LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Letra dramatike e një ushtari rus parathotë edhe fatin tragjik të Putinit

16 Shtator 2022, 11:27, Blog CNA
Letra dramatike e një ushtari rus parathotë edhe fatin tragjik të
Vladimir Putin

Nga Alexander J.Motyl “The Hill”

Vladimir Putin po shkon drejt greminës. Dëshmi për këtë është letra e mëposhtme, e shkruar nga një ushtar 26-vjeçar në ushtrinë ruse, V.V.Tarasenko. Ne nuk dimë asgjë për Tarasenkon, përveç faktit që ai ishte një banor i krijesës artificiale të Putin, të ashtuquajturës Republika Popullore e Luhanskut, dhe që ka një bashkëshorte, Valerian, dhe një djalë të vogël.

Po ashtu dimë se Tarasenko vdiq në betejë gjatë ofensivës së fundit ukrainase në provincën Kharkiv. Letra e viktimës u gjet nga agjentët e shërbimit sekret ukrainas, ndërsa u postua në "Facebook" nga analisti dhe ushtari ukrainas Taras Berezovets. Letra ishte shkruar me pak shenja pikësimi dhe pa shkronja të mëdha. Unë i kam shtuar ato për ta bërë më të kuptueshme. Ja cila është përmbajtja e saj:

Kjo letër është për të ardhmen, nëse do të kem vdekur, do të më kenë kapur rob ose do të jem shndërruar në një perime! Shkruar më 17.7.2022. Është shumë e vështirë të shkruaj, jam duke qarë, por duhet të shkruaj. Lera e dashur, thuaji djali tonë se çfarë babai isha, se na dërguan si mish për top në Zaliman (fshat në provincën ukrainase Kharkiv) pa jelekë antiplumb, pa municione, pa armë normale.

Kjo është situata jonë. Kur djali ynë të rritet, thuaji se babai i tij donte shumë që të rikthehej në shtëpi, për të qenë babai më i mirë që ka ekzistuar ndonjëherë. Kam pirë shumë, dhe po shkruaj i mbytur nga emocionet. E di se e gjitha do të harrohet, dhe se ti do të jetosh jetën tënde, se do të gjesh një burrë të ri, se unë thjesht do të zhdukem në luftë si të gjithë të tjerët.

Për fat të keq nuk pata një jetë normale. Thuaji tim biri se babai ishte atlet, se nuk pinte duhan dhe as alkool. Është e tmerrshme: Të gjithë më kanë harruar. Është shumë e vështirë ta pranosh gjithë këtë, por të gjithë njerëzit vdesin në një moment. Dhe ky cikël nuk mund të ndryshohet. Është shumë keq të vdesësh në verë. Ah sikur të isha në breg të detit...

Për gruan time V.V.Tarasenko

Por fati tragjik dhe ankesat e Tarasenkos nuk janë unike. Udhëheqja ruse, me Putinin në

krye, ka shfaqur një qëndrim tejet cinik ndaj jetëve njerëzore - jo vetëm të ukrainasve të pafajshëm, të cilët kanë qenë objektiva të gjenocidit, por edhe të ushtarëve rusë dhe banorëve të të vetëquajturve Republikave Popullore në Luhansk dhe Donetsk (LNR dhe DNR), që të dyja të njohura si të pavarura nga Federata Ruse.

Siç e thotë edhe Tarasenko në letër, ushtarët e ushtrisë ruse nuk janë asgjë më pak sesa mish për top. Me shumë gjasa për t’u dërguar në front pa trajnimin, furnizimet, armatimin dhe municionin e nevojshëm janë burrat e LNR dhe DNR, shumica e të cilëve janë rekrutuar me forcë dhe janë dërguar drejt vdekjes së sigurt.

Kjo sjellje tregon “shqetësimin” e Vladimit Putinit për banorët rusisht-folës të Ukrainës. Tarasenko e dinte shumë mirë që ai ishte një mish për top. Edhe rekrutët e tjerë duhet ta dinë se janë dërguat drejt vdekjes së sigurt. Është e vështirë të imagjinohet që të jetë i lartë morali në mesin e ushtarëve që përballen me vdekjen e sigurt pa ndonjë arsye të fortë, përveç ambicieve megalomane dhe egos së tepruar të diktatorit fashist të vendit të tyre.

Ndërkohë, është edhe më e vështirë të imagjinohet një skenar, në të cilin një ushtri e përbërë nga djem të tmerruar nga frika, dhe që ëndërrojnë të kalojnë pushimet në plazh me të dashurat apo gratë e tyre, të mundet të përballojë një luftë absurde dhe aq më pak ta fitojë atë.

Letra e Tarasenkos parashikon vdekjen e tij, por mund të parathotë edhe fundin e afërt të Putinit. Lufta e tij - siç duhet të jetë e dukshme tani edhe për propagandistët e Kremlinit, të majtët gjermanë dhe neorealistët në SHBA - po rezulton të jetë një nga gabimet e mëdha strategjike në histori.

Ashtu si Napoleoni dhe Hitleri, Putin rrezikon me siguri të përballet me largimin nga pushteti dhe një mërgim të mundshëm në ndonjë ishull të largët apo në bunkerin e tij. Me këtë skenar duket se pajtohen edhe politikë-bërësit lokalë në Shën Petersburg dhe Moskë.

Më 8 shtator, moskovitët miratuan një rezolutë ku thuhej qartë se Putini duhet të largohet nga pushteti: “Ne kërkojmë që ju të largoheni nga posti i presidentit, sepse pikëpamjet tuaja dhe modeli juaj i sundimit janë të vjetruara, dhe pengojnë zhvillimin e Rusisë dhe potencialin e saj zhvillimor”.

Ata nga Shën Petersburgu, vendlindja e Putinit, ishin edhe më radikalë, duke propozuar që Duma, parlamenti rus që ka një rol formal në këtë regjim, ta akuzojë Putinin për “tradhti shtetërore” me qëllim shkarkimin e tij nga detyra.

Putini e ka humbur legjitimitetin e tij që të vijoj të mbetet në pushtet si sundimtar - madje edhe si një diktator fashist - duhet të konsiderohet legjitim nga elitat. Nëse siç duket, pikëpamjet e Tarasenkos së ndjerë dhe të politikë-bërësve në Moskë dhe Shën Petersburg janë të përhapura në Rusi, atëherë vetëm sa mund të përshpejtohet shthurja e vazhdueshme e ushtrisë ruse dhe të rritet pakënaqësia popullore.

Një shpërthim i trazirave sociale mund të bëhet i pashmangshëm. Sido që të jetë skenari, fundi i Putinit është padyshim i afërt, dhe bota do të bënte mirë të minimizonte shanset e veprimit të tij edhe më shkatërrues, duke e përshpejtuar një fitore të Ukrainës, dhe duke i dhënë mbështetje opozitës demokratike ruse, për t’i dhënë sa më shpejt fund epokës së Putinit.

Shënim:Alexander J.Motyl, profesor i shkencave politike në Universitetin Ratxhers-Njuark./ Pershtati ne shqip CNA.al

 

Lajmet e fundit nga