Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...

Mund të duket joshëse të besosh se bota jonë e modernizuar dhe e globalizuar, mban çelësin e përparimit teknologjik. Ne po vazhdojmë që të shohim përparime të vazhdueshme mbi Inteligjencën Artificiale dhe teknologjinë që do të na e përmirësojë akoma më shumë jetën në të ardhmen.
Edhe shumë nga mrekullitë moderne që shohim sot, i marrim si të mirëqena. Në fakt shpikjet e zakonshme që përdorim çdo ditë, kanë një themel historik në kohët e lashta, pra mijëra vjet më parë. Ja cilat janë 5 nga këto shpikje që mund t'u themi faleminderit shpikësve të lashtë:
1. Ngrohja qendrore

Një nga sistemet e para të ngrohjes qendrore - i quajtur hipokaust - njihet që nga koha e Tempullit të Efesit, i ndërtuar rreth vitit 350 Para Krishtit. Historianët vlerësojnë Sergius Orata për përmirësimin e teknologjisë së hershme greke. Orata përdori një sistem shtyllash dhe pllakash të grumbulluara poshtë ndërtesave, për të drejtuar nxehtësinë nga një furre midis tokës, dyshemesë dhe mureve të ndërtesave dhe banjave publike romake. Duke pasur parasysh koston dhe mirëmbajtjen e një sistemi të tillë, vetëm më të pasurit mund të kishin struktura të tilla në shtëpitë e tyre.
2. Betoni

Sot, betoni është kudo rreth nesh, aq sa botës po i mbaron rëra. Ndërsa betoni modern daton në shekullin XIX, përdorimi i parë i materialeve të ngjashme daton që mijëra vjet më parë. Historianët kanë zbuluar se vepra e parë ndërtimore e ngjashme me betonin daton midis 12.000 dhe 8.000 vjet më parë.
Por ishin romakët ata që e përsosën betonin, duke e përdorur në godinat e mëdha prej mermeri që ndërtuan duke filluar nga shekulli III Para Krishti. Hiri vullkanik ishte një element kyç i betonit romak, duke e bërë atë dukshëm më të dobët sesa betoni ynë modern, por tepër i qëndrueshëm. Aftësia e Koloseut për t'u përballur me epokat është ndoshta shembulli më i jashtëzakonshëm.
3. Makinat shitëse

Heroni i Aleksandrisë krijoi makinën e parë shitëse, të cilën e shpërndau në tempujt përreth Egjiptit. Njerëzit depozitonin monedha në një të çarë që shtypte më pas një valvul metalike dhe lëshonte ujë të shenjtë. Kjo shpikje do të rikthehej shekuj më vonë në formën e saj moderne, duke shpërndarë ëmbëlsira për qytetarët.
4. Dyert automatike

Ishte po Heroni i Aleksandrisë që projektoi disa dyer që lëviznin në mënyrë automatike. Duke përdorur një altar zjarri, pompa uji dhe rrotulla, ai shpiku një mënyrë që besimtarët të hynin në një tempull në qytetin e tij të lindjes, pa pasur nevojë që dikush t’i hapte dyert e rënda.
5. Sistemet hidraulike

Njerëzit janë përpjekur që në kohët lashta që të heqin qafe mbeturinat. Depozitimi i hershëm i mbetjeve përfshinte një planifikimin në një shkallë më të madhe, diçka që civilizimi Harapan i luginës Indus e arriti në qytetin Mohenjo-Daro, i ndërtuar rreth vitit 2500 para Krishtit.
“Uji i freskët vinte përmes një rrjeti pusesh. Ujërat e zeza të gati çdo shtëpie dilnin jashtë në kanalin kryesor që kalonte përgjatë rrugës jashtë”- shkruan një historian. Në të njëjtën kohë, egjiptianët e lashtë nisën të përdornin tuba bakri në tempuj për të kulluar ujin e tepërt.
Më vonë akoma, romakët ndërtuan Cloaca Maxima, një dëshmi e aftësisë së tyre mbresëlënëse në inxhinieri.
E ndërtuar rreth shekullit VI para Krishtit, romakët e lidhën atë më vonë me banjat publike dhe tualetet përreth qytetit. Por funksioni i tij kryesor ishte të largonte nga rrugët ujërat që mblidheshin gjatë stuhive. Do të duhej të kalonin qindra vjet përpara se shpikësit të krijonin sistemet moderne të kanalizimeve që njohim sot.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Vdekja e Mbretëreshës Elizabeta II, dhe fundi i mbretërimi...
Sot është bërë një trend, madje edhe mes të krishterëve, q...
Në atë moment, kur Swan ndjeu aromën e biskotave madeleine...
Një kandil deti që praktikisht mund të mbijetonte përg...
Nga Marc Wittmann “Psychology Today” Kur vdiq Mbretër...
Nga Alexander J.Motyl “The Hill” Vladimir Putin po sh...
Çfarë po ndodh në Amerikë? Një personazh i famshëm dhe eks...
Ushtria ruse po tërhiqet me shpejtësi përgjatë frontit në ...
Lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizab...
Komisioneri Europian për Ekonominë, Paolo Xhentiloni, ...
Në fillim të tetori 1993, isha duke shëtitur nëpër rrugët ...
Ankthi, autizmi, skizofrenia dhe sindroma Turet, kanë ...
Gjëja më e mirë në lidhje me ndarjen e dikurshme Kinë-Bash...
Imagjinoni një skenë të tillë: Është një ditë e nxehtë...
Kokteji Molotov ka qenë një element kryesor i shumë as...
Për rreth një dekadë, Rafael Agilar Gajardo mbretëroi si n...
Kur Elizabeta II u ngjit në fron në vitin 1952, dielli në ...
Në Evropë po rritet gjithnjë e më shumë frika për krizën e...
“Nuk ka pasur kurrë një luftë të mirë apo një paqe të keqe...
Pas 25 vitesh, mediat dhe opinioni publik pyesin ende nëse...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...