Vrasja e efektivit në Maliq/ Rama: Nderime përjetë dëshmorit, ndëshkim maksimal për autorin
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë lidhur...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë lidhur...

Javën e kaluar kanë ndodhur disa shpërthime në të paktën dy baza ruse në gadishullin e Krimesë, të cilën Rusia e pushtoi dhe aneksoi në vitin 2014, dhe që po e përdor aktualisht si bazë logjistike dhe ushtarake për pushtimin e pjesës tjetër të Ukrainës.
Deri më tani, qeveria ruse nuk e ka akuzuar drejtpërdrejt Ukrainën për shkaktimin e tyre.
Dhe për një nga ngjarjet më të fundit, ka folur me termin përgjithësues “sabotim”, pa specifikuar se nga kush është kryer. Por kjo deklaratë është interpretuar nga analistë të ndryshëm si një pranim nga ana e Moskës, se lufta po përhapet edhe në atë që Rusia e konsideron tashmë territorin e saj, dhe që deri më sot nuk ishte sulmuar nga ushtria ukrainase.
Nëse shpërthimet e ditëve të fundit do të jenë shkaktuar vërtetë nga sulmet e Ukrainës, ky do të ishte një evolucion shumë domethënës i luftës në vazhdim. Për momentin, për shpërthimet në fjalë nuk ka pasur pretendime zyrtare, dhe ka shumë pak konfirmime të pavarura.
Por është e arsyeshme të mendohet, se ato janë rezultat i taktikave ushtarake gjithnjë e më agresive nga ushtria ukrainase, ndoshta edhe të zbatuara për shkak të armëve të marra javët e fundit nga vendet perëndimore. Seria e parë e shpërthimeve në një bazë ruse në Krime ndodhi në orët e para të pasdites së të mërkurës së kaluar, në bazën ajrore Saki në Novofedorivka.
Ai është një vend shumë i frekuentuar nga turistët në bregun perëndimor të gadishullit, më pak se 200 kilometra nga kufiri me rajonin Kerson në Ukrainën Jugore, i pushtuar në pjesën më të madhe nga rusët që në fillim të pushtimit, dhe të cilin ushtria ukrainase po përpiqet prej javësh që ta çlirojë.
Seria e dytë e shpërthimeve ndodhi mëngjesin e së martës, në një depo armësh ruse në Maiske, po ashtu në veri të gadishullit të Krimesë. Menjëherë pas kësaj ngjarje, po të martën, disa gazeta ruse raportuan për një tjetër shpërthim në një aeroport rus në Hvardiske, më pak se gjysmë ore me makinë nga kryeqyteti i Krimesë, Simferopol.
Të gjitha këto shpërthime i shkaktuan dëme shumë të mëdha burimeve dhe logjistikës së ushtrisë ruse. Në bazën ajrore Saki, disa imazhe satelitore të publikuara nga kompania amerikane “Planet Labs”, të cilat dhanë konfirmimin e parë të pavarur mbi ngjarjen, treguan se ishin shkatërruar të paktën 8 avionë luftarakë rusë dhe disa ndërtesa.
Në depon e armëve në Maiske, e përdorur edhe nga Rusia si një qendër hekurudhore për transportin e ushtarëve dhe armëve në rajonin ukrainas të Donbasit, shpërthimet dëmtuan linjat hekurudhore, të cilat në fakt e pezulluan përkohësisht aktivitetin e tyre.
Shumë pak gjëra dihen për shpërthimin e tretë, i cili duket se ka ndodhur në Hvardiske, pranë kryeqytetit të rajonit të Krimesë. Qeveria ruse reagoi gati në mënyrë identike si ndaj shpërthimeve në Saki dhe atyre në Maiske. Ajo e minimizoi menjëherë incidentin e ndodhur, dhe pretendoi se ishte rezultat i një aksidenti.
Në fillim qeveria ruse theksoi se nuk kishte pasur viktima, lëndime apo dëmtime në bazë, gjë që më vonë u mohua nga autoritetet lokale ruse në Krime, të cilat folën për të vdekur (në bazën ajrore), të plagosur, për dëme të mëdha materiale, si dhe për evakuimin e mijëra civilëve në afërsi të bazës.
Pas shpërthimeve në Maiske të martën, Ministria ruse e Mbrojtjes e ndryshoi versionin e saj fillestar, dhe foli këtë herë për një “sabotim”. Nga ana e qeverisë së Ukrainës, e cila po mban një qëndrim shumë të paqartë në lidhje me këto shpërthime, nuk ka pasur pretendime zyrtare.
Por disa nga zyrtarët e saj, që kanë folur në kushte anonimiteti për gazetat amerikane “Washington Post” dhe “New York Times”, thonë se bëhet falë për 2 sulmet e para forcave ukrainase mbi gadishull, duke përmendur disa “partizanë” të paidentifikuar që veprojnë fshehurazi në Krime.
Por deklaratat zyrtare të qeverisë ukrainase, kanë lënë të kuptohet se shpërthimet ishin rezultat i një sulmi të synuar. Për shembull duke komentuar shpërthimet në Maiske, një këshilltar i Presidentit Volodimyr Zelenski i cilësoi ato si një veprim për “çmilitarizimin” e gadishullit të Krimesë.
Edhe Andrij Jermak, kreu i administratës presidenciale të Ukrainës, përdori të njëjtin përkufizim. Për më tepër, vetë presidenti Zelenski shfrytëzoi serinë e parë të shpërthimeve në bazën ajrore ruse Saki, për të kujtuar se çlirimi i Krimesë mbetet një nga objektivat kryesore të Ukrainës:”Lufta e Rusisë kundër Ukrainës dhe gjithë Evropës së lirë, ka nisur me Krimenë dhe ajo duhet të përfundojë me Krimenë, me çlirimin e saj”.
Aktualisht nuk ka asnjë konfirmim apo provë të pavarur, për të vërtetuar me siguri se çfarë ka ndodhur. Megjithatë, ka disa supozime. Për shembull, në lidhje me sulmin ndaj bazës ajrore Saki, disa analistë mendojnë se ka shumë gjasa që ketë qenë një sulm i organizuar.
Imazhet satelitore tregojnë se pati më shumë sesa një shpërthim, dhe kishin prej tyre goditur disa avionë në një mënyrë shumë të saktë. Ka pasur spekulime se secili nga sulmet është kryer falë raketave HIMARS që ushtria ukrainase mori nga Shtetet e Bashkuara gjatë muajit qershor, meqë kjo lloj arme lejon sulme më të sakta dhe në distanca më të mëdha.
Por për këtë nuk ka prova të mjaftueshme. Madje disa analistë thonë se objektivat e goditura në Krime, janë përtej rrezes së sistemeve amerikane të dërguara nga Shtetet e Bashkuara. Raketat më të avancuara HIMARS, mund të godasin objektiva deri në 300 kilometra larg, por ato që i janë dhënë ushtrisë ukrainase besohet se kanë një rreze më të vogël. Gjithsesi, mbetet e fortë hipoteza se shpërthimet në Krime janë sulme të synuara dhe pjesë e një kundër-ofensive të re ukrainase.
Ndërkohë, në gadishull është rritur niveli i alarmit. Banorët thanë për “New York Times” se autoritetet lokale kanë ngritur “alarm të verdhë të kërcënimit terrorist”, dhe se shumë njerëz ndalohen dhe kontrollohen përpara se të hyjnë në parqe apo ndërtesa publike.
Që kur u aneksua përmes një referendumi të konsideruar të paligjshëm nga shumë qeveri të botës, Gadishulli i Krimesë ka mbetur nën kontrollin e Rusisë, që e përdor atë si një bazë ushtarake, si një strehë të sigurt për anijet e saj, por edhe si një mjet propagande.
Kështu Putin e ka quajtur këtë gadishull një “tokë të shenjtë”, “qendra e unitetit shpirtëror të Rusisë” apo si “baza e kombit rus”. Disa nga avionët luftarakë me të cilët Rusia bombardoi Ukrainën u nisën nga Krimea. Edhe disa nga anijet, nga të cilat janë lëshuar raketa ndaj civilëve ukrainas, janë ankoruar në Krime./Pershtati ne shqip CNA.al
Nga Matthew Wilson “The Conversation” Kur dikush përm...
Marrëdhënia e Rusisë me Serbinë, një shtet në zemër të Bal...
Që të jesh diktator duhet të kesh një karakter të veçantë....
Mes Turqisë dhe Rusisë ka më shumë të përbashkëta sesa mun...
Shkrimtari Salman Rushdi ndodhet në spital me plagë të rën...
Nëse vazhdon trajektorja aktuale, miliarda dollarë në armë...
Të gjithë mund ta kemi gjetur veten në një situatë kur na ...
Një gotë verë në ditë e mban larg mjekun apo jo? Nga f...
Sot, nëse një prind e godet fëmijën me shpullë në pjesë të...
Deri më sot shumica e njerëzve ndeshen me robotë në faqet ...
Paraja nuk mund ta blejë lumturinë. Shumë nga ne e tho...
Kafeina është një stimulues i njohur. Por sipas një ekipi ...
Çarls Dikens Shkrimtari i njohur britanik me famë botër...
Mesfushori holandez, Frenki de Jong, është sulmuar nga tifoz...
Për 3 dekada, njerëzit janë bombarduar me informacione, që...
Në imagjinatën e përbashkët të njerëzve, kalimi nga energj...
Amfiteatri Flavian, i njohur në mbarë botën si Koloseu, mb...
Përgjatë historisë së saj, bota ka parë shumë figura me re...
Kur misioni “Apollo 11” u ul në Hënë, dhe Neil Armst...
“Shkopinjtë dhe gurët mund të më thyejnë kockat, por f...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...