Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...

Politika e presidentit Xho Bajden në lidhje me konfliktin Rusi-Ukrainë, ka qenë një katastrofë e vërtetë. Forcat ruse po shkatërrojnë prej 5 muajsh Ukrainën, ndërsa Bajden vazhdon të firmosë çeqe për presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, pa një fund në horizont.
Ja cilat janë 5 dështimet kryesore të Bajdenit në Ukrainë, të cilat mund të kenë pasoja shkatërruese afatgjata për SHBA-në, lëre më pastaj për vetë Ukrainën. Së pari, administrata Bajden ka dështuar jo vetëm në frenimin e Putinit, por veprimet e saj i inkurajuan forcat ruse që përpara se të nisnin sulmin e tyre në Ukrainë.
Putini ishte në gjendje të mobilizonte një forcë prej 190.000 trupash, të cilat gati e rrethuan Ukrainën. Kjo ndodhi përgjatë shumë javëve dhe muajve, teksa diplomatët amerikanë negociuan me naivitet me rusët në Europë mbi “garancitë e sigurisë”, për të cilat që të dyja palët e dinin se ishin të paarritshme.
Ndërsa armatimet e rënda ruse po pozicionoheshin në kufi me Ukrainën, dhe po ngriheshin spitalet fushore, zyrtarët e inteligjencës dhe sigurisë së presidenti Bajden thanë se nuk e kishin idenë se “cili ishte synimi i Rusisë”, dhe “nëse presidenti Putin ka vendosur të pushtojë Ukrainën”.

Logjika duhet t’u kishte thënë atyre, se njerëzit e Putinit nuk kishin shkuar në kufi vetëm për të pirë vodka apo për të ngrënë pula. Ky mohim i asaj që ishte më se e dukshmes më kujton përpjekjet e mia, si ish-oficere për Doktrinën dhe Strategjinë Ruse, për të bindur zyrtarët në administratën Obama-Bajden, se Putini ishte serioz në synimin e tij për të ndryshuar rezultatin e Luftës së Ftohtë.
Pavarësisht se të dhënat e inteligjencës ishin më se të paqarta në lidhje me planet e Putinit për të përçarë NATO-n, dhe për të rivendosur kontrollin mbi ish-shtetet satelite të Bashkimit Sovjetik, përfshirë Ukrainën, burokratët e Uashingtonit dolën me çdo lloj justifikimi të mundshëm, se pse Putini nuk do të bënte atë që po e deklaronte hapur se do ta bënte.
PBB-ja e Rusisë është sa ajo e Italisë, dhe Rusia është një “pikë karburanti” pa aftësi ekonomike për të mbështetur operacionet ushtarake në shkallë të gjerë, ishin llojet e justifikimeve që dëgjoja shpesh nga burokratët e administratës Obama-Bajden.
Së dyti, Bajden i dha Putinit dritën jeshile për të sulmuar Ukrainën, duke deklaruar në janar të këtij viti se një “inkursion i vogël”, nuk do të provokonte një përgjigje të madhe të SHBA-së, dhe duke përjashtuar në shkurt mundësinë që Shtetet e Bashkuara të vendosin trupa në terren për ta ndihmuar Ukrainën të luftojë ndaj rusëve.
Në maj, ndërsa forcat e Putinit po bombardonin objektivat civile dhe po kryenin mizori të tmerrshme, Bajden shkroi një artikull në "New York Times" me titull “Çfarë do të bëjë dhe nuk do të bëjë Amerika në Ukrainë”, duke ia treguar Putinit saktësisht të gjitha synimet e SHBA-së.
Bindja e Putinit se amerikanët nuk janë të gatshëm të luftojnë, dhe se nuk do të dërgojnë trupa në Ukrainë, madje as për të shpëtuar qytetarët amerikanë atje, zhduku të vetmin faktor frike, që mund të kishte ndikuar në përllogaritjet që i paraprinë vendimit të Putinit për të pushtuar Ukrainën.
Nëse Moska i frikësohet diçkaje, ajo është fuqia e plotë e forcës luftarake amerikane, e cila ka një epërsi të dukshme në armë konvencionale ndaj rusëve. Unë besoj se përfshirja në një luftë direkte me Rusinë në emër të Ukrainës, do të kishte pasoja katastrofike për vendin tonë, madje mund ta nxiste Putinin të përdorte armët bërthamore në Europë.

