Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Kur misioni “Apollo 11” u ul në Hënë, ??dhe Neil Armstrong hodhi hapat e parë atje më 20 korrik 1969, kishte shumë gjëra rreth satelitit të vetëm natyror të Tokës, të cilat ne nuk i dinim. Sigurisht, zbarkimi në Hënë ndihmoi në shpjegimin e shumë çështjeve që mundonin shkencëtarët. Por nga ana tjetër, ai na njohu me disa fakte të çuditshme rreth Hënës.

Kur Neil Armstrong dhe Baz Aldrin shkelën në Hënë, ata nuk ishin të sigurt se në çfarë lloj terreni do të uleshin. Ishte një terren i pa eksploruar. Rezultoi se ai ishte i fortë si një shkëmb, dhe 2 astronautët mblodhën mostrat e shkëmbit të Hënës, por edhe pluhurit për t’i analizuar. Kur po ecnin mbi Hënë, pluhuri u ngjit pas kostumit të tyre, dhe i ndoqi brenda anijes kozmike. Kur hynë brenda modulit hënor, astronautët kuptuan se pluhur i Hënës kishte një erë të veçantë.
Ai lëshon një aromë të ngjashme me hirin e zjarrit apo ajrin pas shpërthimit të fishekzjarrëve. Vinte erë baruti të djegur. Mjerisht, shkencëtarët këtu në Tokë nuk patën kurrë mundësinë t’i merrnin erë pluhurit të Hënës, pasi kur mostrat u rikthyen në Tokë, nuk e bartin më aromën e tyre të veçantë.

Në daljen e tij publike, presidenti Xhon F.Kenedi i tha botës se SHBA do ta “eksploronte
këtë objekt qiellor, pasi ai bart njohuri të reja, të cilat na duhen pasi mund të përdoren për përparimin e gjithë njerëzimit”. Në realitet Kenedi nuk ishte i interesuar për hapësirën.
Disa biseda sekrete të regjistruara në mënyrë private, tregojnë se motivimi i tij ishte kryesisht mposhtja e Bashkimit Sovjetik në këtë garë.
Gara hapësinore u zhvillua gjatë Luftës së Ftohtë. Sovjetikët e kishin mundur tashmë SHBA-në duke arritur të parët në hapësirë. Ndaj Kenedi donte të gjente me çdo kusht një mënyrë, për të treguar se SHBA-ja mund t’i mposhte sovjetikët. Zëvendëspresidentit Lindon B. Xhonson kishte deklaruar më herët se “kontrolli i hapësirës, do të thotë kontroll i botës”. Ndaj ai i sugjeroi Kenedit të dërgonte i pari një amerikan në Hënë.

Trajnimi i astronautëve të “Apollo 11” nuk ishte i lehtë. NASA-s iu desh të përdorte një gamë të gjerë simulimesh, duke supozuar se si mund të ishte përvoja njerëzore në Hënë. Një nga praktikat më konkrete të trajnimit që kaluan astronautët, ishte ngritja dhe ulja e mjetit të trajnimit për zbarkimin në Hënë.
Një praktikë stërvitore më pak konkrete, ishte ecja në atmosferën e Hënës, që ka një gravitet më të vogël. Përpara se të ndërtohej objekti i parë i kërkimit me “zero gravitet” në vitin 1966, trajnimi i hershëm i kishte përshtatur astronautët të ecnin anash, pra të ecnin mbi mure të anuar vertikalisht.

Një grup aktivistësh u mblodhën jashtë Qendrës Hapësinore Kenedi për të protestuar kundër asaj ngjarjeje historike. Ata ishin me vete 2 mushka dhe një vagon druri, për të demonstruar kontrastin midis raketës, dhe atyre që nuk kishin mundësi as të mbushnin barkun me bukë.
Tomas O.Pejn, një administrator i NASA -s, bisedoi me protestuesit dhe me udhëheqësin e të drejtave civile, Ralf Abernati. Pak minuta më vonë, Pejn e bindi grupin të ndalonte protestën, dhe rezervoi për ta disa vende në tribunën VIP për të parë nisjen e raketës hapësinore.

Hëna ishte një e panjohur e madhe, dhe shkencëtarët nuk ishin të sigurt se çfarë lloj bakteresh ekzistonin në të, apo se çfarë do të sillnin astronautët në Tokë kur të riktheheshin. Çdo lloj sëmundje vdekjeprurëse e përhapur në hapësirë, ??mund të bartej në Tokë përmes kostumeve të astronautëve.
Për të parandaluar përhapjen e ndonjë mikrobi hapësinor, shkencëtarët hartuan një plan specifik. Kapsula e rikthimit u ul në Oqeanin Paqësor më 24 korrik 1969, dhe astronautët u transferuan në një karantinë të lëvizshme. Ata u detyruan të qëndronin atje për disa ditë, për të mos përhapur ndonjë bakter vdekjeprurës. Madje Armstrong e festoi atje ditëlindjen e tij të 39-të. Ata dolën nga aty vetëm më 10 gusht 1969./ Përshtatur nga CNA.al
“Shkopinjtë dhe gurët mund të më thyejnë kockat, por f...
Ndonëse bomba shpërtheu, Hitleri ishte ende gjallë. Ko...
Qeniet njerëzore janë krijesat më inteligjente në planet. ...
Kur politikanët flasin për arritjen e objektivit për zero ...
Europa është nën darën e një vale ekstreme të të nxehtit, ...
Marjus Musaku është arrestuar për mbajtjen peng të Ersida ...
A do të jetë Xho Bajden kandidati i demokratëve në zgjedhj...
Politika e Putinit në hapësirën post-sovjetike, bazohet te...
Ideja e shpirtit të njeriut që jeton në përjetësi ësht...
Lufta 8-vjeçare e Rusisë kundër Ukrainës, nuk ka gjasa...
Sanksionet e Perëndimit kundër Rusisë janë politika më e k...
Lufta e Rusisë në Ukrainë – e nisur më 24 shkurt – ka ...
Pak terma gjeopolitikë përdoren aq shpesh, teksa mungon një...
Në librin e saj të fundit “Të lirë: Të rritesh në fundin e...
Që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë, analistët dh...
Lufta e Rusisë në Ukrainë ka hyrë në muajin e gjashtë, me ...
9 maj, Moskë. Parada vjetore ushtarake e Ditës së Fitores ...
Mosbesimi ndaj shkencës, është një problem i madh. Sepse k...
Italia po ecën aktualisht drejt një të ardhmeje politike t...
Njerëzit më të pasur të Ukrainës, të njohur në vend si oli...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...