
Si po përgatitet Europa ta përballojë pa gazin rus dimrin që po vjen
“Në Gjermani po vihet në rrezik paqja sociale!”- deklaroi ...
Bashkëthemeluesja e kriptovalutës së rreme “Onecoin” akuzohet për mashtrim të investitorëve në mbarë botën me dëm disa miliarda dollarë. E njohur si “Mbretëresha e Kriptos”, Ignatova është në kërkim ndërkombëtar nga FBI-ja.
Së fundi, Ruja Ignatova, u përfshi në listën e 10 personave më të rëndësishëm, të shpallur në kërkim nga Byroja Federale e Hetimit (FBI) në SHBA. Për gjetjen e saj është vendosur edhe shpërblimi prej 100.000 dollarësh.
"Mbretëresha e Kriptos” akuzohet se me anë të mashtrimit ka mundur t'u zhvasë miliarda dollarë investuesve mendjelehtë në të gjithë botën. Sipas FBI-së, "ajo kërkohet për pjesëmarrje në një skemë shumë të përhapur mashtrimi, nëpërmjet kriptovalutës së rreme.
Muajin e kaluar, 42-vjeçarja u përfshi gjithashtu edhe në listën e personave më të kërkuar nga Europol, agjencisë europiane të zbatimit të ligjit. Por emri i saj nuk gjendet më në këtë listë dhe nuk është ende e qartë se pse dhe kur është fshirë emri i saj.
Kush është Ruja Ignatova?
Nënshtetase gjermane që jetonte në Bullgari, Ignatova nxori për herë të parë në treg kompaninë "OneCoin”, në vitin 2014, gjoja me synimin për të zëvendësuar bitcoin si monedhën kryesore virtuale në botë. Kjo kompani veproi në të gjithë globin dhe në fund të vitit 2016 pretendonte se kishte më shumë se 3 milionë anëtarë.
Por në ndryshim nga bitcoin dhe valutat e tjera digjitale, "OneCoin” nuk u mbështet nga ndonjë rrjet teknologjik publik, i sigurtë dhe i decentralizuar.
Sipas FBI-së, kompania bullgare "OneCoin Ltd” pretendonte se zotëronte një rrjet privat të vetin. Kriptovaluta e rreme e saj nuk kishte vlerë reale dhe me të nuk mund të blihej asgjë. Autoritetet amerikane e konsiderojnë atë një nga skemat më të mëdha piramidale në mbarë historinë dhe kanë arritur në përfundimin se Ignatova ishte "truri” i të gjithë kësaj skeme mashtrimi.
Hetimet amerikane vërtetuan se kjo skemë funksiononte si një skemë Ponzi dhe si një rrjet i marketingut shumëplanësh, ku investitorët e hershëm inkurajohen të rekrutojnë të tjerët dhe më pas paguhen nga faturat e investitorëve të mëvonshëm.
Çfarë dihet për vendndodhjen e saj?
Ignatova nuk u pa më në qarkullim, pasi në vitin 2017 ajo dyshoi se FBI kishte nisur hetimet ndaj "OneCoin”. "Hetuesit kanë bindjen se Ignatova u zpraps kur kuptoi se ishte nën mbikqyrjen amerikane dhe të autoriteteve të tjera ndërkombëtare ligjzbatuese” – tha FBI. "Ajo udhëtoi nga Sofja e Bullgarisë në drejtim të Athinës në Greqi, me datë 25 tetor 2017. Që atëherë, nuk dihet më asgjë për të”.
Në vitin 2019, Shtetet e Bashkuara e vunë nën akuzë për mashtrim kompjuterik, pastrim parash dhe mashtrim përmes letrave me vlerë.
Ky subjekt bëri që "BBC" të prodhonte një podcast të suksesshëm me titullin: "Mbretëresha e arratisur e kriptos”.
Kush tjetër është i përfshirë në skemë?
Shumë nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ignatovas, përfshirë bashkëthemeluesin e "OneCoin”, Sebastian Greenwood, kanë rënë në pranga. Greenwood u kap në Tajlandë në vitin 2018 dhe më pas u ekstradua në SHBA, ku është ende në pritje të nisjes së procesit gjyqësor. Vëllai më i vogël i Igantovas, Konstantin Ignatov, u arrestua në mars të vitit 2019 në Los Anxhelos, si bashkëpunëtor në mashtrim. Ai u deklarua fajtor për mashtrim dhe pastrim parash.
Mark Scott, ish-avokat i kompanisë, u dënua në nëntor 2019, si pjesë e këtij grupi kriminal. Ai u akuzua për pastrim parash që kapte vlerën e 400 milionë dollarëve, duke përdorur një rrjet me kompani dhe llogari bankare offshore, si dhe fonde investimesh.
David Pike, një tjetër i akuzuar, u shpall fajtor vetëm për mashtrim bankar. Në marsin e këtij viti ai u dënua me dy vite shërbim prove./DW
“Në Gjermani po vihet në rrezik paqja sociale!”- deklaroi ...
Debati publik dhe parlamentar rreth mbrojtjes evropian...
Përgjatë gjithë historisë ka pasur njerëz shumë të pas...
Valët e të nxehtit po shtohen gjithnjë e më shumë për ...
Ka një thënie të famshme, sipas së cilës asnjë plan ushtar...
Në rastin e një lufte bërthamore, Zvicra do të ishte v...
Bashkimi Europian dhe SHBA-ja e akuzojnë Rusinë se me ...
Në mbarë botën llogaritet të ketë rreth 1500 vullkane ...
Pse të mos e përjashtojmë Turqinë nga NATO? Duket si n...
Kryeqyteti i Francës, Parisi, është i mbushur me histori. ...
Ndërsa bota kishte filluar të rimëkëmbej nga njëra prej kr...
Politikanët jetojnë më gjatë sesa popullata në përgjit...
Rrëzimi nga pushteti i kryeministrit britanik Boris Xhonso...
Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi në përgjithësi, po e sht...
Një “bateri uji” e aftë të ruajë një sasi energji elektrik...
Secili prej tyre njihet për kontributin e tij në histori, ...
Në marsin e vitit 1990, “New Yorker” botoi një karikatu...
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia po shkakton një uri me p...
Josif Stalini është një nga udhëheqësit më të ligj në hist...
“The Indipendent” Më shumë shpesh sesa jo, gjëja e rë...
Jetmiri është 22 vjeç dhe është tetraplegjik. Për të kujde...
Elida Shkreli tregon për emisionin investigativ “Stop” në ...
Shitja e fëmijëve,duket se është kthyer në një “biznes” fi...
Në tetor të vitit 2022, një çift të moshaurish janë konfli...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Unazë të Re, në rrug...
Goditen 2 raste të modeklarimit të të hollave, në hyrje dh...
Pelluzohet nga detyra një efektiv policie në Elbasan, ...
Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një shtetas i s...
Ditët në vijim pritet që të ketë ulje të temperaturave...
Vendi ynë do të përfshihet nga masat ajore të qëndrueshme ...
Rezervati natyror “Wicken Fen” në Angli, me një sipërfaqe ...
Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet ...
Shefi i misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligj...
Numri i viktimave në Turqi dhe Siri ka shkuar në të pa...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të hënën se ai pr...
FBI-ja arrestoi dy persona, duke përfshirë udhëheqësin e n...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Sot me 6 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.9 lekë...
Sot me 5 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.8 lekë...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të karburan...
E shtuna nuk ka sjellë asnjë ndryshim në këmbimin e monedh...