Vrasja e efektivit në Maliq/ Detaje të reja, zbardhen emrat dhe rrethanat e ngjarjes
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...

Në përgjithësi shumica e njerëzve nuk e vrasin aspak mendjen për çështjet energjitike, derisa të fillojnë ndërprerjet periodike të energjisë në shtëpitë e tyre, apo kur çmimet e larta të karburanteve ta bëjnë të papërballueshme përdorimin e makinës.
Për këtë arsye, amerikanët janë në përgjithësi të paprekur nga kriza energjetike që po shfaqet me shpejtësi në shumë vende të botës. Por në shumë rajone të tjera, veçanërisht në Europë, situata është përshkallëzuar shumë dhe është e pamundur të shpërfillet. Për më tepër, kriza atje parashikohet të përkeqësohet shumë.
Pra kriza energjetike është këtu mes nesh dhe fajtore është kryesisht Rusia. Në mesin e gushtit, çmimet e gazit natyror arritën në 3100 dollarë për 1000 metra kub, një rritje prej 610 për qind krahasuar me të njëjtën kohë të vitit të kaluar, e matur nga bursa holandeze e gazit TTF.
Me këtë çmim, shumë termocentrale nuk mund të vazhdojnë të funksionojnë për një kohë të gjatë. Si pasojë e rritjes së kostos së karburanteve të importuara, çmimet standarde të energjisë elektrike në Evropë janë rritur këtë vit me pothuajse 300 për qind, duke thyer rekorde.
Të marra së bashku, çmimet e energjisë janë 10 herë më të larta sesa mesatarja 5-vjeçare.
Jo vetëm familjet e zakonshme por edhe qeveritë e kanë shumë të vështirë të përballojnë faturat për energji dhe ngrohje. 279 miliardë dollarë që kanë dhënë qeveritë evropiane muajt e fundit për t’i ndihmuar konsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla, nuk janë të mjaftueshme.
Organizata bamirëse Aksionit Kombëtar për Energjinë në Britani, parashikon një rritje nga 4.5 në 8.5 milionë të familjeve britanike që do të përballen me pamundësinë e pagimit të faturave energjetike këtë dimër. Kosova po përjeton tashmë ndërprerje të energjisë elektrike, 2 orë ndërprerje për çdo 6 orë.

Ndërprerje të energjisë pritet të ketë edhe në vendet e tjera evropiane. Dhe më e keqja nuk ka ardhur ende. Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit në Rusi, Dimitri Medvedev, kërcënoi evropianët më 28 gusht se çmimi i gazit do të arrijë deri në 5000 dollarë për 1000 metra kub gaz deri në fund të këtij viti.
Kontinenti evropian nuk është ende gati të përballet me këtë krizë. Gjatë kohës së ngrohtë të vitit, pajisjet ftohëse konsumojnë energji elektrike, e cila mund të gjenerohet nga gazi natyror, era ose energjia diellore, qymyri, gjeotermale, biomasa apo ajo bërthamore.
Ndërkohë kur ftohet moti, konsumi vjen kryesisht nga lëndët djegëse fosile, veçanërisht gazi natyror dhe nafta, pasi shumica e sistemeve të ngrohjes janë ende me naftë. Si çdo vit, kërkesa për gaz natyror do të rritet në mënyrë dramatike gjatë dimrit. Ndërkohë Evropa është e varur nga importet ruse për mbi 40 për qind të nevojave të saj për gaz, 46 për qind për qymyr dhe 27 për qind për naftë, Putin ka shumë ndikim.
Dhe këtë vit, ai po luan shumë pisët. Kompania shtetërore ruse e gazit, Gazprom, i ka kufizuar gradualisht eksportet e gazit në Evropë që nga viti 2021, në një përpjekje për ta armatosur energjinë si një armë kundër kundërshtarëve të Putinit, armiqve të perceptuar të Rusisë, dhe shteteve dikur satelitë të Moskës, përfshirë Ukrainën.
Vështirësitë që ndodhën u përdorën për të inkurajuar përçarje brenda NATO dhe aleancave të tjera perëndimore.
Kjo nuk është një taktikë e re, por Putin po e përdor sot me një egërsi të paparë. Tani kërcënimi është që Gazprom të ndërpresë plotësisht dërgimin e gazit rus në Evropë, për ta ndëshkuar kontinentin për sanksionet e vendosura në kundërpërgjigje të pushtimit të Ukrainës nga Putin.
Shpresat se varësia e Rusisë nga tregjet evropiane të energjisë - më shumë se 120 miliardë dollarë të ardhura gjatë 10 viteve të fundit - do ta mbante Putinin larg një hapi kaq drastik, ishin qartazi e gabuara. Është e qartë se ai është i gatshëm të sakrifikojë mirëqenien ekonomike të vendit të tij për ta dëmtuar Evropën.
Shumë ekspertë, mes tyre edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, e konsiderojnë tani si një skenar të besueshëm një ndërprerje të plotë të eksporteve të gazit rus në Evropë. Shumë të tjerë mendojnë se kjo ka të ngjarë të ndodhë , dhe provat për këtë po shtohen. Në atë që ishte qartësisht një përgatitje për pushtimin e Ukrainës, Rusia nisi të zbrazte depozitat gjermane të gazit në vitin 2021, nëpërmjet ngadalësimit të prodhimin të saj të gazit.
