Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Sot është bërë një trend, madje edhe mes të krishterëve, që çiftet edhe pse bashkohen me martesë dhe bëhen një mish, preferojnë të kenë një kuletë të veçantë mes tyre duke menduar se kjo është vërtet një zgjidhje moderne që respekton lirinë, personalitetin dhe privatësinë e partnerëve.
Edhe pse në fillim duket shumë komode dhe në rregull, përvoja dhe faktet na kanë treguar se është një përqasje e gabuar e çiftit në atë se çfarë është martesa dhe jeta bashkëshortore dhe kjo situatë anormale është një ndër shkaqet e shtimit të divorceve.
E para sqarojmë se çfarë është martesa, ajo që bëhet sipas Zotit, sepse të tjerat janë bashkëjetesa dhe të pashenjtëruara.
Sipas ligjit romak të shekullit të III: “Martesa është një bashkim i burrit dhe i gruas dhe një kungim (bashkim) i të drejtës hyjnore dhe njerëzore”.
Edhe pse ky është një përkufizim i lashtë është gjithëpërfshirës dhe koherent sepse na tregon me pak fjalë konceptin teologjik, social dhe juridik.
Martesa si kungim i të drejtës hyjnore dhe njerëzore na tregohet nga Shkrimi i Shenjtë:
“Atëherë Zoti Perëndi formoi njeriun nga pluhuri i tokës, i fryu në vrimat e hundës një frymë jete, dhe njeriu u bë një qenie e gjallë”. “Pastaj Zoti Perëndi tha: “Nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm; unë do t'i bëj një ndihmë që i leverdis”.(Zanafilla 2-18)
“Atëherë Zoti Perëndi e futi në një gjumë të thellë njeriun, të cilin e zuri gjumi; dhe mori një nga brinjët e tij dhe e mbylli mishin në atë vend. Pastaj Zoti Perëndi me brinjën që i kishte hequr njeriut formoi një grua dhe e çoi te njeriu. Dhe njeriu tha: “Kjo së fundi është kocka e kockave të mia dhe mishi i mishit tim. Ajo do të quhet grua sepse është nxjerrë nga burri”. (Zanafilla 2,21-23)
Kaq unik është ky bashkim psiko-somatik i çiftit sa njeriu nuk është më dy por një mish me dy shpirte , ashtu si vazhdon edhe na thotë përsëri zanafilla: “Për këtë arsye njeriu do të braktisë babanë dhe nënën e tij dhe do të bashkohet me gruan e tij, dhe do të jenë një mish i vetëm”(Znafilla.2:24-25).
Kjo lidhje në çift është një “mister i madh” (Efesianët 5-32) që bekohet dhe shenjtërohet në Kishë në Misterin e Martesës ndryshe ajo mbetet një bashkëjetesë dhe jo një martesë e bekuar dhe e pandashme ashtu si urdhëroi Zoti Jisu Krisht: “Prandaj atë që ka bashkuar Perëndia njeriu nuk duhet ta ndajë”(Marku 10-9).
Në bashkësinë e martesës dashuria e vërtetë shprehet në bashkimin e plotë të çiftit në gjithçka që ata janë, kanë dhe bëjnë dhe këtu futet edhe kontributi i tyre financiar.
Kur çifti burrë grua bashkohen në dashurinë agape që jetojnë plotësisht për tjetrin, atë dashurinë erotike të të qënit në një mendje, zemër dhe trup dhe në dashurinë filia, në miqësinë e përsosur, si mund ti kenë të ndara paratë në dy portofole?
Nqs kjo ndodh atëhere ata si çift nuk janë të bashkuara nga dashuria “që nuk kërkon të sajat”(Korintasve 13;4), por nga ineresa meskine të vogla si epshi, paraja, karriera etj.
Kështu në këto raste nuk kemi të bëjmë me një bashkim dashurie dhe besnikërie, ashtu si premtuan përpara Zotit dhe Kishës se do jenë bashkë në të mirë edhe në të keq që simbolizohet edhe nga pirja e kupës së përbashkët të verës, por në bashkim për kënaqësinë e epshit dhe bashkim interesash dhe rehatie duke e parë tjetrin si objekt dhe jo si subjekt i vetvetes .
