LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çfarë janë Tornadot?

23 Korrik 2022, 13:55, Blog CNA

Çfarë janë Tornadot?

Tornadot janë vorbulla të fuqishme ere, që shtrihen nga sipërfaqja e Tokës deri në bazën e reve që shkaktojnë stuhitë. Zakonisht, ato kanë një diametër rreth 100 metra, dhe udhëtojnë mesatarisht rreth 5 kilometra, përpara se të shpërndahen.

Tornadot formohen nga mezo-ciklonet, që janë rajone me ajër në rrotullim të shpejtë, të cilat lëvizin brenda reve të stuhive. Ajri i ftohtë dhe i thatë, mund të mbështillet rreth këtyre mezo-cikloneve, duke krijuar një kontrast të fortë të temperaturës që e intensifikon rrotullimin, e ul presionin në qendër, dhe e shtrin vorbullën në tokë.

Çfarë janë Tornadot?

Kështu lind një Tornado. Duke qenë se tornadot përbëhen nga ajri, ato janë të padukshme për syrin e lirë, përveç nëse transportojnë ndonjë material tjetër, si uji i kondensuar në formën e avullit të ujit, pluhurit apo mbeturinave më të mëdha. Prandaj marrin shpesh një pamje të errët.

Agjencitë meteorologjike në mbarë botën, përfshijnë dukuri të ndryshme në klasifikimin që i bëjnë Tornadove. Për shembull, flukse ujore intensive, të cilat formohen mbi ujë nga një mezo-ciklon, klasifikohen zyrtarisht si një tornado vetëm nëse zbresin në Tokë.

Një nëngrup jashtëzakonisht i rrallë i tyre, formohet në rajonet me borë. Po ashtu, ekzistojnë një sërë vorbullash të tjera që janë ngjashme me Tornadot. Për shembull, “djajtë e pluhurit” apo “djajtë e zjarrit”. E para është një vorbull e vogël e përbërë nga pluhuri, dhe që mund të formohet nga prurjet e mëdha, pa pasur nevojë për re stuhish.

I dyti është një zjarr i vogël me vorbull, i formuar shpesh gjatë zjarreve të mëdha në pyje. Ndërsa këto fenomene u ngjajnë shumë Tornadove, përgjithësisht nuk konsiderohen si të tilla, pasi formimi i tyre është shumë i ndryshëm, dhe vetë vorbulla zakonisht nuk shtrihet nga sipërfaqja e Tokës në bazën e një reje.

Çfarë janë Tornadot?

Tornadot mund të ndodhin në çdo kohë të vitit, nëse kushtet janë të favorshme. Gjithsesi, ato janë shumë më të zakonshme gjatë sezonit të stuhive. Për shumicën e vendeve me gjerësi gjeografike të mesme, ato ndodhin më shpesh pranverë ose vjeshtë, për shkak se sistemet ballore tropikale dhe polare takohen në këto stinë kalimtare, duke shkaktuar stuhi të fuqishme.

Por edhe brenda një kontinenti, ka ndryshueshmëri se cilët janë muajt më aktivë. Për shembull, në SHBA, aktiviteti i rrezikshëm i Tornadove në jug arrin kulmin rreth marsit ose prillit. Ndërsa në veri, aktiviteti kulmon rreth qershorit ose korrikut.

Në Azinë Jugore, ato ndodhin në muajt e tranzicionit, por një rol luajnë edhe stinët më të lagështa të musoneve, të cilat zgjasin nga marsi në maj. Tornadot duket sikur janë më tipike në SHBA. Në fakt ndodhin shpesh edhe në Argjentinë, Brazil, si dhe në pjesë të Evropës, Afrikës së Jugut, Australisë, Zelandës së Re dhe Azisë Jugore dhe Lindore.

Çfarë janë Tornadot?

Madje vendi me densitetin më të lartë të Tornadove për sipërfaqen që ka, është Britania e Madhe, ku ndodhin rreth 30 Tornado çdo vit. Viktimat gjatë një Tornadoje ndodhin më shpesh nga shembja e vendstrehimeve, apo nga mbeturinat e godinave që kthehen në “predha” vdekjeprurëse.

Ndërsa në SHBA ndodhin Tornadot më të fortë, ato më vdekjeprurëse ndodhin në Bangladesh, për shkak të infrastrukturës së dobët. Sasia e shkatërrimit varet nga forca e Tornados, e cila matet në shkallën Fujita (F).

Tornadot më të dobët, të quajtur tornadot F0, kanë erëra maksimale rreth 113 km/h, dhe nuk janë aq të fortë sa të shkaktojnë ndonjë dëm të madh në infrastrukturë. Gjithsesi, mund të shkulin pemë të vogla dhe t’i kthejnë objekte të vogla në “predha” të rrezikshme.

Çfarë janë Tornadot?

Ndaj ekspertët këshillojnë të përpiqeni të qëndroni brenda godinave të forta dhe larg dritareve. Në anën tjetër të shkallës, tornadot e shkallës F5 janë shumë më shkatërruese./ Science Focus-Përkthyer dhe përshtatur në Shqip nga CNA.al

Lajmet e fundit nga