Krimi në Maliq, Lamallari dhe Hita nisen drejt Korçës/ Ministri tregon gjendjen e efektivit të plagosur
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka vizituar efekti...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka vizituar efekti...

Gjëja më e mirë në lidhje me ndarjen e dikurshme Kinë-Bashkimi Sovjetik, ishte se ajo e ndihmoi Perëndimin ta fitonte Luftën e Ftohtë. Aspekti i dytë pozitiv, ishte cilësia sublime e armiqësive midis 2 “shokëve”. Kjo pasi në atë kohë, kishte përplasje midis studiuesve kinezë dhe atyre sovjetikë rreth interpretimit të teksteve marksiste-leniniste.
Tipike për këtë ishte përgjigjja që thuhet se i dha Çu En Lai, kryeministrit të Kinës ndaj liderit sovjetik Nikita Hrushov, që e akuzoi për sjellje prej aristokrati: “Ne të dy jemi tradhtarë të klasës sonë!” Autokratët priren që të përçahen me lehtësi me njëri-tjetrin.
Shovinizmi që i kthen kundër Perëndimit, nuk shpërbëhet papritur në marrëdhëniet e tyre me njëri-tjetrin. Nga Operacioni Barbarosa i Hitlerit te lufta Iran-Irak, ajo që e shpëtoi kauzën liberale në shekullin XX, përveç fuqisë së së SHBA-së, ishte pamundësia e krijimit të një fronti të përbashkët kundër saj.
Perëndimi duhet të sigurojë që e njëjta gjë të ndodhë edhe tani në shekullin XXI-të. Dhe kjo nënkupton kultivimin e tensioneve midis fuqive autokratike. Autokracitë nuk janë më pak të prirura për grindje nga sa ishin 50 vjet më parë, kur Riçard Nikson i shtrëngoi dorën Çu En Lait në kulmin e përçarjes Pekin-Moskë.
Çështja është nëse Perëndimi zotëron edhe mjeshtërinë dhe cinizmin për të shfrytëzuar këtë fakt. Këtë verë, presidenti amerikan Xho Bajden u takua me grushtin mbledhur me Princin e Kurorës së Arabisë Saudit, të cilin për 18 muaj rresht e shmangu, duke e cilësuar një lider autokrat brutal.
Pakënaqësia e liberalëve amerikanë ishte shumë e madhe. Por ky reagim nuk ka të ngjarë të krahasohet me zemërimin e djathtë,nëse ai do të ketë një zbutje të ngjashme me Iranin. Në mënyrë të sinqertë, Shtëpia e Bardhë po e teston opinionin e brendshëm përpara një ringjalljeje të mundshme të paktit bërthamor me Iranin.
Ka shumë argumente të forta kundër njërit apo të dyja këtyre afrimeve. Por ato duhet të peshohen kundrejt faktit që Arabia Saudite dhe Irani, kanë si partnerë alternativë Kinën dhe Rusi. Po ashtu që të dyja kanë mjetet për të lehtësuar problemin energjetik të Perëndimit. Ndaj SHBA-së do të detyrohet të krijojë marrëdhënie pragmatike me regjime të tjera të pakëndshme në të ardhmen. Ose të mirëmbajë raportet ekzistuese.
Por nuk mund ta bëjë këtë nëse angazhohet publikisht në një përballje “demokracitë kundër autokracive të botës”. Pastaj ekziston një frikë e madhe nga lodhja e Perëndimit me luftën në Ukrainë. Të dhënat historike sugjerojnë se bota autoritare do të thyhet e para. Nëse jo për këtë çështje, atëherë diçka tjetër.
Ndërsa vendet liberale priren të jenë liberale në të njëjtën mënyrë, autokracia ka shije të ndryshme. Kështu shovinisti etnik e urren marksistin universal. Kleriku e urren kolonelin. Dy teokraci të besimeve të ndryshme e urrejnë njëra-tjetrën.
“Boshti” ishte një fjalë e mirë për një grup vendesh luftarake të Luftës së Dytë Botërore - Gjermania, Italia dhe Japonia - që rrallë e shihnin njëri-tjetrin si të barabartë në pikëpamje racore apo civilizuese. Edhe aty ku përputhen ideologjitë, ai që prish punë është egoizmi i madh.
