LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta forcohet krah Berishës/ “Struci i Rilindjes nuk do t’i shpëtojë llogaridhënies”

11 Shkurt 2023, 13:17, Aktualitet CNA

Meta forcohet krah Berishës/ “Struci i Rilindjes nuk do t’i

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në fjalimin e tij në protestë, ka quajtur kryeministrin Edi Rama një frikacak që ka frikë nga përballja me të vërtetat e popullit.

Meta, i forcuar krah kreut të PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se Rama do të japë llogari për gjithçka duke nisur nga aferat korruptive e deri te përjashtimet e deputetëve të opozitës nga Kuvendi.

Ai nënvizon se Rama nuk do të mund t’i shpëtojë më llogaridhënies.

Struci i Rilindjes është fshehur si një frikacak i pashoq nga frika që ka nga përballja me të vërtetën e popullit. Rama në 10 vite e përdori pushtetin për të kapur shtetin për interesat e tij mafioze. Është i gatshëm të kënaqë çdo mafioz vetëm që të rrijë dhe disa ditë në pushtet.

Afera korruptive që ka tronditur botën, skandali McGonigal është afera që ka derdhur kupën e zemërimit mbarëpopullor. Rama e ka të qartë se nuk i shpëton dot llogaridhënies edhe pse ka braktisur parlamentin prej tri javësh.

Do të japë llogari për bllokimin e parlamentit dhe opozitës”, tha Meta./ CNA.al

Lajmet e fundit nga