"E ka fituar dhe një prej kumbarëve të qeverisë në takimin e Arubës"/ Këlliçi: Të anulohet procedura për Milot–Balldren
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është sh...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është sh...

Një kandil deti që praktikisht mund të mbijetonte përgjithmonë (gjithnjë nëse nuk gllabërohet nga ndonjë specie tjetër) po fillon t’i zbulojë botës recetën për të mos vdekur nga pleqëria. “Turritopsis dohrnii”, i njohur si “kandili i detit Benxhamin Batën”, ka një kopje të dyfishtë të gjeneve që e mbrojnë dhe riparojnë ADN-në. Një ekip biologësh nga Universiteti i Oviedos në Spanjë, e zbuloi atë duke e krahasuar kodin e tij gjenetik me atë të një specie fqinje. Hulumtimi u publikua në revistën shkencore “PNAS”.
Cikli i jetës
Kandili i detit e nis jetën në formën e një larve që endet sa andej këtej i bartur nga uji, derisa të gjejnë një sipërfaqe shkëmbore ku mund të ankorohet. Në këtë pikë metamorfoza ndodh te polipet (mos i ngatërroni me oktapodët), një koloni klonesh që riprodhohen me shpejtësi në mënyrë aseksuale përmes lulëzimit.
Çdo individ gjeneron një tjetër dhe identik me veten. Disa lloje polipesh, janë në gjendje të prodhojnë kandilë deti të vegjël në kushte të veçanta, të cilët largohen nga kolonia dhe nisin jetën e tyre të pavarur. Këta janë kandilët e detit që ne i ndeshim zakonisht në detet tona, të cilët riprodhohen aseksualisht, nëpërmjet fekondimit të jashtëm, duke lëshuar vezët e tyre në mjedisin detar.
Rinisje nga e para

Zakonisht në këtë fazë të rritur kandili i detit plaket dhe vdes. Por jo T.dohrnii. Kur plagoset ose kur janë të vështira kushtet mjedisore - me pak fjalë, kur është gati të vdesë - ky kandil deti me një mijë burime e braktis veten në shtratin e detit dhe nis një kalbje të çuditshme. Qelizat e tij grumbullohen sërish në një masë amorfe, ngjiten në një substrat shkëmbor dhe bëhen sërish polipe, gati për t'u shndërruar në kandil deti të ri. Është një fillim i ri, një regres në një fazë të papjekurisë seksuale.
Një studim më në thellësi
Kjo aftësi njihet që nga fundi i viteve 1980. Por tani Maria Paskual-Torner dhe kolegët e saj spanjollë kanë kërkuar tek ADN-ja përgjigjet për burimin e rinisë së përjetshme të kësaj specieje. Ata renditën ADN e T.dohrnii, dhe e krahasuan atë me atë të një kandili deti të ngjashëm por vdekjeprurës, “Turritopsis rubra”.
Kopjet e gjeneve të lidhura me riparimin dhe mbrojtjen e ADN-së, i japin mundësi T.Dohrnii të prodhojë sasi më të mëdha proteinash mbrojtëse dhe “ristrukturuese”. Mutacione të tjera të veçanta, bëjnë që kandili i detit të ndalë ndarjen e qelizave dhe parandalojë degradimin e telomereve (pjesët e ADN-së që gjenden në fund të çdo kromozomi, dhe që parandalojnë ndërprerjen e spirales). Shpërbërja e telomereve, është një nga arsyet e plakjes së metabolizmit të qenieve të gjalla.
A mund ta mësojmë ne njerëzit këtë mekanizëm?

Por kjo nuk është e gjitha. Gjatë metamorfozës që e kthen atë në fazën e polipit, kandili i detit T.dohrnii është në gjendje të çaktivizojë gjenet e përfshira në maturimin qelizor, në mënyrë që të rivendosë qelizat në një gjendje fillestare dhe të aktivizojë të tjera që lejojnë specializimin e qelizave të sapolindura, kur një kandil deti i ri shkëputet nga kandili i ri.
Studimi i gjeneve ekuivalente tek njerëzit ose minjtë, mund të na ofrojë një informacion shumë të rëndësishëm mbi plakjen dhe sëmundjet e lidhura me to, si kanceri ose sëmundjet neurodegjenerative./Pershtati ne shqip CNA.al
Nga Marc Wittmann “Psychology Today” Kur vdiq Mbretër...
Nga Alexander J.Motyl “The Hill” Vladimir Putin po sh...
Çfarë po ndodh në Amerikë? Një personazh i famshëm dhe eks...
Ushtria ruse po tërhiqet me shpejtësi përgjatë frontit në ...
Lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizab...
Komisioneri Europian për Ekonominë, Paolo Xhentiloni, ...
Në fillim të tetori 1993, isha duke shëtitur nëpër rrugët ...
Ankthi, autizmi, skizofrenia dhe sindroma Turet, kanë ...
Gjëja më e mirë në lidhje me ndarjen e dikurshme Kinë-Bash...
Imagjinoni një skenë të tillë: Është një ditë e nxehtë...
Kokteji Molotov ka qenë një element kryesor i shumë as...
Për rreth një dekadë, Rafael Agilar Gajardo mbretëroi si n...
Kur Elizabeta II u ngjit në fron në vitin 1952, dielli në ...
Në Evropë po rritet gjithnjë e më shumë frika për krizën e...
“Nuk ka pasur kurrë një luftë të mirë apo një paqe të keqe...
Pas 25 vitesh, mediat dhe opinioni publik pyesin ende nëse...
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës e ka ndryshuar rendin europ...
Kryeministrja e Finlandës, Sana Marin, ishte vetëm 6 vjeçe...
Bota është në pragun e një katastrofe bërthamore, dhe krye...
Çdo vit, miliona copa shkëmbore nga hapësira digjen në atm...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...