
Damian Gjiknuri pas daljes nga SPAK-u deklaroi përpara gazetarëve se ishte thirrur si person që ka dijeni për një kallëzim që ai kishte firmosur dikur si ish-ministër.
Por, cila është rrjedha e atij kallëzimi, për të cilin prokuroria dikur jo vetëm ka kryer hetimin, por gjykata ka pasur edhe vendime dënimesh me burg për personat e akuzuar?
Ai kallëzim ka pasur gjykim dhe vendime gjyqësore dikur, ndaj të paktën për atë kallëzim jemi përpara gjësë së gjykuar.
Ose Gjiknuri gënjen, ose SPAK-u e ka gënjyer kur i ka thënë se po e pyesin për atë kallëzim!

Në 19 dhjetor 2017, pas një auditi të brendshëm në ish-Ministrinë e Transportit, Damian Gjiknuri si ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, kallëzoi penalisht ish-kreun e ARRSH-së, Dashamir Xhikën, drejtorin dhe ish-drejtorin e Njësisë së Menaxhimit të Projektit të autostradës Tiranë-Elbasan, Albens Aliten dhe Aksel Qurdukën, për veprën penale “shpërdorim detyre”.
Ata u akuzuan nga Gjiknuri për veprime korruptive për tenderin në fjalë, duke shkaktuar dëm ekonomik në vlerën 53.983.340 USD.
Përveç kësaj, sipas kallëzuesit ishin konstatuar edhe shkelje e disiplinës financiare në vlerën 16.117.926 USD nga nënshkrimi i amendamenteve të kontratës pa burime financimi.
Kallëzimi iu dërgua Prokurores së Përgjithshme të komanduar, Arta Marku. Hetimet u kryen dhe përfunduan.

Me 2 shkurt 2018, me urdhër të prokurorisë Elbasan, u arrestuan Dashamir Xhika së bashku me Andi Tomën (ish-drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve 2008-2013), Rexhep Tarba (mbikëqyrësi i punimeve në rrugën e Gjinarit), Agron Hysën, Kujtim Hysën dhe Rezarta Bokçiu.

Ata u akuzuan për abuzimin me vlerë 5 milionë euro për rrugën e Gjinarit.
Në 25 prill 2018, Prokuroria e Elbasanit kërkoi të merren të pandehur për aferën e rrugës së
Gjinarit, Xhika, Toma, Agron Hysa, Kujtim Hysa, Rezarta Bokçiu bashkë me Lek Tushajn, Astrit Qafën, Malvina Kallabakun, Kastriot Brahan, Afërdita Bashan dhe shoqëritë tregtare “Vëllezërit Hysa”, “Arifaj” dhe “Zenit-0”.
Në 24 maj 2018, Andi Toma u nxor nga burgu me vendim të Gjykatës së Elbasanit.
Në 23 korrik 2018, Dashamir Xhika lirohet po me vendim të Gjykatës së Elbasanit, me justifikimin se vuante nga probleme shëndetësore. Prokuroria e Elbasanit e ankimoi vendimin 4 ditë më pas në Apelin e Durrësit. Apelimi u pranua dhe Xhika u kthye në qeli në 1 shtator 2018. Por, në 23 nëntor 2018, Xhika së bashku me Albens Aliten dhe Aksel Qurdukën lirohen sërish nga burgu me vendim të Gjykatës Penale.
Pasi nuk pati ankimime, çështja sot mund të konsiderohet e mbyllur.
Kjo është historia e hetimit, gjykimit dhe dënimit të personave të akuzuar atë kohë nga Gjiknuri.
Procedurialisht është e pamundur deri e habitshme që Gjiknuri të jetë thirrur sot për atë kallëzim të vitit 2017.
Atë kohë ministrat socialistë nxiteshin të gërmonin e të shpiknin sa më shumë kallëzime kundër administratorëve të qeverive Berisha. Ministrat socialistë u vunë në garë (si sot me Aktivistin) për të shtypur e firmosur sa më shumë kallëzime.
Ky është një nga kallëzimet, që pasi ka rënë në dorën e Arta Markut ka prodhuar proces penal për të akuzuarit nga Gjiknuri. Ndaj Gjiknuri sot nuk mund të jetë thirrur për atë kallëzim. Vetëm nëse me kallëzimin e vet ndaj të tjerëve Gjiknuri donte të mbulonte korrupsionin e tij në rrugën e Gjinarit.
Por, sido që të jetë e vërteta, Gjiknuri nuk na e ka treguar të vërtetën./CNA.al
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka mbërritur në selinë blu, dy...
Tirana feston sot 103-vjetorin e shpalljes kryeqytet i Shq...
Kreu i Kadastrës së Vlorës, Reinard Metaj, është largu...
Deputeti demokrat, Tritan Shehu, u ka bërë thirrje të ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, vetëm dy orë para protestë...
Simpatizantë dhe anëtarë të degës së PD-së në Fier jan...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar se E...
Segmenti rrugor që lidh Qafën e Qarrit me Mollasin, pjesë ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi,...
Sot në orën 12:00 zhvillohet protesta e opozitës. Kre...
Opozita do të zbresë sot, në orën 12:00 në shesh për të pr...
Opozita do të zhvillojë sot një protestë para Kryeministri...
Opozita po përgatitet për protestën që do të zhvillohe...
Politologu Adri Nurelli ka deklaruar se shqiëpria ka n...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi iu ka bërë thirrje t...
Carlo Bollino, në një shkrim në median e tij ka ngritu...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se 13 shkurti do...
Skandali i Charles McGonigal është kthyer në kryefjalë...
Djali i kreut të PD-së, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha...
Opozita do të zhvillojë ditën e nesërme protestën para...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...