A do të mundet kundërofensiva e re e Ukrainës të dëbojë trupat ruse nga Kerson?
Pas disa javësh pritjeje, ushtria ukrainase ka nisur këtë ...

Në fundin e muajit qershor, një grup anarkistësh veshën rroba kamuflazhi, mbuluan fytyrat e tyre dhe dolën fshehurazi nga një pyll rreth 96 km në verilindje të Moskës me një synim madhor: të sabotonin luftën e Putinit në Ukrainë, duke sabotuar hekurudhat e përdorura për furnizimin me armë për ushtrinë ruse.
Grupi e zgjodhi objektivin e tij duke përdorur “Wikimapia”, një “enciklopedi gjeografike në internet” që përshkruan veçoritë gjeografike të vëzhguara në fotot e siguruara nga Google Maps. Sapo mbërritën në vend, grupi nisi punën, duke hequr dhjetëra perona nga binarët, duke mbajtur sinjalin elektrik të paprekur përmes një teli për të shmangur zbulimin për të paktën disa orë.
Në fund ata shkruan në shina me shkumës të bardhë akronimin BOAK, përpara se të shpërndaheshin sërish në fshatin e tyre. “Ne e shohim konfliktin aktual në Evropën Lindore si fazën rajonale të një lufte botërore”- tha në një intervistë me shkrim për “Motherboard” një zëdhënës anonim i BOAK, organizata luftarake anarkiste komuniste që mori përgjegjësinë për sabotimin.
Humbja dhe rrëzimi i regjimit të Putinit do t’u japë të paktën një shans popujve të Ukrainës, Bjellorusisë dhe Rusisë që të bëjnë hapa të rëndësishëm drejt çlirimit social. Zëdhënësi i BOAK dhe të tjerë folën për Motherboard në kushte anonimiteti, për të garantuar sigurinë e tyre nga hakmarrja nga autoritetet ruse.
BOAK ka marrë përgjegjësinë për aktet e sabotazhit nëpër linjat hekurudhore në kanalin dhe blogun e tij në Telegram. Sabotimi i pistave që furnizojnë ushtrinë ruse është me kosto efektive, relativisht i lehtë për njerëzit dhe nuk i dëmton civilët, tha grupi për “France24”.

Sipas “The Insider”, hekurudhat ruse janë sabotuar në 63 raste të ndryshme nga disidentët gjatë 3 muajve të parë të pushtimit të Putinit. Edhe pse disa raste të defekteve mund t’u atribuohen defekteve mekanike rutinë. Disa nga sulmet janë kryer në bashkëpunim me një rrjet klandestin të punëtorëve në hekurudha, hakerat dhe disidentë të tjerë të vendosur në Bjellorusi, Rusi dhe gjetkë në të gjithë rajonin.
Grupet e të drejtave të njeriut, raportuan se në muajt e parë të pushtimit, të paktën 11 disidentë në Bjellorusi u arrestuan me akuza për sabotim. Me aktin e qershorit, nuk ishte hera e parë që BOAK merrte përgjegjësinë e një sabotimi. Në prill, grupi mbështolli me lecka kabllot elektrike të një kulle telefonike celulare, i leu me benzinë dhe i vuri flakën për të penguar komunikimin midis forcave policore dhe ushtarake.
Disidentë të tjerë po zgjedhin si objektiva të tyre qendrat e rekrutimit ushtarak në Rusi. Sipas raporteve të mediave lokale dhe kanaleve në Telegram, të paktën 23 zyra janë sulmuar nga shkurti deri në korrik, 20 prej të cilave me zjarrvënie. Në disa raste, guerilët postuan në internet video të akteve. BOAK tha për emisionin anarkist radiofonik “The Final Straw” se këto akte rezistence janë një fenomen spontan dhe i decentralizuar.
Për këtë grupim, ndërmarrja e veprimeve të drejtpërdrejta është e rëndësishme për sabotimin e Putinit dhe makinerisë së tij të luftës. Por kë to akte i ndihmon disidentët të fitojnë forcën, aftësitë dhe fuqinë e nevojshme për të arritur qëllimet e tyre politike revolucionare afatgjata.
