Plani i madh i Putinit/ Pse është i destinuar të dështojë?
Politika e Putinit në hapësirën post-sovjetike, bazohet te...
A do të jetë Xho Bajden kandidati i demokratëve në zgjedhjet presidenciale të viti 2024? Jo. Absolutisht jo. Demokratët mund të gabojnë thuajse në gjithçka, por ata nuk janë të pritur të kryejnë vetëvrasje politike.
Analistët janë përfshirë në një diskutim të ethshëm kohët e fundit rreth perspektivave të garimit të Bajden pas 2 vitesh, edhe pse presidenti aktual po shënon rekorde negative historike në sondazhe, dhe e ka humbur mbështetjen e partisë së tij.
Kohët e fundit, Washington Post publikoi një listë të kandidatëve demokratë për zgjedhjet e 2024-ës, dhe në listë përfshihej edhe Bajden. Në renditjet e mëparshme, ata nuk e kishin përfshirë presidentin. Gazeta e shpjegoi e shpjegoi kështu këtë moment:”Në skenarin në dukje të pamundur kur ai nuk garon sërish, pyetja ishte kush do të jetë pasuesi?”.
Tani, Washington Post thotë se “ky skenar duket sikur ka më shumë probabilitet”, ndaj Bajden është në listë. Gazeta e pranon tani se Bajden mund të mos kandidojë në vitin 2024, pasi vlerësimet e amerikaneve ndaj tij janë minimale. Edhe një sondazh i fundit i kryer New York Times/Siena, tregoi se edhe 64 për qind e demokratëve do të preferonin dikë tjetër.
Por ata e vendosën në krye të listës. Ndaj nuk është ndonjë çudi pse shumica e amerikanëve normalë e injorojnë ekspertizën politike. E pse dikush do ta merrte seriozisht kandidaturën e Bajdenit? Vetë Bajden thotë Washington Post. Me sa duket, ekipi i presidentit po përgatitet për një garë.
Pasi i njëjti sondazh tregoi se pavarësisht gjithçkaje, Bajden do të ishte ende para Donald Trumpit në raportin 44 me 41 për qind. Logjika është së Donald Trump do të jetë sërish kandidati i Partisë Republikane në vitin 2024, dhe se Xho Bajden është i vetmi demokrat që mund ta mposhtë atë.
Por gjithçka në lidhje me këtë pohim është e pakuptimtë. Bajden e mposhti Trumpin në vitin 2020, pasi votuesit ishin të lodhur nga personaliteti gërryes dhe i paparashikueshëm i Donaldit, dhe ishin të bindur se Bajden do të siguronte “normalitet”.
Ata e besuan Bajdenin kur ai u premtoi se do ta bashkonte vendin, dhe shumë amerikanë prisnin që ai të qeveriste si një i moderuar. Sondazhet treguan se miliona njerëz votuan kundër Donald Trump, dhe jo pro Xho Bajden. Amerikanët ishin jo vetëm që ishin të rraskapitur nga melodrama e Trump.
Ata donin të ndjeheshin komodë. Me këtë dua të them se ata ishin joshur nga vetëkënaqësia e shumëve vite, në të cilat ekonomia ishte rritur në mënyrë të qëndrueshme, inflacioni nuk ekzistonte, dhe vendi ynë ishte në paqe. Ata nuk e kishin idenë se sa dëm mund të bënte Xho Bajden në krye të vendit.
Është e vërtetë që ne po përballonim pasojat e Covid-19, dhe shumë njerëz fajësuan presidentin Trump për dëmet që ka shkaktoi virusi kinez. Demokratët e sulmuan atë për (keq)menaxhimin e situatës, edhe pse ai organizoi përgjigjen më të rëndësishme nga të gjitha, zhvillimin e një vaksine në kohë rekord.
Kritikat nga bodrumi i shtëpisë së Bajden dhe të aleatëve të tij në mediat liberale ishin të pamëshirshme, edhe pse Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi vepruan me shpejtësi për të mbështetur bizneset dhe njerëzit e dëmtuar nga mbylljet për shkak të pandemisë.
Ndërsa ekonomia përjetoi një nga rëniet më të forta në historinë kombëtare, recesioniishte gjithashtu më i shkurtri në histori. Kur u mbajtën zgjedhjet, ne tashmë ishim duke u rimëkëmbur. Besimi i konsumatorit po rritej, dhe bizneset ishin gjithashtu optimiste. Punëdhënësit krijuan 672.000 vende pune në shtator 2020, dhe 638.000 të tjera në tetor. Falë rritjes së tregjeve të aksioneve dhe ndihmave bujare të qeverisë, konsumatorët kishin grumbulluar dhjetëra triliona dollarë në vlerë shtesë neto, dhe triliona në kursime të tepërta. Amerikanët ishin optimistë për të ardhmen e tyre financiare. Rezultati?
