
Strategjia e Perëndimit mbi Ukrainën rrezikon të dështojë
Ka një thënie të famshme, sipas së cilës asnjë plan ushtar...
Valët e të nxehtit po shtohen gjithnjë e më shumë për shkak të ndryshimeve klimatike. Ato po zgjasin më shumë, po bëhen më të shpeshta, dhe shumë më ekstreme. Një pyetje që po bëjnë sot shumë njerëz është: "Çfarë temperature cilësohet shumë e lartë për aktivitetin normal e të përditshëm të njerëzve?
Përgjigjja shtrihet përtej temperaturës që mund shihni në një termometër. Një faktor me rëndësi është niveli i lagështisë së ajrit. Një studim i fundit, tregon se kombinimi i të dyjave, mund të bëhet i rrezikshëm më shpejt nga sa e besonin më herët shkencëtarët. Shkencëtarët janë shumë të alarmuar nga frekuenca në rritje e të nxehtit ekstrem, të shoqëruar me një nivel të lartë lagështie.
Gjatë valëve të të nxehtit që prekën Azinë Jugore në muajt maj dhe qershor të këtij viti, qyteti Jakobabad në Pakistan regjistroi një temperaturë maksimale prej 33.6 gradë Celcius me 100 për qind lagështi, ndërsa Nju Delhi në Indi e kaloi atë, duke shkuar shumë pranë kufirit të sipërm të përshtatshmërisë njerëzore ndaj nxehtësisë së shoqëruar me një lagështi të madhe.
Njerëzit përmendin shpesh një studim të botuar në 2010, që vlerësonte se një temperaturë prej 35 gradë Celcius me një nivel lagështie 100 për qind, ose një temperaturë 46 gradë Celcius me 50 për qind lagështi, është kufiri i sipërm i sigurisë, përtej të cilit trupi nuk mund të ftohet më duke e avulluar djersën nga sipërfaqja e trupit, për të mbajtur një temperaturë të qëndrueshme të trupit.
Dhe kohët e fundit ky kufi u testua te njerëzit në mjedise laboratorike. Rezultatet e këtyre testeve, zbulojnë një arsye edhe më të madhe për të qenë të shqetësuar. Për t’iu përgjigjur pyetjes “Sa nxehtë është tepër për trupin e njeriut?”, disa burra dhe gra në moshë të re dhe të shëndetshëm u ftuan në Laboratorin Noll në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë, për t’iu nënshtruar testi të nxehtësisë nën një mjedis të kontrolluar.
Secili nga pjesëmarrësit gëlltiti një pilulë të vogël telemetrie, që monitoronte temperaturën e thellë të trupit apo bërthamës. Më pas u futën në një dhomë normale, duke lëvizur mjaftueshëm për të simuluar aktivitetet minimale të jetës së përditshme, si gatimi dhe ngrënia.
Studiuesit e rritën ngadalë ose temperaturën apo lagështinë në dhomë, dhe monitoruan se çfarë ndodh kur nisi të rritet temperatura e brendshme e subjektit. Kombinimi i temperaturës dhe lagështisë, ku nisi të rritet temperatura bazë e personit quhet “kufiri kritik mjedisor”.
Nën këto kufij, trupi është në gjendje të mbajë një temperaturë relativisht të qëndrueshme të bërthamës me kalimin e kohës. Mbi këta kufij, temperatura e bërthamës rritet vazhdimisht, dhe bashkë me të edhe rreziku i sëmundjeve të lidhura me ekspozimin e zgjatur ndaj nxehtësisë.
Kur trupi mbinxehet, zemra duhet të punojë më shumë për të garantuar qarkullimin e gjakut në lëkurë për ta shpërndarë nxehtësinë. Kur jeni duke djersitur, kjo zvogëlon lëngjet e trupit. Në rastin më të rëndë, ekspozimi i zgjatur në temperatura të larta mund të shkaktojë goditjen nga i nxehti, një problem kërcënues për jetën që kërkon ftohje të menjëhershme të trupit dhe një trajtim mjekësor të shpejtë.
