Strategjia e Rusisë për destabilizimin e Ballkanit po funksionon
Marrëdhënia e Rusisë me Serbinë, një shtet në zemër të Bal...

Nga Matthew Wilson “The Conversation”
Kur dikush përmend termin “republikë bananesh”, ai i referohen një vendi të vogël, të varfër, politikisht të paqëndrueshëm, dhe që është shumë i dobët për shkak të një mbështetjeje të tepruar tek kultura dhe financimet e huaja.
Ky termi lindi si një mënyrë për të përshkruar përvojat e shumë vendeve në Amerikën Qendrore, ekonomitë dhe politikat e të cilave dominoheshin nga kompanitë eksportuese të bananeve me bazë në SHBA në fillim të shekullit XX-të.
Pas kontrollit të FBI-së në fillim të këtij muaji në rezidencën e ish-presidentit Donald Trump, disa republikanë e krahasuan SHBA-në me një republikë bananesh. Dhe në vazhdën e sulmit të 6 janarit 2021 në Kapitol Hill, një mori postimesh në Twitter bënë të njëjtën gjë. Paqëndrueshmëria politike brenda SHBA-së ka pak të bëjë me frutat. Atëherë, pse përdoret ky term?
Përmbysja e demokracisë për të garantuar fluksin e parave
Në vitet 1880, kompania “Boston Fruit Company”, e cila më vonë u bë “United Fruit Company” dhe më pas “Chiquita”, filloi importimin e bananeve nga Xhamajka, teksa nisi një fushatë të suksesshme publicitare për t’i bërë ato popullore në SHBA.
Ndërsa kërkesa për banane u rrit, kompanitë e mëdha nënshkruan marrëveshje me qeveritë në të gjithë Amerikën Qendrore për të financuar projekte infrastrukturore në këmbim të tokës dhe politikave që do t’i lejonin ato të zgjeronin prodhimin.
Kultivuesit vareshin shpesh nga sundimi autoritar për të mbrojtur koncesionet e tokës, dhe për të shuar trazirat e shkaktuara nga punëtorët dhe sindikatat e tyre që mund të reduktonin fitimet e tyre. Ndonjëherë, ata do ta përmbysnin në mënyrë aktive demokracinë për të rikthyer ndikimin e tyre.
Për shembull kompania e frutave “Cuyamel”, mbështeti një grusht shteti në Honduras në vitin 1911, që e zëvendësoi presidentin e saj me dikë tjetër më shumë të lidhur me interesat e SHBA-së. Një shembull tjetër i njohur është komploti i orkestruar nga CIA në vitin 1954 në emër të “United Fruit Company” kundër presidentit të Guatemalës Jakobo Arbenz.
Ai grusht shteti i dha fund periudhës së parë të vërtetë të demokracisë që kishte njohur Guatemala. Marrëdhënia e ngushtë midis eksportuesve të bananeve dhe udhëheqësve represivë dhe të korruptuar, e minoi zhvillimin në rajon, thelloi pabarazinë, dhe i la vendet e Amerikës Qendrore të dobëta dhe të keq-qeverisura.
Një retorikë e ekzagjeruar?
Duke reaguar ndaj ngjarjeve që u shpalosën para dhe gjatë sulmit të 6 janarit në Kapitol, zyrtarë aktualë dhe ish-qeveritarë thanë se ato i ngjanin paqëndrueshmërisë së republikave të bananeve, që njiheshin për injorimin e rezultateve të zgjedhjeve dhe për përmbysjen e atyre rezultateve nëpërmjet grushteve të shtetit.
Kjo është pikërisht ajo çfarë ndodhi në Kosta Rika në vitin 1917. Kur politikanët amerikanë dhe analistët politikë e përdorin këtë term, ata shpesh përpiqen të krijojnë imazhe të korrupsionit, represionit dhe dështimeve për të ndalur abuzimet e ekzekutivit.
Ata i barazojnë zyrtarët e qeverisë me diktatorët e kapur nga interesat e huaja, të cilët vepruan pa u ndëshkuar për të qeverisur me forcë dhe për të persekutuar kundërshtarët e tyre. Një numër politikanësh republikanë e përdorën termin në përgjigje të bastisjes së FBI-së në rezidencën e Trumpit në Mar-a-Lago.
Por krahasimi nuk është i përshtatshëm. Është e vërtetë se ish-liderët kanë më shumë gjasa të hetohen dhe ndëshkohen nga kundërshtarët e tyre politikë në vendet me qeveri të forta por me sisteme gjyqësore të dobëta. Megjithatë, mbajtja përgjegjës e zyrtarëve të zgjedhur për veprimet e tyre dhe moslejimi i askujt që të jetë mbi ligjin, është në fakt karakteristik i një demokracie të shëndetshme./Pershtati ne shqip CNA.al
Marrëdhënia e Rusisë me Serbinë, një shtet në zemër të Bal...
Që të jesh diktator duhet të kesh një karakter të veçantë....
Mes Turqisë dhe Rusisë ka më shumë të përbashkëta sesa mun...
Shkrimtari Salman Rushdi ndodhet në spital me plagë të rën...
Nëse vazhdon trajektorja aktuale, miliarda dollarë në armë...
Të gjithë mund ta kemi gjetur veten në një situatë kur na ...
Një gotë verë në ditë e mban larg mjekun apo jo? Nga f...
Sot, nëse një prind e godet fëmijën me shpullë në pjesë të...
Deri më sot shumica e njerëzve ndeshen me robotë në faqet ...
Paraja nuk mund ta blejë lumturinë. Shumë nga ne e tho...
Kafeina është një stimulues i njohur. Por sipas një ekipi ...
Çarls Dikens Shkrimtari i njohur britanik me famë botër...
Mesfushori holandez, Frenki de Jong, është sulmuar nga tifoz...
Për 3 dekada, njerëzit janë bombarduar me informacione, që...
Në imagjinatën e përbashkët të njerëzve, kalimi nga energj...
Amfiteatri Flavian, i njohur në mbarë botën si Koloseu, mb...
Përgjatë historisë së saj, bota ka parë shumë figura me re...
Kur misioni “Apollo 11” u ul në Hënë, dhe Neil Armst...
“Shkopinjtë dhe gurët mund të më thyejnë kockat, por f...
Ndonëse bomba shpërtheu, Hitleri ishte ende gjallë. Ko...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...