Në të tilla lidhje martesore kur mungon dashuria e sinqertë dhe vetëmohuese, ku kemi si qëllim primar kënaqjen e disa pasioneve kalimtare të trupit, mëndjes apo jetës sociale sa më komode, atëhere martesa ka humbur qëllimin e saj si një shkallë për tu ngjitur drejt Zotit por kthehet në hendek gjithnjë e më të madh mes partnerëve dhe këto gjëra që duket në fillim se do ti bashkojë çiftin me një jetë të lumtur më pas do ju sjellin hidhërim, konflikte dhe ndarje të pashmangshme.
Mbajtja e veçantë e parasë është siç thamë edhe më sipër një ndër shkaqet e shpeshtësisë së divorcit në çift sepse nxit egoizmin mes atyre që i largon dhe i divorcon, sepse martesa që të rezistojë duhet ta kundërshtoj egon dhe të fusi altruizmin në çift.
Sipas Zoi Stravopodhi, psiko-terapiste dhe këshilluese familjesh: “Paraja krijon polemikat më të mëdha, konfliktet më të përgjakshme, por edhe aleancat më të fuqishme. Paraja është pa asnjë dyshim një prej simboleve më të fuqishme të kohës sonë.
A do të mundte, pra, paraja që ta lërë të paprekur cilësinë e marrdhënies sonë? Përgjigjja është natyrisht që jo. Paratë me mënyra të ndryshme gjithmonë arrijnë që të hynë ndërmjet çiftit duke shkaktuar turbullime dhe fërkime në marrëdhënien e tyre, dhe gjithashtu ato përbëjnë një nga shkaqet më të zakonshme të divorcit veçanërisht në vitet e para të martesës.
Ajo që është e çuditshme është se paratë janë një problem jo vetëm për çiftet që kanë probleme ekonomike por për të gjitha çiftet pa përjashtim, pavarësisht nga sasia e të ardhurave apo nga madhësia e pasurisë së anëtarëve të çiftit. Në realitet sa më i madh të jetë komoditeti d.m.th mirëqënia ekonomike e çiftit aq edhe më të shumta janë konfliktet që kanë si shkak paranë. Ky fakt sigurisht nuk është edhe aq paradoksal nëse shihet nga këndvështrimi i tij se kur ka mungesë parash çifti do të detyrohet që të mbuloj domosdoshmërish vetëm nevojat bazë të cilat nuk janë të negociueshme në të kundërt sa më shumë rriten paratë në dispozicion aq më tepër rriten edhe opsionet se si çifti mund ti menaxhoj potencialisht paratë e tij”.
Përsëri sipas kësaj psikologe: “Në vija të përgjithëshme burrat dhe gratë duket se kanë këndvështrime të ndryshme për cilësitë që ja atribuojnë parasë. Për gratë paratë lidhen me sigurinë dhe stabilitetin si edhe ju pëlqen që të kursejnë disa para për ti pasur në rast nevoje. Ato tërhiqen nga burrat për të cilët mendojnë se mund tu ofrojnë siguri financiare dhe shpesh mbajnë një “llogari të fshehtë”. Burrat nga ana tjetër priren që të ndërrmarin më shumë risqe me paratë. I lidhin ato drejtpërdrejt me vlerën e tyre personale (vlerën e burrave) dhe e konsiderojnë mungesën e tyre si një goditje për vetvlerësimin e tyre. Ata shpenzojnë para në mënyrë që të jenë të pëlqyeshëm nga gratë dhe shpesh thonë gënjeshra në lidhje me të ardhurat e tyre ekonomike.”
Hejdi Ker, psikologe e specializuar për dhunën në familje kostaton se:“Për shkak se pavarësia ekonomike është e domosdoshme përpara se një grua të dëshiroj të largohet nga jeta bashkëshortore, qoftë e vetme ose me fëmijë, është jashtëzakonisht e vështirë për gratë të largohen nga një martesë nëse nuk kanë ndonjë mënyrë për të fituar vetë para. Gjithashtu, për shkak se rolet gjinore me kalimin e kohës bëhen edhe më komplekse ndërsa edhe gratë fillojnë që të fitojnë pavarësi ekonomike, natyrshëm lindin edhe më tepër konflikte martesore. Me fjalë të tjera, hyrja e grave në fuqinë puntore i lejoi ato që të braktisin martesat jo të suksesshme për herë të parë. Ato nuk ishin më të lidhura ekonomikisht me partnerin abuziv dhe si rrjedhojë nuk ishin më të detyruara të qëndronin me ta, dhe kur në një marrdhënie nevojat e tyre nuk plotësoheshin gratë, në një shkallë të madhe, filluan që të merrnin vendim për divorc. Kjo gjë na ndihmon edhe për të shpjeguar se pse gratë e arsimuara në universitet kanë më shumë gjasa ti japin fund martesës. Në vende dhe kultura të ndryshme gratë që janë të afta ekonomikisht për tu kujdesur për veten e tyre, gjë që zakonisht shoqërohet edhe me nivele më të larta arsimore, kanë më shumë gjasa të vendosin për divorc sesa gratë që nuk janë në gjendje që të kujdesen ekonomikisht për veten dhe fëmijët e tyre."
Paraja ka një fuqi të madhe në jetën individule dhe sociale madje ajo mund të shpenzojë të gjitha energjitë shpirtërore dhe fizike dhe të kontrollojë marrdhëniet sociale në çift aq sa të bëhet një “zot”.
Vetë Zoti Krisht tha nuk mund t’i shërbeni dy zotërinjve: “Asnjë shërbëtor nuk mund t'u shërbejë dy zotërinjve. Ai ose do të urrejë njërin e do të dojë tjetrin, ose do të jepet pas njërit e do të lërë pas dore tjetrin. Nuk mund t'i shërbeni edhe Perëndisë, edhe parasë”(Luka 16-13).“Askush nuk mund t'u shërbejë dy zotërinjve, sepse ose do të urrejë njërin dhe do ta dojë tjetrin; ose do t'i qëndrojë besnik njërit dhe do të përçmojë tjetrin”(Mateu 6-24).
Prandaj si mund të jenë besnik madje edhe ta duan bashkëshortët njëri-tjetrin kur të gjitha i kanë të përbashkëta kurse paratë i kanë të veçanta. Ata pa kuptuar kanë nxjerrë shejtanin nga shishja dhe kur të shfaqen problemet, lodhja, keqkuptimet, vështirësitë, sëmundjet në rrugën e përbashkët të martesës ai demoni i parasë (mamonaj) do t'ju përshpërisë mos ki frikë ti ke paratë e tua je i siguruar dhe mund të ndahesh pa problem nga ai ,ajo.
Të jesh i martuar madje edhe në Kishë dhe të këmbëngulësh që të kesh paratë dhe kuletën tënde është në kundërshtim me projektin e Zoti që ciftit të b?het një por edhe fyese ndaj bashkëshortit ose bashkëshortes, është shenjë se nuk i beson dhe nuk e vlerëson dhe e nxjer veten jashtë rregullit që ka vendosur Perëndia në lidhjen martesore nëpërmjet apostullit:
“Ju, gratë, nënshtrohuni burrave tuaj porsi Zotit, sepse burri është kreu i gruas, sikurse edhe Krishti është kreu i kishës, dhe ai vetë është Shpëtimtari i trupit. Ashtu si kisha i është nënshtruar Krishtit, kështu gratë duhet t’i nënshtrohen burrave të tyre në çdo gjë. Ju, burra, t’i doni gratë tuaja, sikurse edhe Krishti ka dashur kishën dhe e ka dhënë veten e vet për të, që ta shenjtërojë, pasi e pastroi me larjen e ujit me anë të fjalës, që ta nxjerrë atë përpara vetes të lavdishme, pa njolla a rrudha a ndonjë gjë të tillë, por që të jetë e shenjtë dhe e paqortueshme. Kështu burrat duhet t’i duan gratë e veta porsi trupat e tyre; kush do gruan e vet do vetveten. Sepse askush nuk urreu mishin e vet, por e ushqen dhe kujdeset me butësi për të, sikurse edhe Zoti bën me kishën, sepse ne jemi gjymtyrë të trupit të tij, të mishit të tij dhe të kockave të tij. Prandaj njeriu do të lërë babanë e vet dhe nënën e vet dhe do të bashkohet me gruan e vet, dhe të dy do të bëhen një mish i vetëm. Ky mister është i madh; tani unë e them në lidhjen me Krishtin dhe me kishën. Por secili nga ju kështu ta dojë gruan e vet sikurse e do veten e vet; dhe po kështu gruaja ta respektojë burrin”(Efesianët 5 22-33).
