Xhorxhia Meloni, kush është udhëheqësja e së djathtës që mund të drejtojë Italinë pas 25 shtatorit
Rënia e qeverisë së drejtuar nga teknokrati Mario Dragi sh...

Nga Steve Scalise & Jake Ellzey “Fox News”
Ka kaluar një vit që nga plani i dështuar i presidentit amerikan Xho Bajden, që lejoi talebanët të rimerrnin kontrollin e Afganistanit. Bajden i tërhoqi trupat amerikane nga Afganistani pa ndonjë plan konkrete për të mbrojtur amerikanët dhe partnerët tanë afganë, apo për t’i penguar talebanët të ringjiteshin në krye të vendit.
Kjo gjë shkaktoi një fatkeqësi të turpshme. Një vit më parë, ambasada e SHBA-së në Afganistan u detyrua të evakuohej pasi talebanët pushtuan kryeqytetin e vendit, Kabulin. Vitin e kaluar, presidenti Bajden e siguroi popullin amerikan se tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani do të ndodhte “në një mënyrë të sigurt dhe të rregullt, duke i dhënë përparësi sigurisë së trupave tona”.
Presidenti Bajden theksoi: “Nuk do të ketë asnjë rrethanë ku ju do të shihni njerëz që evakuohen nga çatia e një ambasade amerikane në Afganistan. Kjo situatë nuk është aspak e krahasueshme me Vietnamin”. Por ai e kishte gabim.
Në përpjekjen për të evakuuar qytetarët amerikanë dhe aleatët afganë, 13 pjesëtarë të shërbimit amerikan humbën jetën në mënyrë të panevojshme, teksa u përpoqën të menaxhonin një situatë kaotike ku komandanti i tyre i përgjithshëm nuk duhej t’i kishte futur kurrë.
Gjykimi i dobët i Bajden, shkaktoi një kaos të panevojshëm dhe humbje jetësh. Për shkak të largimit të nxituar, u braktisën miliarda dollarë në armët ushtarake më të avancuara teknologjikisht në botë, dhe tani ato janë në duart e talebanëve.
Presidenti Bajden braktisi amerikanët dhe afganët që rrezikuan jetën e tyre për të luftuar përkrah nesh, dhe ka krijuar po ashtu që Al Kaeda ta bëjë sërish Afganistanin një strehë të sigurt për terroristët. Përpara se Shtetet e Bashkuara të hynin në Afganistan në 2001 për të eliminuar ata që ishin përgjegjës për organizimin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, talebanët strehonin Al Kaedën.
Për më tepër talebanët e lejuan Osama bin Ladenin të ngrinte në token afgane kampet e trajnimit të terroristëve. Pavarësisht se talebanët premtuan se Al-Kaeda nuk do të lejohet më në Afganistan, një raport i Këshillit të Sigurimit të OKB-së i botuar në qershor 2021, thekson se talebanët dhe Al-Kaeda “mbeten në një linjë të ngushtë bashkëpunimi, dhe nuk ka asnjë shenjë të prishjes së lidhjeve ms tyre”.
Po ashtu, dega lokale e ISIS-it është aktive në Afganistan. Kur Shtetet e Bashkuara ndërmorën një sulm me dron që vrau liderin e Al-Kaedës, Ajman Al-Zauahrin, ky i fundit nuk ndodhej në ndonjë fshat të largët, por në kryeqytetin e vendit, Kabul, në një apartament të marrë dikur parë me qira nga një pjesëtar i shërbimit amerikan dhe punonjës i ndihmës humanitare.
Pra Al-Zauahri, një nga terroristët më të kërkuar në botë, nuk fshihej aspak. Ai po ishte dhe po pushonte në një ballkon në qendër të Kabulit. Kjo konfirmon se Al Kaeda ka gjetur sërish një strehë të sigurt në Afganistan. Ndërsa presidenti Bajden po i thoshte popullit amerikan se Al-Kaeda ishte larguar nga Afganistani, në prapaskenë ekipi i tij e dinte se kjo nuk ishte e vërtetë.