Që nga marsi i këtij viti, Gazprom ka shpikur lloj-lloj justifikimesh për të mbyllur rubinetin e gazit. Në fillim, pasi kërkoi pagesat në rubla, në një përpjekje për të sabotuar sanksionet financiare ndaj saj, Gazprom ndërpreu furnizimet për 6 blerës që e refuzuan kushtin, duke përfshirë kompani në Finlandë, Danimarkë, Gjermani dhe Holandë, Poloni dhe Bullgari.
Gjatë qershorit, Gazprom reduktoi nën 40 për qind dërgesat e gazit përmes gazsjellësit “Nord Stream 1”.
Kjo kompani pretendoi se reduktimi ndodhi për shkak të problemeve të mirëmbajtjes në turbinat e kompresorëve të gazit të prodhuara nga kompania gjermane Siemens, të cilat më pas u dërguan në Kanada për riparime. Nën presionin e Rusisë, Kanadaja bëri një përjashtim nga sanksionet, në mënyrë që turbinat të mund të ktheheshin tek “Nord Stream 1”.
Por sapo turbinat u kthyen, Gazprom mbylli plotësisht për disa gazsjellësin për një procedurë “mirëmbajtje” 10 ditore. Ndërkohë Gazprom po e dërgon në Kinë sasinë më të madhe të gazit. Eksportet përmes gazsjellësit “Power of Siberia”, që shkon nga Siberia në Kinën Lindore, janë rritur me 61 për qind krahasuar me vitin 2021. Por edhe eksportet e gazit nëpërmjet tubacioneve të tjera drejt Evropës po ndalohen ose reduktohen.
Nëse Rusia ndërpret tërësisht dërgesat e gazit në Evropë, pasojat në Evropë do të jenë të mëdha, ndërsa pasojat ekonomike globale mund të jenë tragjike. FMN llogariti në mesin e korrikut se për Hungarinë, Sllovakinë dhe Republikën Çeke një ndërprerje e plotë e gazit nga Rusia mund të reduktojë PBB-në deri më 6 për qind.
Rritja ekonomike globale do të bjerë me 2.6 për qind këtë vit dhe 2 për qind të tjera në vitin 2023. Në nivelin më njerëzor, disa njerëz nuk do të kenë dot ngrohje në dimër, të tjerëve do t’u duhet të zgjedhin midis ngrohjes dhe ushqimit. Sipas ekspertit të energjisë Leuelin King, fundi i këtij viti për Evropën ka të ngjarë të jetë “dimri i saj më i keq që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, në vitet 1944-1945”.
Dhe përveç “shtrëngimit të rripit” nuk ka zgjidhje afatshkurtra. Në një përpjekje për të zëvendësuar energjinë ruse, janë shpallur shumë projekte mbi energjinë e rinovueshme. Por edhe ndërtimi i terminalit të ri të gazit të lëngshëm, LNG, do të lejojë më shumë importe nga SHBA-ja.
Vendet po përpiqen të instalojnë kapacitete të reja bërthamore. BE-ja po punon për të gjetur burime alternative të karburantit, kryesisht gazin e lëngshëm të SHBA-së por edhe nga Azerbajxhani. Do të nisë ndërtimin e disa gazsjellësve të rinj. Megjithatë, zëvendësimi i energjisë ruse do të marrë shumë kohë.
Këto projekte të reja kërkojnë minimumi 6 muaj për biomasën, deri në 10 vjet për atë bërthamore. Asnjëra nuk do të jetë gati për këtë dimër, duke e bërë reduktimin e konsumit si të vetmin mjet menjëherë të disponueshëm për Evropën.
Shënim:Suriya Jayanti, eksperte e politikave energjetike të Evropës Lindore. Ajo ka shërbyer si diplomate në ambasadën e SHBA në Ukrainë, dhe si këshilltare ndërkombëtare për energjinë në Departamentin amerikan të Tregtisë gjatë viteve 2020-2021.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, dekla...
Bota është duke përfshirë nga një kombinim i jashtëzakonsh...
Më 24 gusht, bota përkujtoi një moment historik të zymtë: ...
Nga ndalimi për ngrohjen e pishinave private, tek dyqa...
Një rrëfim autentik, i jetuar dhe i pazbukuruar, i nxjerrë...
Monarkia Britanike ekziston që nga viti 1066. Ajo ësht...
Paaftësia e dukshme e Ushtrisë së Kuqe ruse për të arr...
Pasi u transferua në dhomën e konviktit të vajzës së tij n...
Një nga format më vdekjeprurëse të kancerit është tumo...
Profesori i kozmologjisë në Institutin e Kozmologjisë ...
Një pluhur i bardhë qëndron pezull mbi rrugën e boshat...
Bashkimi Evropian është bërë më i fuqishëm pas disa kr...
Grenlanda është ishulli më i madh në botë, dhe shtëpia...
Nga Dmytro Kuleba “Politico.eu” Që kur presidenti ukr...
Sipas të dhënave të publikuara nga shërbimi federal ru...
Sulmi në të cilin u vra gazetarja ruse Daria Dugina, v...
Çfarë vjeshte e vështirë po afron për liderët europian...
Kur forcat naziste pushtuan pjesën më të madhe të Euro...
Ndërsa shansi që të goditeni nga rrufeja është i ulët,...
Në 6 muajt e fundit që kur Rusia e pushtoi Ukrainën, u...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...