“Ne mbrojmë revolucionin social si zëvendësim të rendit botëror statist dhe kapitalist me vetëqeverisje popullore dhe kontroll kolektiv mbi ekonominë bazuar në lirinë, barazinë dhe solidaritetin”. Një audiencë në SHBA mund t’i lidhë komunistët anarkistë në Rusi me traditat politike leniniste ose staliniste, por grupimi thotë se distancohet nga metodat dhe ideologjia marksiste-leniniste.
“Ne nuk kemi nevojë për diktatorë, presidentë dhe parlamente. Ne jemi kundër parlamentarizmit edhe në shtetet “demokratike”. Marksist-leninistët synojnë marrjen e pushtetit shtetëror për të krijuar një shoqëri pa shtet pa klasa, ndërsa anarkistët argumentojnë se këto metoda riprodhojnë në fund të fundit strukturat hierarkike që revolucionarët i kundërshtojnë, dhe kur zyrtarët e partisë bëhen në mënyrë të pashmangshme një klasë e re sunduese.
Ndërkohë, komunistët anarkistë punojnë për ndryshimin e pushtetit nga poshtë duke zhvilluar rrjete vullnetare të decentralizuara, jo-hierarkike. Secili nga grupet ose komunitetet brenda një rrjeti, ka grupin e vet unik të strukturave vendimmarrëse, shtresave ekonomike dhe sociale. Megjithatë ato e përforcojnë njëri-tjetrin në mënyra reciproke të dobishme.
Sigurisht, ndërmarrja e veprimeve të drejtpërdrejta kundër një shteti të armatosur rëndë është shumë e rrezikshme. Shpeshherë autoritetet ruse i torturojnë disidentët dhe i dënojnë me burgime të gjata aktivistët kundër luftës. Për shembull Vladimir Sergev dhe Anton Zhuçov, janë dënuar me nga 10 vite burg për përdorimin e koktejve molotov në një demonstratë kundër luftës.
Gjatë kohës që ishin në paraburgim që të dy tentuan të kryenin vetëvrasje, por mbijetuan pasi u shtruan në spital dhe u arrestuan sërish. Veprimet e grupeve si BOAK janë akte militante paralele të ndërmarra nga disidentët politikë në mbarë botën.
BOAK po inkurajon njerëzit në mbarë globin që të tregojnë solidaritet me të burgosurit e luftës në Rusi, dhe të vazhdojnë t'i kushtojnë vëmendje mizorive të kryera në Evropën Lindore edhe pse lufta nuk është më në qendër të edicioneve të lajmeve.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Pas disa javësh pritjeje, ushtria ukrainase ka nisur këtë ...
Në përgjithësi shumica e njerëzve nuk e vrasin aspak mendj...
Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, dekla...
Bota është duke përfshirë nga një kombinim i jashtëzakonsh...
Më 24 gusht, bota përkujtoi një moment historik të zymtë: ...
Nga ndalimi për ngrohjen e pishinave private, tek dyqa...
Një rrëfim autentik, i jetuar dhe i pazbukuruar, i nxjerrë...
Monarkia Britanike ekziston që nga viti 1066. Ajo ësht...
Paaftësia e dukshme e Ushtrisë së Kuqe ruse për të arr...
Pasi u transferua në dhomën e konviktit të vajzës së tij n...
Një nga format më vdekjeprurëse të kancerit është tumo...
Profesori i kozmologjisë në Institutin e Kozmologjisë ...
Një pluhur i bardhë qëndron pezull mbi rrugën e boshat...
Bashkimi Evropian është bërë më i fuqishëm pas disa kr...
Grenlanda është ishulli më i madh në botë, dhe shtëpia...
Nga Dmytro Kuleba “Politico.eu” Që kur presidenti ukr...
Sipas të dhënave të publikuara nga shërbimi federal ru...
Sulmi në të cilin u vra gazetarja ruse Daria Dugina, v...
Çfarë vjeshte e vështirë po afron për liderët europian...
Kur forcat naziste pushtuan pjesën më të madhe të Euro...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...