E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

Çfarë po ndodh në Amerikë? Një personazh i famshëm dhe ekscentrik, i njohur si “djaloshi i jastëkut”, emri i tij i vërtetë i të cilit është Majk Lindëll, deklaroi dje se Byroja Federale e Hetimit (FBI) i sekuestroi telefonin e tij celular.
Lindëll, një ish-i varur nga droga, i kthyer në një sipërmarrës të suksesshëm, dhe që tani është një mbështetës kryesor i lëvizjes së Donald Trump, thotë se ishte duke u kthyer nga gjuetia kur “makinat u ndalën para nesh, anash dhe pas nesh”. Unë u thashë atyre që ishin me mua se “këta njerëz janë ose kriminelë ose agjentë të FBI-së”.
Dhe rezultoi që të ishin të FBI-së. Lindëll është një djalë me një sjellje shpeshherë të çuditshme, dhe pretendimet e tij duhet të trajtohen me një lloj mosbesimi. Megjithatë, ka prova në rritje se Departamenti i Drejtësisë dhe Byroja Federale e Hetimit, po e trajtojnë tani lëvizjen e Trump si një kërcënim të terrorizmit të brendshëm.
Le të kthehemi disi pas në kohë. Në fillim të këtij muaji, presidenti Xho Bajden mbajti një fjalim të veçantë në Filadelfia. “Donald Trump dhe republikanët e lëvizjes MAGA (Make America Great Again, Ta bëjmë sërish madhështore Amerikën), përfaqësojnë një lëvizje ekstremiste që kërcënon vetë themelet e republikës sonë”, tha ai.
Pra Bajden etiketon si terroristë një pjesë të madhe të publikut amerikan. Vështirë se kjo lloj gjuhe përputhet me imazhin e një plaku të çuditshëm, që deri dje bënte thirrje për “unitet”. Prapëseprapë, duke e rilexuar atë fjalim, të zhveshur nga konteksti dhe ambienti përreth,
them se fjalimi i Bajden përfaqëson qartazi një moment të jashtëzakonshëm dhe alarmues në politikën amerikane: një Komandant i Përgjithshëm i ushtrisë amerikane, që deklaron se kundërshtarët e tij politikë përfaqësojnë një kërcënim për sigurinë kombëtare.
Ia vlen të citojmë disa pjesë të fjalimit të Bajdenit: ”Republikanët e MAGA-s nuk e respektojnë Kushtetutën. Ata nuk besojnë te shteti i së drejtës. Nuk e njohin vullnetin e popullit. Ata refuzojnë të pranojnë rezultatet e zgjedhjeve të lira.
Dhe ndërsa po flas këtu, ata po punojnë, shtet pas shteti, për t’u dhënë pushtet militantëve dhe miqve të tyre, për të diktuar zgjedhjet në Amerikë, duke i fuqizuar mohuesit e zgjedhjeve për të minuar vetë demokracinë. Forcat e MAGA-s janë të vendosura për ta kthyer pas këtë vend, tek një Amerikë ku nuk ekziston e drejta për të zgjedhur, ku nuk njihet e drejta e privatësisë, ku gratë nuk kanë të drejtë të përdorin kontraceptiven, dhe as për t’u martuar me atë që duan.
Ata po promovojnë udhëheqësit autoritarë dhe po nxitin dhunën politike, e cila përbën një kërcënim për të drejtat tona personale, për një drejtësi të pavarur, për sundimin e ligjit, për vetë shpirtin e këtij vendi. Ata e shohin turmën që sulmoi Kapitolin më 6 janar 2021 - duke sulmuar brutalisht organet e zbatimit të ligjit - jo si kryengritës që i vendosën thikën në fyt demokracisë sonë, por si patriotë.
Dhe ata e cilësojnë rezistencën e dhunshme ndaj një transferimi paqësor të pushtetit pas zgjedhjeve të 2020-ës, si një përgatitje për zgjedhjet e viteve 2022 dhe 2024. Ata provuan gjithçka herën e fundit për të anuluar votat e 81 milionë njerëzve. Këtë herë, janë të vendosur të kenë sukses në pengimin e vullnetit të popullit”.
Mund të argumentohet me të drejtë, se aktorët politikë që refuzojnë të pranojnë rezultatet e zgjedhjeve, janë të rrezikshëm për demokracinë. Por amerikanët gëzojnë të drejtën kushtetuese të mendojnë dhe të thonë çfarë të duan mbi zgjedhjet e 2020-ës. Ndaj duke i denoncuar ata si persona “non grata” në demokracinë amerikane, është Bajden ai që ndoshta nuk po tregon “respekt” për Kushtetutën e vendit.
Por pjesa ndoshta më shqetësuese e atij fjalimi, është përzierja e çështjeve politike, me ato që lidhen me rëndësinë e “njohjes së vullnetit të popullit”. Dhe këtu nuk është vetëm fakti se Trump dhe lëvizja MAGA refuzojnë që të njohin zgjedhjet, por edhe se ata duan që “ta kthejnë vendin pas”, pra të kundërshtojnë qasjen e demokratëve mbi abortin, çështjet e LGBTQ dhe të drejtën për privatësi.
