LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A e shkatërron shpopullimi një vend?

24 Korrik 2022, 08:51, Blog CNA

A e shkatërron shpopullimi një vend?

Ngjarjet e kohëve të fundit si skandali i Elon Musk, kanë nxitur sërish një debat i vazhdueshëm mbi popullatën. Ai e komentoi me një batutë zbulimin se ishte babai i 2 binjakëve me një punonjëse në një nga kompanitë e tij:Unë bëra çmos për të ndihmuar në zbutjes e krizës demografike. Rënia e nivelit të lindjeve, është rreziku më i madh me të cilin përballet qytetërimi!

Ka shqetësime serioze se çfarë mund t’i bëjë botës moderne shpopullimi i vendeve. Por kjo nuk është hera e parë që rritja e popullsisë (ose mungesa e saj), ka sjellë vështirësi të tmerrshme. Historia na ka treguar shumë herë se efektet e qëndrueshme të një rënie të popullsisë, janë të gjera dhe me ndikim të madh mbi ekonomitë.

Në disa raste, ka disa efekte pozitive që rrjedhin drejtpërdrejt nga rënia e popullsisë, si përtëritja ekologjike apo të drejtat më të mira të punëtorëve. Por më të zakonshmet janë rezultatet e tmerrshme negative, që e mundojnë një vend për dekada apo edhe për shekuj në rastet më ekstreme. Le të shohim disa shembuj të këtij fenomeni.

Sparta

Sparta e ka formësuar mënyrën tonë të të menduarit, se çfarë do të thotë të jesh një njeri i disiplinuar dhe tejet i guximshëm përballë vështirësive të mëdha. Nuk është e pazakontë që njerëzit të mos dinë shumë për Spartën, por ata dinë gjithsesi mjaftueshëm mbi forcën e saj ushtarake dhe mënyrat mizore të stërvitjes.

Ka disa teza se si Sparta u bë një entitet, dhe madje një shtet i organizuar. Por fokusi ynë këtu, do të jetë se si popullsia mund të ketë ndikuar te rënia e saj. Vdekja e Leonidhës, mbretit të Spartë si një hero ndodhi rreth vitit 480 Para Krishtit gjatë luftërave greko-persiane.

Shumë burime dallojnë midis tyre në lidhje me numrin e saktë të popullsisë së Spartës.

Disa vlerësime e vendosin numrin e burrave diku midis 8.000, sipas vlerësimit më pak konservator, dhe 12.000 sipas vlerësimit më konservator në fillim të shekullit V.

Kur përfundoi ai shekull, numri kishte rënë disa herë, në diku rreth 2000 burra. Problemet që e mundonin Spartën ishin çuditërisht të ngjashme me ato të sotmet. Lufta, e kombinuar me fatkeqësitë natyrore dhe pabarazinë ekonomike në rajon, çoi në një rënie të mprehtë të kapacitetit ekonomik të Spartës, dhe të aftësisë për të mbajtur një ndikim me peshë.

Në kohën kur Roma u bë e njohur në mbarë botën e lashtë, për pasurinë dhe prestigjin e pakrahasueshëm, Sparta nuk ishte gjë tjetër veçse një atraksion turistik për vizitorët, që mrekulloheshin nga epoka e dikurshme e lavdisë.

Afrika

Kontinenti afrikan nuk është i huaj për dukurinë e shpopullimit, dhe shpeshherë efektet e tij nënvlerësohen, pasi ato kontribuojnë kryesisht në shumicën e problemeve që e kanë pllakosur kontinentin në të kaluarën. Skllavëria dhe lufta, luajtën një rol të madh në kufizimin e potencialit ekonomik të Afrikës, dhe për këtë mjafton të kihet parasysh numri i madh i njerëzve që u skllavëruan ose u vranë gjatë kësaj kohe.

Tregtia më famëkeqe ishte ajo e skllevërve, e cila ka lënë plagë të dukshme në të dy anët e oqeanit. Pikërisht gjatë kësaj kohe vdiqën miliona njerëz, për shkak të kushteve çnjerëzore. Në anën lindore të kontinentit, ndodhi një tregti e skllevërve po aq e tmerrshme, por shpesh e nënvlerësuar, e cila pati pasoja të cilat ishin po aq të gjera dhe dëmtuese sa ato të tregtisë së skllevërve.

Efekti i drejtpërdrejtë, ishte se të gjitha rajonet u nxitën të përfshiheshin në gjuetinë e skllevërve, gjë që çoi menjëherë në shpopullimin e shumë vendeve. Ato duar që do të ishin përdorur për të ruajtur sistemet bujqësore në ato rajone dhe aktivitetet ekonomike prodhuese, u lidhën dhe u dërguan për të bërë të njëjtën gjë në vende të largëta.

Rajonet që mburreshin qytetërimin dhe pasurinë përrallore, u reduktuan në vende të shkreta. Dy shembujt e mësipërm, janë pjesë e shumë shembujve të tjerë, që tregojnë vështirësinë e rikthimit të tendencës së popullsisë dhe efektet e tyre.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga