Nis protesta e pestë e qytetarëve në Tiranë
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...

Nga Julia Shaw “Science Focus”
Imagjinoni për një moment këtë situatë: Ju ndodheni në një vend të huaj. Ju arreston policia, e cila e kupton që nuk e flisni gjuhën e atij vendi. Ndaj ajo kërkon ndihmën e dikujt për të përkthyer. Nëse jeni me fat, personi të cilin kontaktojnë është një përkthyes profesionist.
Nëse nuk jeni, atëherë personi është një oficer policie që flet disa gjuhë, mes tyre edhe gjuhën tuaj amtare. Madje aq mirë sa të përballojë realizimin e një interviste. Sido që të jetë, tani duhet të bisedoni me dikë tjetër. A ju vendos në një pozitë të disavantazhuar kjo intervistë e ndërmjetësuar nga përkthyesi?
Nëse po, sa? Përgjigjja për këtë qëndron te kryqëzimi midis psikologjisë kriminale dhe gjuhësisë konjitive, ku studiuesit kanë kuptuar se përkthyesit janë një pengesë e anashkaluar midis të dyshuarve dhe lirisë së tyre. Një nga studiuesit më aktivë në këtë fushë është Luna Filipoviç, profesoreshë e gjuhës dhe njohjes në Universitetin e Anglisë Lindore.
Ajo ka studiuar për më shumë se një dekadë efektet e intervistave policore shumëgjuhëshe. Filipoviç shkruan se nuk mjafton vetëm të kesh dikë për të të përkthyer. Pasi kjo qasje injoron faktin se sa i vështirë është përkthimi dhe problemet që vijnë nga logjistika e përkthimit në mjedise ligjore që kanë zakonisht një presion të lartë dhe janë shumë emocionale.
Një përkthyes mund të mos i flasë të dyja gjuhët njëlloj mirë, ndaj fjalët ose përshkrimet e rëndësishme mund të përkthehen gabimisht. Disa fjalë nuk kanë ekuivalente, dhe përkthimi i fjalë për fjalë i frazave të caktuara mund të jetë i pakuptimtë ose i rremë.
Pastaj është problemi që nëse gjithçka përkthehet pa emocione, fjalët e humbasin kontekstin e tyre… Nga ana tjetër interpretimi gjatë përkthimit, mund të shtrembërojë njëlloj mënyrën se si perceptohen deklaratat. Filipoviç ka zbuluar lloje të ndryshme gabimesh që mund të ndodhin dhe që ndikojnë tek besueshmëria e atij që merret në pyetje nga policia.
Në një shembull të listuar nga Filipoviç në studimin e saj të vitit 2007, fjala spanjolle “amigo” përkthehet nga një përkthyes si një “shok, ose njeri i njohur” në vend të “djalë i panjohur”. Kur polici e pyet se si quhej ky shoku, i dyshuari thotë se nuk e di, gjë për të cilën polici reagon me dyshim.
Ky lloj gabimi mund të çojë në një ndjenjë të përgjithshme, se një i dyshuar ka diçka për të fshehur, kur në të vërtetë gjithçka që po ndodh është një pengesë gjuhësore, të cilën asnjëra palë nuk e kupton se ekziston. Pastaj është problemi i “rrëfimeve të paqëllimshme”.
Një rrëfim i paqëllimshëm ndodh kur dikush duket se po jep një rrëfim në polici, pa e kuptuar këtë gjë. Mund të ndodhë gjithashtu që policia mendon se po merr një rrëfim, apo një pranim të fajit për një pjesë të një krimi, kur në fakt nuk është kështu. Pra një deklaratë që përkthehet ose kuptohet gabimisht si një rrëfim.
Në vitin 2021, Filipoviç publikoi kërkime mbi intervistat e policisë në Britani dhe SHBA. Ajo jep shembullin e një ngjarje të vërtetë në SHBA, në të cilin një i dyshuar që akuzohet për vrasje flet vetëm spanjisht. Më poshtë është një transkriptim i marrjes në pyetje, me përkthimin në kllapa të shtuar më pas nga një person tjetër që flet spanjisht dhe anglisht.
