Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Sulmi në të cilin u vra gazetarja ruse Daria Dugina, vajza e Aleksandër Dugin, të shtunën e kaluar në periferi të Moskës, nuk ka ende autorë dhe as motive të qarta. Disa hipoteza të bëra ditët e fundit, pretendojnë se objektivi i vërtetë i bombës së vendosur në makinë ishte babai i saj.
Politikani dhe filozofi i ekstremit të djathtë rus, i cilësuar shpeshherë nga shtypi perëndimor si “ideologu i Putinit”. Megjithatë, afërsia e vërtetë e Dugin me presidentin rus Vladimir Putin dhe ndikimi i tij janë çështje të shumëdebatuara. Madje shumë ekspertë të politikës ruse priren që të zvogëlojnë peshën e tyre.
Dugin duket se është më popullor te lëvizjet e ekstremit të djathtë dhe opinionin publik perëndimor sesa në Rusi. Sipas tyre, ai nuk ka qasje as në rrethin e ngushtë të bashkëpunëtorëve të Putinit. I lindur në vitin 1962 në një familje ushtarake të rangut të lartë, Dugin ishte në rininë e tij një militant antikomunist.
Ai u bashkua me rrethe të ndryshme të intelektualëve avangardë, ndërsa gjatë viteve 1990, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, themeloi Partinë Bolshevike Kombëtare, së bashku me Eduardin Limonov, një personazh i bërë i famshëm nga romani i Emanuel Karer.
Duke qënë pranë formacioneve neo-naziste gjermane, Dugin shkroi në vitin 1997 librin e tij “Bazat e gjeopolitikës: E ardhmja gjeopolitike e Rusisë”, në të cilin zhvilloi teorinë e “Neo-Eurazianizmit”, sipas së cilës Rusia duhet të jetë sërish një fuqi botërore. Ashtu si në epokën sovjetike dhe në kundërshtim me botën perëndimore, por pa komunizmin.
Po, ashtu, ai hipotetizoi një ndarje të zonave të ndikimit me Gjermaninë, e cila do të duhej të largohej nga Bashkimi Evropian. Disa nga teoritë dhe ambiciet e tij për Rusinë, kanë përkuar me kalimin e kohës me ato të regjimit aktual në Moskë. Sikurse shkruan eksperti mbi Rusinë Mark Galeoti, këto teori e bënë Dugin shumë popullor në vitin 2014, kur nisi lufta në Ukrainën Lindore midis ushtrisë ukrainase dhe separatistëve pro-rusë të mbështetur nga Rusia.
“Papritmas ai ishte kudo në televizione. Libri i tij nisi të citohej shpesh, ndërsa u punësua si profesor në Universitetin Shtetëror të Moskës. Por më pas Kremlini vendosi të mos vazhdojë me aneksimin e drejtpërdrejtë të republikave të vetëshpallura të Donjeckut dhe Luhanskut, dhe Dugin nuk ishte më i dobishëm. Ai nisi të zhdukej nga ekranet. Edhe kontrata me universitetin përfundoi.
Që atëherë, Dugin, që nuk ka pasur asnjëherë kontakte të drejtpërdrejta me Putinin apo bashkëpunëtorët e tij më të afërt, është përpjekur shpesh që të hamendësojë se cilat do të jenë lëvizjet e ardhshme të qeverisë, duke i promovuar me synimin për t’u shpërfaqur në publik si “një ideolog” i politikës së re ruse, veçanërisht jashtë dhe në Perëndim, ku pavarësisht tezave të tij ekstreme dhe simpatisë së tij ndaj nazizmit, ai ftohej shpesh në debate.
The Guardian shkruan se për një intervistë me mediat perëndimore ai kërkon një pagesë prej 500 eurosh. Pra sipas shumë ekspertëve që jetojnë në Rusi, afërsia e supozuar me Kremlinin, është një trillim i vetë Dugin, në funksion të përfitimeve personale dhe vetë-promovimit.