Është e çuditshme të dëgjosh Bajdenin, një katolik praktikant, të denoncojë si armiq të shtetit njerëzit që janë kundër kontraceptivëve. Sipas kësaj logjike, edhe kisha së cilës ai i përket, është gjithashtu një anatemë për demokracinë amerikane. Por kërcënimi i vërtetë qëndron tek ideja e tij se duhet të shtypen njerëzit që nuk pajtohen me idetë progresiste të së majtës.
Gjithsesi, ai ishte vetëm një fjalim, dhe e gjithë zhurma e republikanëve për “kthesën fashiste” të Bajdenit dukej si hiperbolike. Por në ditët që pasuan fjalim, është bërë gjithnjë e më e qartë se diskursi i tij për “mbrojtjen e demokracisë”, është një fushatë e ndërgjegjshme dhe e dukshme për ta demonizuar opozitën, pavarësisht këmbënguljes së tij se nuk është kështu.
Bajden përkujtoi 20-vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit me një fjalim tjetër, në të cilin tha se kjo ditë “nuk kishte të bënte me të kaluarën”. “Fjala është për të ardhmen. Ne e kemi detyrimin tonë për të mbrojtur demokracinë tonë”-tha ai. Në të njëjtën ditë zëvendës/presidentja Kamala Harris shtoi se 20 vjet pasi islamikët radikalë rrëzuan kullat binjake, kërcënimi për Amerikën vjen sot nga “mohuesit e zgjedhjeve” dhe nga ata “që refuzojnë të dënojnë” sulmin e 6 janarit mbi Kapitol.
Ndërkohë Sekretari i Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Alehandro N.Majorkas, tha se “peizazhi i kërcënimeve ka evoluar në mënyrë të konsiderueshme gjatë 20 viteve të fundit, duke përfshirë ideologjinë e urrejtjes, ndjenjat anti-qeveritare, narrativat e rreme nga platformat publike, madje edhe ankesat personale”.
Ndjenja antiqeveritare? A është tanimë e paligjshme diçka e tillë? Administrata Bajden duket se po na thotë:nëse mbështet aktorë politikë të pa miratuar nga establishmenti, atëherë je një kërcënim për Republikën. Dhe kjo nuk është thjesht retorikë. Tani Departamenti i Drejtësisë dhe FBI-ja, po e zbatojnë me shumë zell mesazhin e Bajden.
Të djathtët që kanë thënë “gjërat e gabuara” në Facebook, po thonë tani se janë vënë në shënjestër. Për rreth 40 mbështetës të shquar të Trump janë lëshuar me fletëthirrje, me sa duket në lidhje me aktivitetet e tyre rreth 6 janarit 2021. Dy këshilltarëve të Trumpit u janë sekuestruar telefonat.
Stiv Benon është arrestuar dhe akuzuar për pastrim parash. Nuk ka dyshim se rasti Benon ka veçoritë e veta, dhe çdo sulm i FBI-së apo i Departamentit të Drejtësisë mund të justifikohet me disa baza ligjore. Por të marra së bashku, ato duken si ajo që shumë republikanët të MAGA thonë se është një fushatë e koordinuar politike.
A ka vërtet gjithçka lidhje me “tentativën e kryengritjes” të 6 janarit ? A po bëhet kjo për mbrojtjen e demokracisë? Apo është një përpjekje autoritare për të shtypur opozitën përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit në nëntor? Njerëzit që duan vërtet ta mbrojnë demokracinë duhet të paktën të lejohet të pyesin.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Ushtria ruse po tërhiqet me shpejtësi përgjatë frontit në ...
Lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizab...
Komisioneri Europian për Ekonominë, Paolo Xhentiloni, ...
Në fillim të tetori 1993, isha duke shëtitur nëpër rrugët ...
Ankthi, autizmi, skizofrenia dhe sindroma Turet, kanë ...
Gjëja më e mirë në lidhje me ndarjen e dikurshme Kinë-Bash...
Imagjinoni një skenë të tillë: Është një ditë e nxehtë...
Kokteji Molotov ka qenë një element kryesor i shumë as...
Për rreth një dekadë, Rafael Agilar Gajardo mbretëroi si n...
Kur Elizabeta II u ngjit në fron në vitin 1952, dielli në ...
Në Evropë po rritet gjithnjë e më shumë frika për krizën e...
“Nuk ka pasur kurrë një luftë të mirë apo një paqe të keqe...
Pas 25 vitesh, mediat dhe opinioni publik pyesin ende nëse...
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës e ka ndryshuar rendin europ...
Kryeministrja e Finlandës, Sana Marin, ishte vetëm 6 vjeçe...
Bota është në pragun e një katastrofe bërthamore, dhe krye...
Çdo vit, miliona copa shkëmbore nga hapësira digjen në atm...
Pesë muaj pas zhdukjes së saj të papritur, Maria Adela K.d...
Në dimrin e vitit 2004, shumë gra filluan të paraqiten në ...
Ne e përdorim fjalën “mik” për të përshkruar një gamë të g...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...