Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Veshja e zezë nëpër funerale duket si një zgjedhje e pamend, apo jo? E zeza bart nuanca trishtimi, dëshpërimi dhe zymtësie. Funeralet janë një periudhë e mbajtjes së zisë, dhe jo një kohë për të veshur një fustan portokalli të sapoblerë, ndërsa bëni "selfie" për "Instagram" pranë një arkivoli.
Ashtu si shumë tradita të thjeshta, edhe veshja e zezë në një funeral ka një histori të gjatë përtej sensit të përbashkët apo shijeve kulturore. E megjithatë, një numër i madh kulturash anembanë botës, kanë të njëjtën traditë të veshjes së rrobave të zeza, ose të paktën të errëta gjatë funeraleve.
Por a ka në fakt diçka të qenësishme apo instinktive në veshjen e rrobave të zeza gjatë momentit të përcjelljes për në banesën e fundit të një njeriu që ka vdekur? A ka kjo traditë mbarëbotërore një origjinë të vetme historike?
A ndikojnë këtu efektet e globalizimit dhe monokultura jonë e përbashkët, mbarëbotërore, konsumatore? Përgjigja e shkurtër është po. Janë që të gjitha ato. Por ndërkohë e dimë se zakonet në lidhje me veshjen e zezë në funerale datojnë të paktën që në kohën e Perandorisë Romake, dhe u bënë shumë më popullore gjatë mbretërimit të Mbretëreshës Viktoria në Britaninë e Madhe.
Tradita e zisë në Perandorinë Romake
Le të jemi të qartë për një gjë: Praktikat e funeralit janë shumë të vjetra, pra para se ne të shpiknim tekstilet, peliçet apo çfarëdo gjëje tjetër që njerëzit mbanin veshur në periudhën kur jetonin vetëm me gjueti. Deri më sot mendohet se kanë vdekur mbi 100 miliardë njerëz.
Pra, shumë funerale dhe pikëllim. Është e pamundur të thuhet saktësisht se kur filloi ky zakon specifik i veshjes me një nuancë. Gjithsesi, dihet se në Romën e Lashtë, e zeza ishte një veshje standarde për funeralet. Togat ishin një formë e zakonshme veshjesh që nga fillimet e Republikës së Romës, në vitet 753 Para Erës Sonë, deri në vitin 200 të Erë Sonë.
Njerëzit mbanin lloje shumë specifike veshjesh në varësi të gradës, punës dhe ngjarjeve të caktuara. “Toga pura” standarde ishte prej leshi të pangjyrosur dhe mund të vishej nga kushdo. “Toga praetexta” ishte e kuqërremtë në vjollcë dhe vishej nga njerëzit e thjeshtë dhe nëpunësit civilë.
“Toga candida” mbahej nga njerëzit që konkurronin për poste. Ato fërkoheshin me shkumës për t’i bërë të dukeshin super të bardha. Po “Toga Pulla”? Ato ishin toga të errëta dhe që mbaheshin në funerale. Këto nuk ishin norma shoqërore që mund të zbatoheshin sipas qejfit.
Burrështetasi i famshëm romak dhe mjeshtri i oratorisë Ciceroni (103-43 Para Erës Sonë) na jep një përshkrim të shkurtër mbi seriozitetin e etikës romake të veshjeve. Ai kritikoi në një rast dikë për mungesë respekti dhe vëmendjeje të mjaftueshme, duke veshur një “Toga Pulla” në një banket pas funeralit dhe jo gjatë funeralit.
Një precedent mbretëror
Falë kodit të rreptë të veshjes që ekzistonte në Romën e Lashtë, ne kemi një precedent historik për veshjen e zezë nëpër funerale. Por ishte vetë mbretëresha britanike Viktoria, monarkia e çuditshme, me një mendje të pavarur, okultiste, dhe që përdorte drogëra të ndryshme, ajo që ishte përgjegjëse për përhapjen universale të ngjyrës së zezë në funerale.
Edhe pse pati ulje-ngritjet e veta sa i përket popullaritetit, ajo pati një ndikim të jashtëzakonshëm në botën e saj, e njohur si “Gjyshja e Evropës”, për shkak të 42 nipërve të saj që kishin lindur dhe ishin pjesë e familjeve të ndryshme mbretërore europiane.
Mbretëresha Viktoria u martua në moshën 20-vjeçare me kushëririn e saj, Princin Albert.
Sipas të gjitha dëshmive ajo ishte krejtësisht e marrosur pas tij dhe ishte ajo që i kërkoi të martohej me të, dhe jo anasjelltas. Ajo shkroi në ditarin e saj: “Ai është shumë i pashëm. Flokët e tij kanë pothuajse të njëjtën ngjyrë si të miat. Sytë e tij janë të mëdhenj dhe blu. Ai ka një hundë të bukur dhe një gojë shumë të ëmbël me dhëmbë të imët”.
Ata qëndruan të martuar për më shumë se 20 vjet, dhe kur Alberti vdiq në 1861, Viktoria ishte shumë zemërthyer. Ajo u pikëllua aq shumë saqë nuk veshi asgjë tjetër veç të zezës për pjesën tjetër të jetës. Fisnikët e kohës bënë çmos për ta imituar prijësen e tyre. Që nga ajo kohë ky zakon u përhap në mbarë botën.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Në një botë në ndryshim të vazhdueshëm, qëndrueshmëria e p...
Gjëja më e vlefshme që kemi ne si njerëz është jeta jonë d...
Mund të duket joshëse të besosh se bota jonë e modernizuar...
Vdekja e Mbretëreshës Elizabeta II, dhe fundi i mbretërimi...
Sot është bërë një trend, madje edhe mes të krishterëve, q...
Në atë moment, kur Swan ndjeu aromën e biskotave madeleine...
Një kandil deti që praktikisht mund të mbijetonte përg...
Nga Marc Wittmann “Psychology Today” Kur vdiq Mbretër...
Nga Alexander J.Motyl “The Hill” Vladimir Putin po sh...
Çfarë po ndodh në Amerikë? Një personazh i famshëm dhe eks...
Ushtria ruse po tërhiqet me shpejtësi përgjatë frontit në ...
Lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizab...
Komisioneri Europian për Ekonominë, Paolo Xhentiloni, ...
Në fillim të tetori 1993, isha duke shëtitur nëpër rrugët ...
Ankthi, autizmi, skizofrenia dhe sindroma Turet, kanë ...
Gjëja më e mirë në lidhje me ndarjen e dikurshme Kinë-Bash...
Imagjinoni një skenë të tillë: Është një ditë e nxehtë...
Kokteji Molotov ka qenë një element kryesor i shumë as...
Për rreth një dekadë, Rafael Agilar Gajardo mbretëroi si n...
Kur Elizabeta II u ngjit në fron në vitin 1952, dielli në ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...