Deri më sot nuk ka asnjë foto apo dëshmi të takimeve të tij me krerët e qeverisë ruse, që gjithsesi duket se e konsiderojnë (ose e kanë konsideruar) si të dobishëm për ndikimin që ka në qarqe të caktuara të botës perëndimore. Dugin vizitoi Italinë në vitin 2015, me ndërmjetësimin e Xhanluka Savoinit, një njeri i besuar i Matteo Salvinit tashmë në qendër të marrëdhënieve shumë të diskutueshme mes Legës dhe Rusisë.
Savoini është një admirues i madh i Dugin, që në vitin 2018 u rikthye në Itali për një lloj turneu promovues të librave të tij. Dugin është takuar disa herë me Salvinin (ka edhe një foto të vajzës së tij Daria me liderin e Legës së Veriut).
Por në Rusi, pozicionet dhe tezat e Dugin, shpesh të mbushura me njëfarë ezoterizmi dhe profecish për “fatin” e vendit, nuk përputhen gjithmonë me ato të regjimit. Kohët e fundit ai shkroi në rrjetin social Telegram se Rusia nuk do të jetë në gjendje të fitojë luftën me Ukrainën në rast se nuk mobilizon të gjithë shoqërinë në mbështetje të luftës, një vendim të cilin deri tani Putini nuk ka dashur ta ndërmarrë.
Me këtë dhe deklarata të tjera, Dugin dukej më afër pozicioneve të nacionalistëve rusë të ekstremit të djathtë, të cilët janë kritikë ndaj Putinit për mungesën e suksesit të një lufte që ata e konsiderojnë të drejtë dhe të pashmangshme. Vajza e Dugin, Daria Dugina, u vendos në listën e personave të prekur nga sanksionet perëndimore si të angazhuar në vepra dezinformuese rreth luftës për një kanal televiziv në pronësi të Jevgeni Prigozhin, një nga financuesit kryesorë të mercenarëve të grupit Vagner (grupi që ka lidhje të forta me regjimin rus dhe që prej vitesh është përfshirë në konflikte në vende të ndryshme të botës, përfshirë Ukrainën).
Gjithsesi, ajo nuk ishte shumë e njohur në Rusi, edhe pse disa e konsideronin si një njeri që mund të luante një rol të rëndësishëm në të ardhmen. Rëndësia reale e Dugin dhe vajzës së tij në jetën politike ruse ishte jo shumë e besueshme, akuzat e bëra nga media ruse për një përfshirje të pretenduar të Ukrainës në këtë atentat mbeten të pabesueshme.
Burimet e cituara nga gazetat ruse raportuan të dielën në mbrëmje se sulmi është marrë përsipër nga e ashtuquajtura “Ushtria Republikane Kombëtare”, një formacion partizan ukrainas i panjohur deri tani, që premton më shumë sulme me synim përmbysjen e regjimit të Putinit./ Përshtatur nga CNA.al
Çfarë vjeshte e vështirë po afron për liderët europian...
Kur forcat naziste pushtuan pjesën më të madhe të Euro...
Ndërsa shansi që të goditeni nga rrufeja është i ulët,...
Në 6 muajt e fundit që kur Rusia e pushtoi Ukrainën, u...
Arritjet kryesore të Perëndimit në përballje me Rusinë...
Nga Oleg Kashin “New York Times” Çfarë është më e leh...
Në e ndeshim përdorimin e drogës nëpër festa, festival...
Politikanët në të gjithë botën po kërkojnë gjithnjë e ...
Një studim i ri ka zbuluar se më shumë se 5 miliardë n...
Nga Francesco de Palo “Formiche.net” Një Pax Balcanic...
Nga Julia Shaw “Science Focus” Imagjinoni për një mom...
Nga Steve Scalise & Jake Ellzey “Fox News” Ka kaluar ...
Rënia e qeverisë së drejtuar nga teknokrati Mario Dragi sh...
Partia Komuniste Kineze (PKK) është e durueshme dhe e ...
Nga Angela Mehrer “European Council on Foreign Relatio...
Javën e kaluar kanë ndodhur disa shpërthime në të pakt...
Nga Matthew Wilson “The Conversation” Kur dikush përm...
Marrëdhënia e Rusisë me Serbinë, një shtet në zemër të Bal...
Që të jesh diktator duhet të kesh një karakter të veçantë....
Mes Turqisë dhe Rusisë ka më shumë të përbashkëta sesa mun...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...