Pra mund të thotë ndokush se një burrë e do gruan dhe fëmijët si veten, ashtu si Krishti e do Kishën, kur ai mban një kuletë më vetë duke mos ja besuar ato gruas që ti’ mirë administrojë, edhe gruaja si mund të jetë e përkushtuar dhe e bindur ndaj burrit në të gjitha dhe të nxisë dhe të aftësojë udhëheqjen e tij në martesë dhe në familje, kur ajo ka portofoloin e saj?
Këshillohet që ashtu si të gjitha edhe paratë, kontributi i të dyve që nga dita e parë martesës të bashkohen dhe të jenë të përbashkëta në çift edhe në familje madje është mirë që të ketë një vënd të përbashkët ku aty të depozitohen kontributet dhe secili me mirëkuptim dhe sinqeritet të marrë ato që janë të nevojshme për veten dhe familjen.
Kur duhet të bëhet një shpenzim i konsiderueshëm për njëri tjetrin dhe familjen duhet të këshillohet çifti mes tyre madje duhen të futen edhe fëmijët në vendimmarrje me qëllim që ata të kuptojnë dhe të përfshihen në problemet familjare.
Çdo anëtar i familjes duhet të jetojë për të mirën e tjetrit dhe në këtë mënyrë “duke mbajtur barrën e njëri-tjetrit” duke përmushur “ligjin e Krishti” (Galatasve 6-2), “ta doni njëri-tjetrin, ashtu si unë ju kam dashur juve (Joani 15-12)./CNA.al
Në atë moment, kur Swan ndjeu aromën e biskotave madeleine...
Një kandil deti që praktikisht mund të mbijetonte përg...
Nga Marc Wittmann “Psychology Today” Kur vdiq Mbretër...
Nga Alexander J.Motyl “The Hill” Vladimir Putin po sh...
Çfarë po ndodh në Amerikë? Një personazh i famshëm dhe eks...
Ushtria ruse po tërhiqet me shpejtësi përgjatë frontit në ...
Lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizab...
Komisioneri Europian për Ekonominë, Paolo Xhentiloni, ...
Në fillim të tetori 1993, isha duke shëtitur nëpër rrugët ...
Ankthi, autizmi, skizofrenia dhe sindroma Turet, kanë ...
Gjëja më e mirë në lidhje me ndarjen e dikurshme Kinë-Bash...
Imagjinoni një skenë të tillë: Është një ditë e nxehtë...
Kokteji Molotov ka qenë një element kryesor i shumë as...
Për rreth një dekadë, Rafael Agilar Gajardo mbretëroi si n...
Kur Elizabeta II u ngjit në fron në vitin 1952, dielli në ...
Në Evropë po rritet gjithnjë e më shumë frika për krizën e...
“Nuk ka pasur kurrë një luftë të mirë apo një paqe të keqe...
Pas 25 vitesh, mediat dhe opinioni publik pyesin ende nëse...
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës e ka ndryshuar rendin europ...
Kryeministrja e Finlandës, Sana Marin, ishte vetëm 6 vjeçe...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...