Sloganet kundër në protestë/ Berisha: Janë vegël e opozitës së opozitës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar...

Në një botë në ndryshim të vazhdueshëm, qëndrueshmëria e partneritetit transatlantik bie gjithnjë në sy. NATO është një organizatë më e moshuar se unë, dhe unë nuk jam më i ri. Ajo është më e vjetër sesa mbretërimi i Mbretëreshës Elizabeta II në Britani.
Kauza e tij origjinale - të mbante Bashkimin Sovjetik jashtë, amerikanët brenda dhe gjermanët poshtë - është më pak e rëndësishme sesa dikur (pavarësisht nga lufta e Rusisë në Ukrainë). Gjithsesi, aleanca shihet me respekt në të dyja anët e Atlantikut. Por Pakti i Varshavës është zhdukur, dhe Bashkimi Sovjetik është shembur.
Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar mbi 20 vjet në luftëra të kushtueshme dhe të pasuksesshme në Lindjen e Mesme. Kina është shndërruar nga një vend i madh i varfër me shumë pak ndikim global, në vendin e dytë më të fuqishëm në botë, dhe liderët e saj synojnë një rol edhe më të madh global në të ardhmen.
Vetë Europa ka përjetuar ndryshime të mëdha: ndryshime demografike, kriza të përsëritura ekonomike, luftëra civile në Ballkan, dhe këtë vit një luftë shkatërruese, e cila duket se do të vazhdojë edhe për ca kohë. Sigurisht, “partneriteti transatlantik” nuk ka qenë tërësisht statik.
NATO është shtuar me anëtarë të rinj gjatë gjithë historisë së saj, duke filluar me Greqinë dhe Turqinë në vitin 1952, të ndjekura nga Spanja në vitin 1982, më pas një mori ish-aleatësh sovjetikë duke filluar nga viti 1999, dhe së fundmi nga Suedia dhe Finlanda.
Edhe shpërndarja e shpenzimeve brenda aleancës ka pasur luhatje, teksa pas përfundimit të Luftës së Ftohtë shumica e vendeve të Europës i kanë reduktuar drastikisht kontributet e tyre në mbrojtje. Po ashtu, NATO ka përjetuar ndryshime të ndryshme doktrinore, disa prej tyre më të rëndësishme se të tjerat.
Prandaj ia vlen të pyesim se çfarë forme duhet të marrë partneriteti transatlantik në të ardhmen. Si duhet ta përcaktojë misionin dhe si t’i shpërndajë përgjegjësitë e saj? Unë mendoj se mund të evoluojë në të paktën njërin nga katër modele të ndryshme.
Modeli nr.1: Vazhdimi i veprimtarisë si zakonisht
Sipas këtij modeli, NATO do të mbetej e fokusuar kryesisht te siguria e Europës. SHBA-ja do të mbetet “ndihma e parë” e Europës, dhe liderja e pakundërshtueshme e aleancës, siç ka qenë edhe gjatë luftës në Ukrainë. Ndarja e barrës do të anonte sërish nga Uashigtoni. Aftësitë ushtarake të Amerikës, do të vazhdonin të linin në hije ato të ushtrive të Europës, ndërsa “ombrella bërthamore” e SHBA-së do të mbronte ende anëtarët e tjerë të aleancës.
Por ky model ka disa dobësi serioze. Më e dukshme është kostoja e oportunitetit: nëse SHBA-ja mbetet reaguesja kryesore për çdo gjë që ndodh në Europë, Uashingtoni e ka të vështirë t’i kushtojë kohë, vëmendje dhe burime të mjaftueshme Azisë, ku kërcënimet ndaj ekuilibrit të fuqisë janë dukshëm më të mëdha, dhe ku mjedisi diplomatik është veçanërisht i ndërlikuar.
Modeli nr.2: Demokraci ndërkombëtare
Ky model e vë theksin te karakteri i përbashkët demokratik i shumicës së anëtarëve të NATO-s, dhe te ndarja në rritje midis demokracive dhe autokracive (sidomos të Rusisë dhe Kinës). Ky vizion qëndron prapa përpjekjeve të administratës Bajden për të theksuar vlerat e përbashkëta demokratike, dhe dëshirës së saj të deklaruar haptazi për të provuar se demokracia mund t’ia kalojë ende autokracisë në skenën globale.
Në dallim nga modeli i parë, që fokusohet kryesisht te siguria europiane, ky koncept i partneritetit transatlantik përfshin një axhendë më të gjerë globale. Ai e koncepton politikën bashkëkohore botërore si një garë ideologjike midis demokracisë dhe autokracisë, dhe beson se kjo luftë duhet të zhvillohet në një shkallë globale.