Zgjedhjet nuk shpërblyen meritat e politikës ekonomike, të cilat zakonisht diktojnë zgjedhjet e votuesve. Por sollën largimin nga detyra të një presidenti, që i kishte tejkaluar pritshmëritë ndaj tij. Edhe pse historia ka një mënyrë për t’u përsëritur, ka shumë pak gjasa që Bajden të mposhtë sërish Trumpin.
Së pari, opinioni i publikut për karakterin e Bajden është përkeqësuar në mënyrë dramatike. Një sondazh i YouGov, tregon se gati gjysma e vendit mendon tani se presidenti nuk është i ndershëm dhe i besueshëm, krahasuar me 38 për qind që mendon se po.
Së dyti, kauzat kryesore të fushatës së Bajdenit kanë rezultuar boshe. Amerikanët e shohin Bajdenin të paaftë për ta bashkuar partinë e tij, dhe aq më pak vendin. Progresistët e fajësojnë për dështimin për të çuar përpara axhendën e tyre. Të moderuarit janë të shqetësuar nga pozicionet e tij ekstreme mbi barazinë racore, të drejtat transgjinore, abortin dhe ndryshimet klimatike.
Së treti, inflacioni dhe reagimi i Rezervës Federale, nënkupton se për herë të parë në më shumë se një dekadë, ekonomia jonë është realisht në telashe. Recesioni ekonomik po afrohet, dhe kanë filluar të rriten humbjet e vendeve të punës.
Së katërti, është problemi i moshës. Shumica e amerikanëve (64 për qind në një sondazh të fundit) mendojnë se Bajden është shumë i moshuar për të qenë president tani, dhe aq më pak pas 2 vitesh. Kthjelltësia mendore e presidentit po bie me ritme të shpejta.
Së pesti, Biden ka humbur mbështetjen e “Bernie Bros”, ndjekësit e senatorit socialist demokrat të Vermontit, Berni Sanders. Progresistët janë të zemëruar që Bajden nuk ka qenë në gjendje të çojë përpara masat e tyre të ashpra në lidhje me ndryshime klimatike, dhepse nuk ka ndryshuar ligjet tatimore për të goditur milionerët dhe miliarderët.
Ndërkohë, Bajden mund të mos mundë dot Trumpin në një përballje të dytë. Edhe pse sondazhi i New York Times i cituar më lart, thotë se ai ka avantazh ndaj tij, sondazhet e tjera tregojnë se Bajden humbet ndaj Trump. Njerëzit mund të mos e pëlqejnë Donald J.Trump, por ata jetonin më mirë kur ai ishte president.
Si do ta shmangin demokratët katastrofën e mëtejshme, dhe ta pengojnë Bajdenin të rikandidojë? Unë mendoj se udhëheqësit e Partisë Demokratike dhe gruaja e tij Xhill, do ta bindin të heqë dorë. Çështja nuk është nëse ata do të ndërhyjnë për ta ndalur ri-kandidimin, por kur do ta bëjnë këtë.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Politika e Putinit në hapësirën post-sovjetike, bazohet te...
Ideja e shpirtit të njeriut që jeton në përjetësi ësht...
Lufta 8-vjeçare e Rusisë kundër Ukrainës, nuk ka gjasa...
Sanksionet e Perëndimit kundër Rusisë janë politika më e k...
Lufta e Rusisë në Ukrainë – e nisur më 24 shkurt – ka ...
Pak terma gjeopolitikë përdoren aq shpesh, teksa mungon një...
Në librin e saj të fundit “Të lirë: Të rritesh në fundin e...
Që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë, analistët dh...
Lufta e Rusisë në Ukrainë ka hyrë në muajin e gjashtë, me ...
9 maj, Moskë. Parada vjetore ushtarake e Ditës së Fitores ...
Mosbesimi ndaj shkencës, është një problem i madh. Sepse k...
Italia po ecën aktualisht drejt një të ardhmeje politike t...
Njerëzit më të pasur të Ukrainës, të njohur në vend si oli...
Njerëzit që hanë shpesh fruta, kanë më shumë gjasa të rapo...
Ngjarjet e kohëve të fundit si skandali i Elon Musk, kanë ...
Edhe një herë, një bestseller i fanta-shkencës ka para...
Vdekja nga një zemër e thyer, ishte vetëm një mënyrë f...
Tornadot janë vorbulla të fuqishme ere, që shtrihen nga si...
Në takimin e fundit të planifikuar të komisionerëve europi...
Tornadot janë vorbulla të fuqishme ere, që shtrihen nga si...
Ekspertët e opozitës, në materialet e tyre hulumtuese,...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me atentat...
Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Para...
Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjiro...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Një tërmet me magnitudë 5.9 e shkallës Rihter ka godit...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët hist...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...