Një ankesë e zakonshme e Kremlinit ndaj Uashingtonit, është se Rusia nuk shihet atje si një fuqi e madhe. Përgjigja e saj:të afrohet me një Kinë që ka një popullsi 10 herë më të madhe, dhe që nuk ka snjë delikatesë qoftë edhe formale në sjelljen e saj të vrazhdë ndaj partnerëve me të vegjël.
Ndarja kino-sovjetike filloi brenda një dekade nga fillimi i Luftës së Ftohtë. Kush parashikon që aleanca aktuale Moskë-Pekin do të zgjasë për shumë më gjatë? Por nuk mjafton që SHBA-ja të presin të ndodhin gjërat. Ajo duhet të jetë një nxitëse aktive e ndarjeve.
Por kjo do të kërkojë një politikë të brendshme të qëndrueshme, e cila nuk ndryshon sa herë që presidenti përdor mjete cinike për t’i siguruar “fundin liberal” të një ngjarje. Gjëja më e çuditshme në lidhje me qasjen e SHBA-së është kombinimi i fleksibilitetit të shkëlqyer taktik, dhe refuzimi për ta pranuar atë në retrospektivë.
Shpeshherë thuhet se Amerika ka arritur atje ku është sot duke “mbrojtur vlerat tona”. Në fakt, “rendi liberal i bazuar në rregulla” është gjithashtu produkt i shumë kompromiseve të rënda morale që janë bërë në të kaluarën.
Me një monopol të armës bërthamore, dhe me një pjesë të madhe të prodhimit ekonomik botëror, ka shumë gjasa që Herri Truman të ketë qenë në mesin e vitit 1945 njeriu më i plotfuqishëm që ka jetuar ndonjëherë. Prapëseprapë, ai nuk ndihej i aftë që ta pastronte Gjermaninë nga regjimi i saj i dikurshëm.
Ai e mbajti në front perandorin e Japonisë. Dhe CIA që ai krijoi nuk shkoi përtej disa zgjedhjeve të blera apo grushteve të shtetit. Nëse SHBA-së i leverdiste të bënte disa kompromise morale në kulmin e fuqive të saj të të gjitha kohërave, si nuk i leverdis të bëjë tani të njëjtën gjë?
Duket se është shumë më e përshtatshme që të shmangen inatet brenda familjes. Thirrjet nga e majta (mos tradhtoni Ukrainën) dhe e djathta (zbusni tonet me Putinin) janë të dallueshme, por përfaqësojnë të njëjtin kufizim në politikën e jashtme.
SHBA-ja, përfshirë epokën e Niksonit, i shpërdoruan burimet dhe përpjekjet intelektuale në luftën e hershme të ftohtë mbi konceptin e gabuar të “komunizmit monolit”. Por kjo qasje duhet të degradojë tek koncepti i autokracive monolitike. Fitorja e mundshme qëndron tek ndjesia e shfrytëzimit të çarjeve brenda regjimeve anti-liberale. Ndërsa është e natyrshme etika e dyshimtë, etika më e lartë është të fitosh./ “Financial Times” - Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Imagjinoni një skenë të tillë: Është një ditë e nxehtë...
Kokteji Molotov ka qenë një element kryesor i shumë as...
Për rreth një dekadë, Rafael Agilar Gajardo mbretëroi si n...
Kur Elizabeta II u ngjit në fron në vitin 1952, dielli në ...
Në Evropë po rritet gjithnjë e më shumë frika për krizën e...
“Nuk ka pasur kurrë një luftë të mirë apo një paqe të keqe...
Pas 25 vitesh, mediat dhe opinioni publik pyesin ende nëse...
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës e ka ndryshuar rendin europ...
Kryeministrja e Finlandës, Sana Marin, ishte vetëm 6 vjeçe...
Bota është në pragun e një katastrofe bërthamore, dhe krye...
Çdo vit, miliona copa shkëmbore nga hapësira digjen në atm...
Pesë muaj pas zhdukjes së saj të papritur, Maria Adela K.d...
Në dimrin e vitit 2004, shumë gra filluan të paraqiten në ...
Ne e përdorim fjalën “mik” për të përshkruar një gamë të g...
Në fundin e muajit qershor, një grup anarkistësh veshën rr...
Pas disa javësh pritjeje, ushtria ukrainase ka nisur këtë ...
Në përgjithësi shumica e njerëzve nuk e vrasin aspak mendj...
Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, dekla...
Bota është duke përfshirë nga një kombinim i jashtëzakonsh...
Më 24 gusht, bota përkujtoi një moment historik të zymtë: ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në datë 4 qershor 2026, në mbledhjen...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...