Por duke i thënë Putinit paraprakisht, se ai nuk duhet të ketë frikë nga zemërimi i ushtrisë amerikane, kjo e inkurajoi atë. Ruajtja e paqartësisë strategjike, dhe detyrimi i kundërshtarit për të hamendësuar vazhdimisht se cila do të jetë lëvizja juaj e ardhshme, është parimi themelor i strategjisë së parandalimit.
Së treti, Bajden i dha një avantazh Putinit në luftën e kufizuar bërthamore, me të cilën Putini ka kërcënuar gjatë gjithë konfliktit Rusi-Ukrainë. Në mars, Bajden anuloi programin e raketave bërthamore të lëshuara nga deti - duke përmbysur planet e autorizuara të Trumpit - për zhvillimin e një bombe bërthamore me rendiment të ulët, që mund të lëshohej nga nëndetëset.
Armët bërthamore me rendiment të ulët, mbështesin doktrinën ruse të “përshkallëzimit në depërshkallëzim”, e cila parashikon shpërthimin e një bombe të tillë, për ta detyruar kundërshtarin të dorëzohet. Pasja e kësaj aftësie nga Putini, është arsyeja kryesore pse Uashingtoni i frikësohet luftës ballore me Rusinë.
Së katërti, politikat energjetike dhe të ekonomisë “së gjelbër” të Bajdenit, ndihmojnë në financimin e makinerisë së luftës së Putinit. Një milion fuçi naftë në ditë janë nxjerrë nga tregu global, si rezultat i veprimeve të ndryshme të gabuara të Bajdenit dhe aleatëve tanë.
Kjo solli rritjen e çmimeve, nga e cila po përfiton shumë Rusia. Sanksionet e paprecedenta ekonomike të vendosura ndaj Rusisë, nuk e kanë ndalur sjelljen e Putinit. Madje, kanë shkaktuar një bumerang kundër Perëndimit.
Europianët u druhen skenarëve më të këqij, teksa Gjermania ka nisur racionimin e energjisë, pasi Putini do të reduktojë thuajse me siguri furnizimet me gaz për Europën, për ta detyruar Perëndimin t’i heqë sanksionet. Vendi ynë është në prag të recesionit, duke vuajtur nga inflacioni më i lartë në 4 dekadat fundit.
Kolapsi i mundshëm ekonomik i Gjermanisë, i paralajmëruar nga ministri i saj i ekonomisë, Robert Habek, do të ketë efekte në mbarë Europën. Planifikuesit e Bajdenit që përdorin stilin sovjetik të të menduarit, po mendojnë për vendosjen e kufizimeve mbi çmimet e naftës ruse në 40-60 dollarë për fuçi nga 100 dollarë aktualisht.

Por kjo vetëm sa do të rriste më tej çmimet globale të naftës, pasi do të ketë më pak naftë në treg. Nëse Putini redukton prodhimin e naftës në Rusi, JPMorgan parashikon një çmim stratosferik prej 380 dollarësh për fuçi.
Së fundi, ndihma e pakufizuar ushtarake e Bajdenit ndaj Ukrainës - pa asnjë mbikëqyrje, dhe pa kërkuar nga presidenti i Ukrainës Zelenski të vendosë synime realiste - po e zgjat luftën duke i pakësuar rezervat tona të armëve. Shtetet e Bashkuara kanë autorizuar tashmë 54 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Kievin.
Por asnjë sasi parash apo armatime nuk do të jetë e mjaftueshme që Ukraina të arrijë fitoren, siç përkufizohet nga Zelenski. Pasi ushtria ruse është disproporcionalisht më e fuqishme se ajo e Ukrainës. Ndërsa udhëheqësi ukrainas ka shfaqur një talent të jashtëzakonshëm për të mbledhur mbështetjen e të gjithë botës perëndimore, qëllimet e tij të deklaruara të luftës janë jorealiste.
Zelenski dëshiron të largojë plotësisht rusët, që tani kontrollojnë 20 për qind të Ukrainës, dhe ka refuzuar të negociojë me Putinin. Ndërkohë ky i fundit, ka shumë të ngjarë të jetë i gatshëm të vazhdojë më tej luftën pavarësisht kostove të mëdha për Moskën. Për më tepër, politikat e Bajdenit e kanë ndihmuar Putinin të thellojë lidhjet me kundërshtarët e SHBA-së si Irani, Kina dhe Koreja e Veriut, dhe tani edhe me aleatët tanë tradicionalë si Arabia Saudite.
Shënim: Rebekah Koffler, ish-zyrtare e shërbimit sekret amerikan, dhe autore e librit “Manuali i Putinit: Plani sekret i Rusisë për ta mposhtur Amerikën”.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Bashkimi Europian vazhdon të mbajë Shqipërinë, Bosnje Herc...
Kievi do të donte që dërgesat e armëve nga Perëndimi të is...
Arsyet që e nxitën Lëvizjen Pesë Yjet (M5S) të mos votonte...
Kur në vitin 1844 u dërgua me sukses mesazhi i parë telegr...
Nga Frank T.McAndrew “The Conversation” Pasi një 18-v...
Sot në Tokë jetojnë rreth 8 miliardë njerëz. Por plane...
“Depot e municioneve ruse janë ndoshta vendet më të pasigu...
Pas një pritjeje të gjatë, për Maqedoninë e Veriut po afro...
Ndërtimi i një zemre njerëzore nga e para në laborator...
Shumë udhëheqës janë vrarë përgjatë historisë për një sërë...
Mbreti është lakuriq. Publiku e di këtë, dhe më në fund ka...
Ndryshimet klimatike dhe temperaturat ekstreme, po shk...
Bashkëthemeluesja e kriptovalutës së rreme “Onecoin” akuzo...
“Në Gjermani po vihet në rrezik paqja sociale!”- deklaroi ...
Debati publik dhe parlamentar rreth mbrojtjes evropian...
Përgjatë gjithë historisë ka pasur njerëz shumë të pas...
Valët e të nxehtit po shtohen gjithnjë e më shumë për ...
Ka një thënie të famshme, sipas së cilës asnjë plan ushtar...
Në rastin e një lufte bërthamore, Zvicra do të ishte v...
Bashkimi Europian dhe SHBA-ja e akuzojnë Rusinë se me ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...