LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sot, ditë zie kombëtare/ Shqipëria nderon viktimat nga tërmetet në Turqi dhe Siri

13 Shkurt 2023, 08:43, Aktualitet CNA
Sot, ditë zie kombëtare/ Shqipëria nderon viktimat nga
Foto ilustruese

Qeveria ka shpallur ditën e sotme ditë zie kombëtare, në nderim të mijëra viktimave të shkaktuara nga tërmetet e fuqishme që prekën Turqinë dhe Sirinë.

Kryeministri Edi Rama e njoftoi këtë pak ditë më parë duke shkruar në rrjetet sociale.

Qeveria Shqiptare ka vendosur që e hëna, 13 shkurt, do të jetë DITË ZIE KOMBËTARE në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian, si edhe në shenjë solidariteti me Turqinë mike, e cila na u gjend pranë kur një fatkeqësi e ngjashme goditi Shqipërinë pak kohë më parë.

Ulja e flamurit kombëtar në gjysmë shtize dhe ndezja e një qiriri nga çdonjëri sipas dëshirës e mundësisë, do të jenë shenjat kuptimplota të një të hëne të shenjuar prej dhimbjes njerëzore e solidaritetit popullor që i kapërcejnë kufijtë tanë”, njoftoi kryeministri Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga