LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Opozita paralajmëroi protestë/ Nikolla njofton seancën e radhës së Kuvendit

11 Shkurt 2023, 19:21, Aktualitet CNA

Opozita paralajmëroi protestë/ Nikolla njofton seancën e

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka njoftuar se kur do të mbahet seanca e ardhshme e Kuvendit. Sipas urdhrit të firmosur nga Nikolla, seanca do zhvillohet në datë 13 shkurt, pra të hënën në orën 17:00.

“Ju njoftojmë se seanca plenare Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 13 shkurt, ora 17:00. (Urdhër nr.8, datë 10.02.2023, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.)”, shkruhet në njoftim.

Kujtojmë se në po të njëjtën ditë, opozita me në krye Sali Berishën, paralajmëroi zhvillimin e protestës së radhës.

Opozita organizoi sot protestën kundër qeverisë dhe kryeministrit, ku mijëra qytetarë kërkuan dorëheqjen e Ramës./ CNA.al

Lajmet e fundit nga