Në një fjalim drejtuar kombit në gushtin e vitit 2021, Bajden pyeti:”Çfarë interesi kemi ne në Afganistan kur Al-Kaeda është zhdukur?”. E megjithatë, Xhon Kirbi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare deklaroi në fillim të këtij muaji “Kur u larguam nga Afganistani, ne e dinim se kishte tashmë një prani të vogël të Al Kaedës në vend”.Kjo katastrofë tregon se Presidenti Pra Bajden i keqinterpretoi faktet për Afganistanin, duke nxjerrë në pah edhe paaftësinë e administratës së tij. Në fillim të këtij muaji, presidenti deklaroi “Nuk ka asnjë përqendrim të militantëve të Al Kaedës në Afganistan!”.
Sërish, ishte vetë zëdhënësi i Bajden që e kundërshtoi këtë pretendim. Kirbi konfirmoi për CNN se Al Kaeda po e përdor “në mënyrë aktive” Afganistanin si një “hapësirë nisjeje” për të komplotuar dhe planifikuar sulme kundër interesave amerikane, aleatëve dhe territorit të SHBA-së.
Administrata Bajden nuk kishte një plan konkret për të ndalur terroristët kur e tërhoqi kuturu ushtrinë tonë nga Afganistani, duke vënë në rrezik amerikanët e pafajshëm brenda dhe jashtë vendit. Kaosi, trazirat dhe jetët e humbura gjatë tërheqjes së gabuar të presidentit Bajden nga Afganistani janë të pafalshme.
Ai i tërhoqi trupat amerikane nga Afganistani pa asnjë plan. Shumë jetë amerikanësh humbën, ndërsa armiqtë tanë e shfrytëzuan gabimin e tij strategjik. Thuhet se administrata Bajden kishte planifikuar tashmë kontrollin e dëmeve përpara përvjetorit të kësaj tragjedie të vetë-shkaktuar, por nuk ka publikuar ende një analizë rigoroze të atij veprimi.
Kjo mund të na shpjegojë saktësisht se pse presidenti Bajden dhe këshilltarët e tij injoruan këshillat e udhëheqësve tanë ushtarakë dhe nxituan të largoheshin nga Afganistani pa një plan të detajuar. Republikanët në Kongres janë të përkushtuar të nderojnë të gjitha ata që shërbyen dhe ata që humbën jetën në Afganistan.
Ne nuk do të lejojmë që sakrifica e tyre të jetë e kotë. Dhe nuk do të lëmë gur pa lëvizur për hetimin në detaje të kësaj fatkeqësie të turpshme të politikës së jashtme amerikane, dhe nuk do rreshtim përpjekjet tona për të siguruar që Afganistani të mos bëhet më kurrë një strehë për terroristët.
Shënim: Steve Scalise, kongresmen republikan nga Luiziana. Jake Ellzey, kongresmen republikan nga Teksasi./Pershtati ne shqip CNA.al
Rënia e qeverisë së drejtuar nga teknokrati Mario Dragi sh...
Partia Komuniste Kineze (PKK) është e durueshme dhe e ...
Nga Angela Mehrer “European Council on Foreign Relatio...
Javën e kaluar kanë ndodhur disa shpërthime në të pakt...
Nga Matthew Wilson “The Conversation” Kur dikush përm...
Marrëdhënia e Rusisë me Serbinë, një shtet në zemër të Bal...
Që të jesh diktator duhet të kesh një karakter të veçantë....
Mes Turqisë dhe Rusisë ka më shumë të përbashkëta sesa mun...
Shkrimtari Salman Rushdi ndodhet në spital me plagë të rën...
Nëse vazhdon trajektorja aktuale, miliarda dollarë në armë...
Të gjithë mund ta kemi gjetur veten në një situatë kur na ...
Një gotë verë në ditë e mban larg mjekun apo jo? Nga f...
Sot, nëse një prind e godet fëmijën me shpullë në pjesë të...
Deri më sot shumica e njerëzve ndeshen me robotë në faqet ...
Paraja nuk mund ta blejë lumturinë. Shumë nga ne e tho...
Kafeina është një stimulues i njohur. Por sipas një ekipi ...
Çarls Dikens Shkrimtari i njohur britanik me famë botër...
Mesfushori holandez, Frenki de Jong, është sulmuar nga tifoz...
Për 3 dekada, njerëzit janë bombarduar me informacione, që...
Në imagjinatën e përbashkët të njerëzve, kalimi nga energj...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...