, dhe për arsye tregtare të dobëta dhe mbi të gjitha me financime të lëkundshme. Kjo nuk është një arsye për të qenë të vetëkënaqur.
Sukseset e Kinës mund të jenë të dobëta, por ato pasqyrojnë ende boshllëqet e krijuara nga dështimi perëndimor. Ritmi i ngadaltë i zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, ndrojtja në përballjen me udhëheqjen kokëfortë hungareze, dhe dështimi për të treguar solidaritet me Lituaninë lidhur me qasjen e saj ndaj Tajvanit, por edhe neglizhenca ndaj mësimdhënies së gjuhës kineze në universitetet e EQL-së nuk ishin rezultat i presionit kinez.
Por ato krijuan kushte, të cilat PKK pati mundësi dhe i shfrytëzoi. Për momentin udhëheqja kineze ka bërë një hap prapa. Por ajo mendon në terma afatgjatë, ndërsa ne në përgjithësi jo./ “Center for European Policy Analysis” - Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Angela Mehrer “European Council on Foreign Relatio...
Javën e kaluar kanë ndodhur disa shpërthime në të pakt...
Nga Matthew Wilson “The Conversation” Kur dikush përm...
Marrëdhënia e Rusisë me Serbinë, një shtet në zemër të Bal...
Që të jesh diktator duhet të kesh një karakter të veçantë....
Mes Turqisë dhe Rusisë ka më shumë të përbashkëta sesa mun...
Shkrimtari Salman Rushdi ndodhet në spital me plagë të rën...
Nëse vazhdon trajektorja aktuale, miliarda dollarë në armë...
Të gjithë mund ta kemi gjetur veten në një situatë kur na ...
Një gotë verë në ditë e mban larg mjekun apo jo? Nga f...
Sot, nëse një prind e godet fëmijën me shpullë në pjesë të...
Deri më sot shumica e njerëzve ndeshen me robotë në faqet ...
Paraja nuk mund ta blejë lumturinë. Shumë nga ne e tho...
Kafeina është një stimulues i njohur. Por sipas një ekipi ...
Çarls Dikens Shkrimtari i njohur britanik me famë botër...
Mesfushori holandez, Frenki de Jong, është sulmuar nga tifoz...
Për 3 dekada, njerëzit janë bombarduar me informacione, që...
Në imagjinatën e përbashkët të njerëzve, kalimi nga energj...
Amfiteatri Flavian, i njohur në mbarë botën si Koloseu, mb...
Përgjatë historisë së saj, bota ka parë shumë figura me re...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...