Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Gjëja më e vlefshme që kemi ne si njerëz është jeta jonë dhe e atyre që na rrethojnë. Normat shoqërore dhe prioritetet e tjera, mund të na bëjnë që ta harrojmë këtë fakt të thjeshtë, por vendimtar. Dhe në këto kushte, disa nga gabimet më të thjeshta mund të përfundojnë duke marrë një jetë njeriu edhe pa qenë të ndërgjegjshëm për këtë.
E njëjta gjë vlen edhe për Esi Danbar, që mund të konsiderohet si një nga njerëzit më me fat që ka jetuar. Në vitin 1915, Danbar, që në atë kohë ishte 30 vjeç, pësoi një atak epilepsie. Në atë moment të gjithë menduan se ajo kishte ndërruar jetë.
Doktor Brigs nga Blekvill, Karolina e Jugut, që e kontrolloi i pari, arriti në përfundimin se gruaja afro-amerikane kishte vdekur, pasi ai nuk gjeti shenja jete (as frymëmarrje, dhe as puls). Kufoma e saj u vendos në një arkivol druri, dhe funerali u caktua për në orën 11 të paradites së nesërme.
Në atë kohë, funeralet ndodhnin shumë shpejt pasi nuk kishte nevojë për shumë përgatitje. Motra e Danbar jetonte në qytetin fqinj, dhe ajo u informua shumë vonë për funeralin dhe për vdekjen e papritur të motrës së saj. Ceremonia ishte shumë më e gjatë sesa zakonisht pasi jo një, por 3 klerikë predikuan një e nga një para arkëmortit.
Më pas arkivoli u fut në gropën 2 metra të thellë dhe përsipër iu hodh dhe. Pak minuta më vonë mbërriti me nxisim motra e Danbar. Ajo iu lut predikuesve që të gërmonin dhe nxirrnin arkivolin për pak çaste në mënyrë që të mund ta shihte motrën e saj për herë të fundit.
Pas një diskutimi të shkurtër mes tyre, pastorët ranë dakord që ta nxirrnin arkivolin. Kur u hap kapaku i arkivolit të gjithë të pranishmit u tronditën kur panë Esi Danbar, teksa po e shihte motrën e saj me një buzëqeshje në fytyrë.
Gruaja ishte në fakt gjallë, dhe po të mos kishte qenë për motrën e saj, ajo do të ishte varrosur e gjallë. Të 3 klerikët u tmerruan nga ajo që panë. Ata u zmbrapsën instiktivisht duke u rrëzuar që të tre në gropën e hapur.
Më i shkurtri prej tyre pësoi tri brinjë të thyera, ndërsa dy të tjerët e shkelën në përpjekjet e tyre të dëshpëruara për të dalë me shpejtësi nga varri i hapur. Kur Danbar u ngrit dhe doli nga arkivoli, të gjithë vrapuan ku të mundnin, duke menduar se ajo ishte një fantazmë.
Që nga ajo ditë, të gjithë në Blekvile e shihnin me dyshim Esi Danbar, duke menduar se ajo ishte një lloj zombie. Nuk ka një rrëfim specifik nga ajo periudhë, apo ndonjë histori tjetër të botuar për këtë ngjarje. Por një artikull gazete i vitit viti 1955, i botuar në “Augusta Chronicle” (25 gusht 1955), përmend dr.Brigs, dhe faktin se si ai shpalli gabimisht të vdekur një nga pacientet e tij, Esi Danbar, në vitin 1915.
Ndërkohë, ekziston një tjetër rrëfim nga një mjek vendas, që kuroi një nga pastorët e lënduar nga ajo që pa në funeral. Sipas rrëfimit të botuar ne gazetë: “Esi Danbar, 70 vjeçe, i mbijetoi mjekut që e shpalli të vdekur 40 vjet më parë. Afro-amerikania nga Blekvil ishte duke mbledhur pambuk, kur ndërroi jetë papritur. Ajo u varros sot, edhe pse arkivoli i saj u vulos gati gjysmë shekulli më parë”.
Që nga ajo kohë, kjo histori është shkruar dhe rishkruar nga revista dhe agjenci të ndryshme lajmesh në mbarë botën. Një nga rrëfimet më interesante është ai i Jan Bondeson, që shkroi librin me titull “Të varrosesh i gjallë: Historia rrëqethëse e frikës sonë më të madhe” .
Brenda librit, ai përmend edhe historinë e pazakontë të Esi Danbar. Aty jepet një përshkrim më i detajuar i ngjarjeve të vitit 1915. Brenda librit përmenden edhe burime parësore si të moshuarit e asaj kohe nga Karolina e Jugut që kanë dëgjuar mbi të, apo edhe nga ata që ishin të pranishëm në funeral.
Bondeson nënvizon gjithashtu se Danbar u bë një figurë mjaft e njohur brenda komunitetit të zonës, dhe se të gjithë e dinin historinë e varrosjes për së gjalli. Esi Danbar vdiq në vitin 1955 në moshën 70-vjeçare nga shkaqe natyrore.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Mund të duket joshëse të besosh se bota jonë e modernizuar...
Vdekja e Mbretëreshës Elizabeta II, dhe fundi i mbretërimi...
Sot është bërë një trend, madje edhe mes të krishterëve, q...
Në atë moment, kur Swan ndjeu aromën e biskotave madeleine...
Një kandil deti që praktikisht mund të mbijetonte përg...
Nga Marc Wittmann “Psychology Today” Kur vdiq Mbretër...
Nga Alexander J.Motyl “The Hill” Vladimir Putin po sh...
Çfarë po ndodh në Amerikë? Një personazh i famshëm dhe eks...
Ushtria ruse po tërhiqet me shpejtësi përgjatë frontit në ...
Lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizab...
Komisioneri Europian për Ekonominë, Paolo Xhentiloni, ...
Në fillim të tetori 1993, isha duke shëtitur nëpër rrugët ...
Ankthi, autizmi, skizofrenia dhe sindroma Turet, kanë ...
Gjëja më e mirë në lidhje me ndarjen e dikurshme Kinë-Bash...
Imagjinoni një skenë të tillë: Është një ditë e nxehtë...
Kokteji Molotov ka qenë një element kryesor i shumë as...
Për rreth një dekadë, Rafael Agilar Gajardo mbretëroi si n...
Kur Elizabeta II u ngjit në fron në vitin 1952, dielli në ...
Në Evropë po rritet gjithnjë e më shumë frika për krizën e...
“Nuk ka pasur kurrë një luftë të mirë apo një paqe të keqe...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...