LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush e shpiku telegrafin?/ Historia e pajisjes revolucionare që e ndryshoi përgjithmonë komunikimin midis njerëzve

17 Korrik 2022, 10:49, Blog Marco Margaritoff

Kush e shpiku telegrafin?/ Historia e pajisjes revolucionare që e ndryshoi

Kur në vitin 1844 u dërgua me sukses mesazhi i parë telegrafik, kalimtarët kureshtarë u tronditën nga ajo që panë. Praktikisht, ajo pajisje e kishte revolucionarizuar brenda natës komunikimin në distanca të gjata. Në vitin 1832, artisti amerikan Samuel Mors ishte i pari që pati idenë e ndërtimit të një telegrafi elektrik.

Ai hartoi një kod me emrin e tij, që shërbeu si një gjuhë për komunikim. Kodi Mors, caktoi një seri pikash dhe vizash për secilën shkronjë të alfabetit, të cilat më pas u transmetuan si sinjale elektrike nga njëra pajisje tek tjetra, përmes telave prej hekuri për t’u deshifruar në skajin tjetër.

Edhe pse Mors e shpiku vetë pajisjen, piktori u bazua mbi arritjen e bashkëkohësve të njohur. Ai i habiti kongresmenët më 24 majin e vitit 1844, kur përcolli telegramin e parë zyrtar nga Uashingtoni në Baltimor: “Çfarë ka bërë Zoti?”

Deri në atë moment, pakkush e kishte konsideruar energjinë elektrike si një mjet komunikimi, dhe shpikja e telefonit ishte ende disa dekada larg. Në fakt shpikja e telegrafit, nisi disa vite përpara se Mors të zhvillonte kodin e tij.

Në lashtësi njerëzit nuk kishin nevojë për të ndërvepruar në distanca të gjata. Fiset ishin kryesisht të izoluara, dhe komunikonin vetëm midis njëri-tjetrit. Por me evoluimin e qytetërimeve, u rrit nevoja për komunikim në distanca të gjata.

Nga Kina e Lashtë, në Egjipt dhe Greqi, shumë kultura e kuptuan se tymi në vetvete nuk mund të shërbente më si një metodë komunikimi. Kjo qasje ishte e padobishme për shkak të ndryshimeve të paqëndrueshme të motit. Gjithsesi Klod dhe Injac Shape u bazuan tek këto metoda të lashta për të shpikur semaforin në vitin 1791.

Kullat në majë të kodrave me drita të lëvizshme, prodhonin sinjale vizuale që vëzhguesit t’i deshifronin. Atyre u duhej të udhëtonin fizikisht në një semafor tjetër për të transmetuar mesazhin e përkthyer. Hapi më i madh ndodhi kur anglezi Xhorxh Marrej ndërtoi në 1795 një telegraf që transmetonte disa shkronja midis pajisjeve duke hapur ose mbyllur ekranin e tyre.

Në vitin 1800, fizikani italian Alesandro Volta shpiku baterinë. Dhe kur danezi Hans Orsted zbuloi në vitin 1820 një lidhje midis elektricitetit dhe magnetizmit, gjithçka ndryshoi. Teksa SHBA kishte një territor të gjerë, njerëzit nisën të kërkonin mënyra të reja për të komunikuar në distanca të gjata.

Kush e shpiku telegrafin?/ Historia e pajisjes revolucionare që e ndryshoi

Kongresi shpalli një garë në shkurtin e vitit 1837. Një propozim e ndryshoi botën. Çdo sugjerim i ardhur bazohej në thelb tek semaforët vizualë. Ndërsa Samuel Mors e kishte kaluar deri në atë moment kohën si një artist që bënte portrete dhe si mësues pikture, që nga viti 1832 kishte punuar edhe me një makinë “telegrafi elektromagnetik”.

Kur qeveria amerikane shpalli garën, ai fitoi një patentë paraprake, dhe filloi punën.