Studimi në fjalë mbi burrat dhe gratë e shëndetshme, tregojnë se ky kufi i sipërm mjedisor është edhe më i ulët sesa 35 gradë që ishte teorizuar më herët. Shtimi i rritjes së prevalencës së sëmundjeve të zemrës, problemeve të frymëmarrjes dhe problemeve të tjera shëndetësore, si dhe medikamenteve të caktuara, mund t’i vendosë njerëzit edhe më shumë në rrezik.
Njerëzit mbi 65 vjeç, përbëjnë rreth 80-90 për qind të viktimave nga valët e të nxehtit. Ndaj ekspertët rekomandojnë qëndrim të mirëhidratuar, dhe kërkimin e ambienteve ku mund të freskoheni, qoftë edhe për periudha të shkurtra kohore.
Përkthyer dhe përshatur nga CNA.al
Ka një thënie të famshme, sipas së cilës asnjë plan ushtar...
Në rastin e një lufte bërthamore, Zvicra do të ishte v...
Bashkimi Europian dhe SHBA-ja e akuzojnë Rusinë se me ...
Në mbarë botën llogaritet të ketë rreth 1500 vullkane ...
Pse të mos e përjashtojmë Turqinë nga NATO? Duket si n...
Kryeqyteti i Francës, Parisi, është i mbushur me histori. ...
Ndërsa bota kishte filluar të rimëkëmbej nga njëra prej kr...
Politikanët jetojnë më gjatë sesa popullata në përgjit...
Rrëzimi nga pushteti i kryeministrit britanik Boris Xhonso...
Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi në përgjithësi, po e sht...
Një “bateri uji” e aftë të ruajë një sasi energji elektrik...
Secili prej tyre njihet për kontributin e tij në histori, ...
Në marsin e vitit 1990, “New Yorker” botoi një karikatu...
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia po shkakton një uri me p...
Josif Stalini është një nga udhëheqësit më të ligj në hist...
“The Indipendent” Më shumë shpesh sesa jo, gjëja e rë...
Njerëzit kanë përjetuar tashmë një epokë akullnajore, që k...
Për dekada, Vito Gjenoveze ishte praktikisht sinonim i vet...
Për dekada, Vito Gjenoveze ishte praktikisht sinonim i...
Samiti i Madridit dëshmoi një nivel të lartë solidarit...
“Stop” shkoi në fshatin Rrethë Buz në Njësinë Buz, bashkia...
Një qytetar nga Tirana tregon se vjehrra e tij mori një kr...
Rasti i mbrëmshëm i denoncuar në Fiks Fare ku dy prindër b...
Jetmiri është 22 vjeç dhe është tetraplegjik. Për të kujde...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Një çantë e dyshimtë është gjetur pranë një makine në ...
Përplasja e ndodhur ditën e sotme në kryeqytet ka rezu...
Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka reag...
Ilirian Muho, avokati i Alda Klosit, ka tentuar të rrëzojë...
Shqipëria vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore me or...
Ditët në vijim pritet që të ketë ulje të temperaturave...
Vendi ynë do të përfshihet nga masat ajore të qëndrueshme ...
Rezervati natyror “Wicken Fen” në Angli, me një sipërfaqe ...
Grevat e reja mbarëkombëtare në Francë ndërprenë transport...
Turqia nuk po gjen dot qetësi pas tërmetit tragjik që përf...
Ukraina ka publikuar disa pamje te rënda ku shihen disa us...
Më shumë se 5 mijë persona u vranë dhe mijëra të tjerë u p...
Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun Xhevahir Z...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Dollari amerikan ka pësuar një rritje të lehtë në tregun v...
Sot me 6 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.9 lekë...
Sot me 5 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.8 lekë...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të karburan...