Oficeri i policisë:Mirë, dhe pastaj çfarë bëre me të?
Përkthyesi:Y que pasó? (Dhe çfarë ndodhi?)
I dyshuari :. . . Se me cayó en las gradas.
Përkthyesi: . . . E lëshova në shkallë.
Oficeri i policisë :Ku e hodhe?
Përkthyesi: Donde la botaste? (Ku e hodhe atë?)
I dyshuari: Aqui. . . (Këtu. . .)
Siç shpjegon Filipoviç, i dyshuari përdorte një fjali spanjolle që e bën të qartë gruaja i ra aksidentalisht nga duart. Për shkak se për këtë në anglisht nuk ka asnjë fjalë të vetme, përkthyesi zgjodhi alternativën më të afërt. Megjithatë, në këtë kontekst, duket sikur e ka bërë me qëllim.
Duke mos e vënë re dallimin, i dyshuari më pas rrëfen pa dashje krimin shumë më të rëndë të vrasjes së një gruaje, duke e hedhur nga shkallët në vend që ta lëshonte aksidentalisht. Kjo nuancë që humbi në përkthim mund t’i kushtojë atij burgimin e përjetshëm.
Për shkak të problemeve të tilla, Filipoviç ka zbuluar se ata që flasin pak ose flasin pak anglisht, kanë më shumë gjasa të inkriminojnë veten pa dashje në SHBA ose Britani sesa njerëzit, gjuha e parë e të cilëve është anglishtja. Nëse e gjeni ndonjëherë veten të akuzuar për një krim në një vend të huaj, përpiquni të merrni një përkthyes profesionist, në krahasim me të afërmit, miqtë apo policët që pretendojnë dinë disa gjuhë të huaja.
Verifikoni rregullisht nëse e kuptoni vërtet atë që po kërkon oficeri i policisë. Dhe mund të kërkoni që një transkriptim i intervistës t’iu vihet në dispozicion më pas, gjë që gjithashtu mund ta ndihmojë policinë, avokatët dhe gjyqtarët të shohin ndonjë përkthim të gabuar që mund të ketë ndodhur. Po ashtu bëhuni ai njeriu paksa i bezdisshëm që bën shumë pyetje, pasi alternativa ka të ngjarë shumë, po shumë më e keqe./Pershtati ne shqip CNA.al
Nga Steve Scalise & Jake Ellzey “Fox News” Ka kaluar ...
Rënia e qeverisë së drejtuar nga teknokrati Mario Dragi sh...
Partia Komuniste Kineze (PKK) është e durueshme dhe e ...
Nga Angela Mehrer “European Council on Foreign Relatio...
Javën e kaluar kanë ndodhur disa shpërthime në të pakt...
Nga Matthew Wilson “The Conversation” Kur dikush përm...
Marrëdhënia e Rusisë me Serbinë, një shtet në zemër të Bal...
Që të jesh diktator duhet të kesh një karakter të veçantë....
Mes Turqisë dhe Rusisë ka më shumë të përbashkëta sesa mun...
Shkrimtari Salman Rushdi ndodhet në spital me plagë të rën...
Nëse vazhdon trajektorja aktuale, miliarda dollarë në armë...
Të gjithë mund ta kemi gjetur veten në një situatë kur na ...
Një gotë verë në ditë e mban larg mjekun apo jo? Nga f...
Sot, nëse një prind e godet fëmijën me shpullë në pjesë të...
Deri më sot shumica e njerëzve ndeshen me robotë në faqet ...
Paraja nuk mund ta blejë lumturinë. Shumë nga ne e tho...
Kafeina është një stimulues i njohur. Por sipas një ekipi ...
Çarls Dikens Shkrimtari i njohur britanik me famë botër...
Mesfushori holandez, Frenki de Jong, është sulmuar nga tifoz...
Për 3 dekada, njerëzit janë bombarduar me informacione, që...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...