LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si u ndërtua Koloseu i Romës, dhe pse është një mrekulli e arkitekturës

8 Gusht 2022, 09:19, Blog CNA

Si u ndërtua Koloseu i Romës, dhe pse është një

Amfiteatri Flavian, i njohur në mbarë botën si Koloseu, mbetet një nga monumentet arkitekturore më spektakolare të botës antike. I ndërtuar në shekullin I të Erës Sonë, si mbahet mend kryesisht si një vendi i argëtimit me sportet e përgjakshme, ku përfshiheshin gladiatorë, kafshë të egra etj.

Por si një nga strukturat që i ka rezistuar më shumë kohës, por edhe më të famshme të Romës së lashtë, Koloseu mbetet një monument i qëndrueshëm për një nga dinastitë më me ndikim të Perandorisë Romake, si dhe një mrekulli e arkitekturës dhe inxhinierisë.

Kur Vespasiani u bë perandor i Romës në vitin 69 Pas Krishtit, dinastia e tij Flaviane – që përfshinte djemtë e tij, Titus dhe Domician - nisi zbatimi i një program të madh veprash infrastrukturore për ta restauruar Romën e shkatërruar nga zjarret, sëmundjet infektive dhe lufta civile.

Gjatë mbretërimit 27-vjeçar të dinastisë Flaviane, ajo rindërtoi godina, statuja dhe monumente në të gjithë qytetin. Në vitin 70 pas Krishtit, Vespasiani urdhëroi ndërtimin e amfiteatrit të ri në qendër të qytetit, i financuar nga rrethimi dhe më pas plaçkitja e Jeruzalemit gjatë Luftës së Parë Judeo-Romake. Koloseu, i përfunduar 10 vjet më vonë, shërbeu si një simbol politik i ringjalljes së qytetit.

Si u ndërtua Koloseu i Romës, dhe pse është një

Ai ishte gjithashtu një mrekulli inovative arkitekturore dhe inxhinierike. Amfiteatri i përhershëm më i madh dhe më kompleks i botës antike. I bërë kryesisht nga betoni, mermeri, guri dhe druri, Koloseu është 48 metra i lartë, me një kapacitet për rreth 50.000 deri në 80.000 njerëz.

“Koloseu ishte pjesë e një kompleksi të tërë ndërtesash, që Vespasiani dhe djemtë e tij ndërtuan në të gjithë Romën, si pjesë e një programi më të madh për të fshirë shenjat e sundimit të paraardhësit të tyre, Neron, si dhe për të mbrojtur arritjet e tyre”- thotë Natan Elkins, zëvendësdrejtor i Shoqërisë Numizmatike Amerikane.

Në kohën e inaugurimit e tij, Titus drejtoi mbi 100 ditë lojëra, të cilat përfshinin luftime gladiatorësh dhe argëtim me kafshët. Ndërtuesit e vendosën Koloseun në vendin ku ndodhej dikur pallati i Neronit, Domus Aurea, ku ishte ndërtuar një liqen artificial dhe ngrihej një statujë 30 metra e lartë prej bronzi e ish-perandorit, Kolosi i Neronit

Liqeni u tha për të ndërtuar Koloseun, që e mori këtë emër nga afërsia me statujën. Kur Neroni kreu vetëvrasje në vitin 68 Pas Krishtit, Vespasiani, një nga gjeneralët e tij, u ngjit në pushtet pas një lufte civile. Ndërtimi i Koloseut ishte një mënyrë të zgjuar e dinastisë Flaviane për të kënaqur shijet e shoqërisë së lartë romake, thotë Elkins.

Si u ndërtua Koloseu i Romës, dhe pse është një

Neroni lejonte hyrjen në pallatin e tij të gjithë njerëzve, por senatorëve nuk u pëlqente qasja e njerëzve të thjeshtë në qendër të qytetit. “Duke e ndërtuar atë amfiteatër të madh, Vespasiani dhe djemtë e tij, e përdorën për të argëtuar publikun, por edhe për të përforcuar rendin shoqëror romak nëpërmjet hierarkidë së ulëseve”-shton Elkins.

Në Kolose statusi shoqëror, pasuria dhe gjinia, përcaktonin edhe vendet se ku uleshin njerëzit. Vendet më të mira, më pranë arenës, ishin të rezervuara për Perandorin dhe fisnikërinë senatoriale. Mbi ta rrinte urdhri i kalorësve, që përbëhej nga tregtarë, artizanë dhe burokratë.

Pastaj vinin vendet ku uleshin 95 për qind e popullsisë tjetër të Romës: gra, të huaj dhe romakë të varfër e të skllavëruar. Korridoret i ndanin grupet sociale nga njëri-tjetri, duke i ndaluar spektatorët të lëviznin lirshëm brenda strukturës.

Por ndërsa ulja nuk ishte e barabartë për të gjithë qytetarët romakë, arkitektura eliptike e Koloseut u jepte mundësinë të gjithëve të shihnin atë çfarë ndodhte në dyshemenë e arenës. Gladiatorët, kafshët dhe ushtarët, që përfshiheshin në të gjitha llojet e luftimeve brenda Koloseut, transportoheshin nëpërmjet një sistemi kompleks ashensorësh.

Madje amfiteatri madje mund të përmbytej me ujë, për të imituar stuhitë në det. Në të gjithë Romën e lashtë, shumica e amfiteatrove u ndërtuan si struktura të përkohshme prej druri për lojëra gladiatorësh dhe argëtime të tjera.

Amfiteatri i përhershëm më i hershëm i njohur deri më sot, është një strukturë guri e ndërtuar për rreth 20.000 spektatorë në vitin 80 Para Erës Sonë në Pompei. Arkitekti i Koloseut mbetet ende sot i panjohur. Elkins thotë se risia më e madhe e Koloseut, ishte përdorimi i betonit.

Si u ndërtua Koloseu i Romës, dhe pse është një

Sipas inxhinierëve bashkëkohorë, Koloseu mbetet në këmbë edhe pas 2000 vjetësh për shkak të themelit të tij të fortë prej betoni. Ndërtimi në një zonë ligatinore pranë lumit Tiber dhe me një terren të butë, i detyroi ndërtuesit të gërmonin një themel të thellë dhe të fortë për të stabilizuar strukturën.

Ndërsa nuk dihet se sa kushtoi ndërtimi i Koloseut në antikitet, shumë studiues besojnë se u financua pjesërisht nga pasuria e rrëmbyer nga ushtarët romakë gjatë bastisjes në Tempullin e Jerusalemit gjatë Luftës së Parë Romako-Hebreje që përfundoi në vitin 70 Pas Krishtit.

Për breza të tërë është thënë se puna për ndërtimin e Koloseut u krye nga 100.000 skllevër hebrenj të kapur rob gjatë Rrethimit të Jerusalemit. Por Elkins nuk është plotësisht i bindur me këtë tezë.

“Ky pretendim nuk mbështetet nga ndonjë burim i lashtë. Ai u bë për herë të parë nga një arkeolog i shekullit XX-të, dhe që atëherë është përsëritur vazhdimisht. Me siguri që janë përdorur shumë skllevër, por ne nuk e dimë 100 për qind se nga vinin ata”- thekson eksperti amerikan.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga