Ç’punë kanë çunat e Albinit në protestat e Shqipërisë?
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...

Që të jesh diktator duhet të kesh një karakter të veçantë. Pasja e një “vullneti të paepur”, të qenit “kokëfortë” dhe “kërcënues”, janë që të gjitha tipare të përbashkëta që ndajnë sundimtarët e frikshëm. Por duket se edhe disa nga sundimtarët më të fuqishëm kanë një dobësi për diçka.
Nga akullorja te portretet nudo, ja cilat janë disa nga obsesionet e çuditshme të diktatorëve më të frikshëm që ka njohur historia.

Fidel Kastro
Sipas miqve të ngushtë dhe të besuarve të Fidel Kastros, revolucionari dhe ish-presidenti kuban ishte i fiksuar pas akulloreve! Madje ky fiksim ndikoi edhe te pjesa tjetër e vendit, teksa një pjesë të madhe e ekonomisë së Kubës nisi të mbështetej tek prodhimi i qumështit.
Kur presidenti Xhon F.Kenedi firmosi hyrjen në fuqi të një embargoje tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kubës, Kastro nuk kishte mundësi të konsumonte akulloren e tij të preferuar amerikane. Ndaj ai dërgoi enkas një zyrtar kuban në Kanada, që bleu plot 28 kontejnerë me akullore nga restorantet e kompanisë “Howard Johnson”.
Edhe gjithë ajo sasi e madhe nuk duhet të ketë ekzistuar për shumë kohë, duke pasur parasysh se Kastro e përfundonte drekën çdo ditë me 18 lugë akullore! Në këto kushte lideri komunist ndërmori një iniciativë të re që synonte rritjen e industrisë lokale të qumështit për të bërë akulloren më të mirë.
Por shumica e lopëve në Kubë në vitet 1960 nuk prodhonin qumësht. Ndaj qeveria e Kastros bleu mijëra lopë të racës Holstein nga Kanadaja, në një kohë që nisi një studim për të mbarështuar lopën qumështore me rendimentin më të lartë. Në vitin 1972, lopa e racës Ubre Blanca, një lopë hibride e racës Holstein, u cilësua si lopa qumështore me prodhimtarinë më të lartë në botë, me deri 110 litra në ditë.

Kim Jong-Il
Ish-udhëheqësi suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong-Il, babai i udhëheqësit aktual të Koresë së Veriut Kim Jong-Un, ishte i fiksuar pas ushqimit. Ndërsa shumë nga qytetarët e vendit të tij vuanin nga uria, Kim punësoi dhjetëra shërbëtorë për të renditur orizin që konsumonte, në mënyrë që çdo kokërr të kishte të njëjtën formë dhe ngjyrë.
Ish-kuzhinieri i Kim që gatuante sushi për të, ka deklaruar se ai kishte një kantinë me mbi 10.000 shishe verë. Po ashtu kënaqej duke konsumuar ushqime të veçanta, si supa me pendë peshkaqeni dhe iriqë deti. Ai dërgonte njerëz enkas në Pekin për të blerë hamburgerët e McDonald’s, ndërsa importoi nga Italia furra picash, teksa kuzhinierët e tij u trajnuan se si të bënin byrekët më të mirë.

Josif Stalin
Thuhet se ish-udhëheqësit të Rusisë Sovjetike i pëlqenin vizatimet nudo. Por nuk është ashtu si mendoni! Ai ishte më pak i interesuar te vizatimi në vetvete apo koleksioni i veprave të artit, dhe më shumë në shpërfytyrimin e veprave të të tjerëve. Një koleksion vizatimesh me komente dhe autografe të Stalinit u ekspozua në Moskë në vitin 2009, duke zbuluar të dhëna konfidenciale se çfarë mendonte Stalini për shokët e tij.
Një vizatim përmban një mbishkrim të shkruar me dorë:”Nëse nuk do të ishte inatosur edhe me erën, nëse nuk do të ishte i zemëruar, bastardi Radek do të ishte ende gjallë”. Historianët besojnë se Stalini po i referohej Karl Radek, ish-kreut të Kominternit - një organizatë ndërkombëtare komuniste - që supozohet se u vra në vitin 1939 nga policia sekrete e Stalinit. Komentet e tjera përmendin armiq të tjerë të Stalinit si teoricieni marksist Georgi Plehanov, ndërsa të tjera janë disa shaka pa kripë rreth lakuriqësisë.

Muamar Gadafi
Ish-diktatori ushtarak i Libisë, kishte një magjepsje të çuditshme pas Sekretares amerikane të Shtetit, Kondoliza Rajs. Vetë Rajs thotë se fiksimi i Gadafit ishte “i çuditshëm dhe paksa i frikshëm”. Në kujtimet e saj të botuara pak vite më parë, ajo kujton se kishte parë një video që Gadafi kishte krijuar me titull “Lulja e Zezë në Shtëpinë e Bardhë”, e kompletuar me një kolonë zanore origjinale.
Kur Rajs zhvilloi një vizitë diplomatike në Libi, thuhet se Gadafi e quajti me përkëdheli “Liza” dhe i dhuroi asaj një gjerdan, që përmbante një foto ku kishin dalë bashkë. Fiksimi i çuditshëm u konfirmua kur një grup rebelësh gjetën në pallatin e diktatorit një fletore shënimesh, që përmbante foto dhe copëza gazetash që flisnin mbi Kondoliza Rajs.

Adolf Hitler
Adolf Hitleri ishte një njeri me fiksime shumë të çuditshme. Nga dashuria për filmat e Disney, deri tek etiketimi si një koprofil (njeriu që eksitohet seksualisht nga jashtëqitjet njerëzore). Sipas një raporti të shërbimeve sekrete amerikane të vitit 1943, një nga argëtimet e tij të preferuara filloi që në moshë të re:ndjekja e shfaqjeve të operës.
Kur ishte 12-vjeç, Hitleri zbuloi muzikën e kompozitorit gjerman Rikard Vagner. Ai ishte aq i fiksuar saqë shpesh braktiste shkollën për të ndjekur shfaqjet e operës. Më vonë Hitleri shkroi se ishte “tërësisht i varur” nga ndjekja e kësaj shfaqjeje artistike. Ndërsa Vagner vdiq 15 vjet para ardhjes së Hitlerit në pushtet, ai u bë i famshëm në vitet 1930 falë përdorimit të muzikës së Vagnerit nga Hitleri në tubimet dhe fjalimet e tij.

Sadam Husein
Ish-presidenti autokrat i Irakut, Sadam Husein, i donte të gjitha gjërat ekstravagante. Por fiksimi i tij i vetëm ushqimor, kishte të bënte kryesisht me një produkt:Doritos! Sipas Gardës Kombëtare të Pensilvanisë, që ruante kompleksin e Huseinit pas pushtimit të vendit nga SHBA në vitin 2003, udhëheqësi i frikshëm mund të hante një qese të tërë me Doritos të përmasave familjare në më pak se 10 minuta. Supozohet se Sadami nuk hante asgjë tjetër, përveç një tasi drithëra dhe rrush të thatë./ Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Mes Turqisë dhe Rusisë ka më shumë të përbashkëta sesa mun...
Shkrimtari Salman Rushdi ndodhet në spital me plagë të rën...
Nëse vazhdon trajektorja aktuale, miliarda dollarë në armë...
Të gjithë mund ta kemi gjetur veten në një situatë kur na ...
Një gotë verë në ditë e mban larg mjekun apo jo? Nga f...
Sot, nëse një prind e godet fëmijën me shpullë në pjesë të...
Deri më sot shumica e njerëzve ndeshen me robotë në faqet ...
Paraja nuk mund ta blejë lumturinë. Shumë nga ne e tho...
Kafeina është një stimulues i njohur. Por sipas një ekipi ...
Çarls Dikens Shkrimtari i njohur britanik me famë botër...
Mesfushori holandez, Frenki de Jong, është sulmuar nga tifoz...
Për 3 dekada, njerëzit janë bombarduar me informacione, që...
Në imagjinatën e përbashkët të njerëzve, kalimi nga energj...
Amfiteatri Flavian, i njohur në mbarë botën si Koloseu, mb...
Përgjatë historisë së saj, bota ka parë shumë figura me re...
Kur misioni “Apollo 11” u ul në Hënë, dhe Neil Armst...
“Shkopinjtë dhe gurët mund të më thyejnë kockat, por f...
Ndonëse bomba shpërtheu, Hitleri ishte ende gjallë. Ko...
Qeniet njerëzore janë krijesat më inteligjente në planet. ...
Kur politikanët flasin për arritjen e objektivit për zero ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita shprehu pak ...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...