Prandaj, nëse Shtetet e Bashkuara po “orientohen” drejt Azisë, njëlloj duhet të veprojnë edhe partnerët e saj europianë, por me synimin më të gjerë të mbrojtjes dhe promovimit të sistemeve demokratike. Ky vizion është i thjeshtë - demokracia është e mirë, autokracia e keqe - por të metat e tij janë shumë më të mëdha sesa virtytet.
Së pari, një kornizë e tillë do të ndërlikojë në mënyrë të pashmangshme te marrëdhëniet me autokracitë që kanë zgjedhur të mbështetin SHBA-ja ose Europa (si Arabia Saudite ose monarkitë e tjera të Gjirit) dhe ta ekspozojë partneritetin ndaj akuzave për hipokrizi.
Së dyti, ndarja e botës në demokraci miqësore dhe diktatura armiqësore, do të përforcojë lidhjet mes këtyre të fundit, dhe do t’i dekurajojë të parët që të luajnë skemën “përça e sundo”. Së fundi, vënia në qendër e vlerave demokratike, rrezikon që ta kthejë partneritetin transatlantik në një organizatë ndëshkimore, që kërkon vendosjen e demokracisë kudo që është e mundur.
Modeli nr.3: Një qasje globale kundër Kinës
Ky model synon të bashkojë partnerët europianë të Amerikës me marrëveshjet dypalëshe që ekzistojnë tashmë në Azi, dhe ta përdorë potencialin e Europës për të përballuar të vetmin konkurrent serioz me të cilin SHBA-ja ka të ngjarë të përballet për shumë vite, Kinën.
Në pamje të parë, ky është një vizion tërheqës, dhe marrëveshja AUKUS midis Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Australisë, mund të cilësohet si një shembull i hershëm. Por ky model ka dy probleme të dukshme. Së pari, Kina mund të jetë gjithnjë e më e fuqishme dhe ambicioze, por ushtria e saj nuk do të marshojë nëpër Azi për të goditur Europën.
Prandaj, duhet pritur një sjellje balancuese më e butë nga ana e Europës përkundrejt Kinës. Së dyti, anëtarët europianë të NATO-s nuk kanë kapacitetin e duhur ushtarak për të ndikuar ndjeshëm në ekuilibrin e fuqisë në rajonin Indo-Paqësor, dhe s’kanë gjasa që ta fitojnë atë së shpejti.
Modeli nr.4: Një ndarje e re e punëve
Në këtë skenar, Europa merr përgjegjësinë kryesore për sigurinë e vet, dhe Shtetet e Bashkuara i kushtojnë vëmendje shumë më të madhe rajonit të Indo-Paqësorit. Ajo do të rikthehej në Europë, vetëm nëse ekuilibri rajonal i pushtetit do të luhatej shumë. Ky model nuk mund të zbatohet brenda natës, dhe duhet të negociohet në një frymë bashkëpunuese.
Shënim: Stephen M.Walt, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Harvardit, SHBA.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Gjëja më e vlefshme që kemi ne si njerëz është jeta jonë d...
Mund të duket joshëse të besosh se bota jonë e modernizuar...
Vdekja e Mbretëreshës Elizabeta II, dhe fundi i mbretërimi...
Sot është bërë një trend, madje edhe mes të krishterëve, q...
Në atë moment, kur Swan ndjeu aromën e biskotave madeleine...
Një kandil deti që praktikisht mund të mbijetonte përg...
Nga Marc Wittmann “Psychology Today” Kur vdiq Mbretër...
Nga Alexander J.Motyl “The Hill” Vladimir Putin po sh...
Çfarë po ndodh në Amerikë? Një personazh i famshëm dhe eks...
Ushtria ruse po tërhiqet me shpejtësi përgjatë frontit në ...
Lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizab...
Komisioneri Europian për Ekonominë, Paolo Xhentiloni, ...
Në fillim të tetori 1993, isha duke shëtitur nëpër rrugët ...
Ankthi, autizmi, skizofrenia dhe sindroma Turet, kanë ...
Gjëja më e mirë në lidhje me ndarjen e dikurshme Kinë-Bash...
Imagjinoni një skenë të tillë: Është një ditë e nxehtë...
Kokteji Molotov ka qenë një element kryesor i shumë as...
Për rreth një dekadë, Rafael Agilar Gajardo mbretëroi si n...
Kur Elizabeta II u ngjit në fron në vitin 1952, dielli në ...
Në Evropë po rritet gjithnjë e më shumë frika për krizën e...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...