Mors kishte lindur më 27 prill 1791 në Boston. Edhe pse ishte kryesisht i interesuar tek piktura, babai i tij pastor e dërgoi në Kolegjin e Jeilit për t’u bërë një qytetar i mirëfilltë.

Pasi u diplomua në 1810, Mors udhëtoi në Evropë për të studiuar artet. Gjatë një udhëtimi nëpër Amerikë në vitin 1832, atij i bëri shumë përshtypje koncepti i përdorimit të energjisë elektrike për të transmetuar më shumë sesa tensionin.

Shkencëtari anglez Majkëll Faradei kishte treguar kohët e fundit, se energjia elektrike mund të rregullohej përmes sasisë dhe intensitetit. Ai kishte shpikur elektromagnetin. Mors nisi të mendonte nëse mesazhet mund të transmetoheshin me kod përmes një teli. Por duke pasur njohuri të pakta mbi këtë temë, ai iu drejtua për ndihmë profesorit të kimisë Leonard D.Geil në Universitetin e Nju Jorkut.

Kush e shpiku telegrafin?/ Historia e pajisjes revolucionare që e ndryshoi

Geil i tregoi Morsit se si të rriste fuqinë e një sinjali elektrik, në mënyrë që ta transmetonte atë në distanca të gjata. Më pas Mors i kërkoi teknikut Alfred Veil ta ndihmonte në ndërtimin e pajisjes. Makineria e parë telegrafike ishte shumë e thjeshtë.

Ajo kishte shufra metalike të gjata dhe të shkurtra, që përfaqësonin kodin e sapo-zhvilluar të Mors, dhe një operator shtypte një buton të lidhur me një bateri për të dërguar pikat dhe vizat përkatëse përmes një teli. Ndërkohë marrësi i sinjalit, kishte një elektromagnet të lidhur me një majë shkruese, e cila prodhonte një mesazh të përkthyer.

Kur Mors aplikoi për financim për pajisjen e tij deri në dhjetor 1837 dhe e demonstroi atë në Nju Jorkut dhe Uashington në vitin 1838, Paniku Ekonomik i 1837 i stepi investitorët. Por kur kriza mbaroi në vitin 1843, Morse i kërkoi me sukses Kongresit 30.000 dollarë për të ndërtuar një linjë telegrafike nga Uashingtoni në Baltimora.

E përfunduar në 1844, linja e pasigurt lidhte Dhomën e Gjykatës së Lartë në Kapitol Hill me një stacion hekurudhor në Baltimora. Atje Samusl Mors dërgoi mesazhin e parë zyrtar telegrafik. Shpikja e telegrafit përshpejtoi revolucionin.

Kapitol Hill dërgoi zhvillimet e ditës tek gazeta “Patriot” e Baltimores. Në vtin 1853, presidenti Frenklin Pirs miratoi planet për ngritjen e zyrës së parë telegrafike në Dhomën e Përfaqësuesve. Në vitin 1861, “Western Union Telegraph Company” përfundoi ndërtimin e linjës së parë telegrafike trans-kontinentale.

Dhe në vitin 1866, u vendos kablloja e parë telegrafike përtej Oqeanit Atlantik. Kjo formë moderne e komunikimit në distanca të gjata u përhap në të gjithë Evropën brenda një shekulli, me 40 linja atlantike që u vendosën deri në vitin 1940.

Telegrafi ndryshoi gjithçka. Miliona njerëz mësuan për luftërat, fatkeqësitë, vdekjet dhe historitë e triumfit. Lajmet nuk mbështeteshin më tek kuajt apo karrocat. Kjo teknologji lejoi qarkullimin e parave anembanë globit. Në këtë kuptim, ne i jemi ende sot e kësaj dite mirënjohës kësaj shpikjeje./ allthatsinteresting-Përshtatur në shqip nga CNA.al

Lajmet e fundit nga