Shtypi i ditës, 3 shkurt 2018
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit për ditën e ...

Sistemi dhe asfaltimi i rrugës që të çon nga Elbasani në fshatin Gjinar, ka sjellë arrestimin e 11 personave, të cilët janë biznesmenë ndërtimi dhe ish-drejtues të Autoritet Rrugor Shqiptar. Një hetim i nisur kryesisht nga prokuroria në prill të vitit 2016 për akuzën e “Vjedhjes e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorim Detyre”, është finalizuar me arrestimin Andi Toma, ish-drejtor i ARRSH për periudhën janar 2008 deri në tetor 2013.
Andi Toma është një zyrtar i Partisë Demokratike që është proceduar dhe një herë tjetër nga Prokuroria e Përgjithshme, lidhur me procedura e ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës. Veç Tomës, prokuroria e Elbasanit ka mundur të arrestojë dhe ish-drejtorin tjetër të ARRSH, Dashamir Xhika që ishte emëruar nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Sipas prokurorisë së Elbasanit në pranga ka përfunduar administratori i kompanisë “Zenit-06” Rexhep Targa, dy vëllezërit Agron dhe Kujtim Hysa të që administrojnë kompaninë “Tre vllezërit Hysa” dhe për administratoren e kompanisë “Arifaj” Rezarta Bokçiu,është kërkuar masa e “Arrestit në shtëpi”.
Gjenden 80 dosje me tendera në banesën e Xhikës
Policia ka gjetur dhe sekuestruar në banesën e Dashamir Xhikës dokumente tenderash me vlerë për hetimin. Sipas burimeve të Report Tv policia gjeti 80 dosje tenderash rrugësh me dokumente origjinale. Dashamir Xhika banon në një rezidencë të njohur vilash në kryeqytet, ndërsa kontrolli është bërë ditën e sotme pas miratimit të kërkesës nga gjykata. Pas arrestimit mbrëmjen e djeshme, Dashamir Xhika pritet që të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë ditën e shtunë.
Kolauduesit me detyrim paraqitje
Sipas prokurorisë së Elbasanit janë dhe 5 kolaudues, me profesion inxhinier ndërtimi që janë proceduar për këtë çështje pasi rezulton se kanë bërë kolaudimin fiktiv të punime që nuk ishin kryer në teren. Kolauduesit Lek Tusha, Astrit Qafa, Malvina Kallabaku, Afërdita Basha dhe Kastriot Braha janë me masën e arrestit detyrim për paraqitje.
“Shqiptarja.com” mëson se ky hetim shërbeu për t’u kthyer në mollë sherri mes prokurores së çështjes Amanda Xhaferi dhe ish-drejtuesit të prokurorisë së Elbasanit Dritan Gina, konflikt i cili përfundoi deri në dyert e gjykatës dhe policisë. Gina urdhëroi heqjen e dosjes nga hetimi i Xhaferit, ndërkohë kjo e fundit e kundërshtoi duke i depozituar kallëzim penal në polici për “Shpërdorim detyre”.
Momentalisht ky konflikt mes dy prokurorëve për hetimin e kësaj dosje ka mbetur për tu zgjidhur nga Gjykata e Kavajës. E kontaktuar në telefon nga “Shqiptarja.com” prokurorja Amanda Xhaferi tha se çështjen vijon ta ketë ajo në hetim,por nuk preferoi të japë komente për shkak se prokuroria do dali me një qëndrim zyrtar për këtë çështje.
Kqyrja në teren
Pas largimit të Ginës, ngjarjet rrodhën ndrydhe,pasi drejtuesi i ri i prokurorisë Ardian Nezha, urdhëroi që sërisht dosja të hetohej nga prokurorja që kishte nisur fillimisht hetimin. Në dobi të këtij hetimi prokuroria e Elbasanit në datën 31 mars 2016 nga ana e oficerëve të prokurorisë dhe në prani të ekspertit kriminalistik, është bërë kqyrja e gjithë aksit rrugor Elbasan-Gjinar, duke nisur nga kryqëzimi i rrugëve “Theodhor Haxhifilipi” dhe “Hysen Hastopalli” deri në fshatin Gjinar.
E gjithë kqyrja është shoqëruar me procesvebal dhe tabela fotografike, të dëmtimeve të shumta të rrugës. Kontraktori i kësaj rruge ishte zgjedhur nga ARRSH bashkimi i operatorëve ekonomikë “Arifaj dhe Vllezërit Hysa” ndërkohë që kompania e cila do mbikqyrte punimet ishte zgjedhur Zenit-06 me administrator Rexhep Targa. Projektues i rrugës ishte kontratuar kompania “TEC Consult”, ndërsa vlera kontraktuese 499 525 926 lek të reja. Ky segment ka gjatësi të përgjithshme prej 21 km që fillon nga kryqëzimi me rrugën nacionale Elbasan – Gramsh dhe shkon deri në fshatin e Gjinarit. /Shqiptarja
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit për ditën e ...
Një argjendari ka rënë pre e grabitësve, tek zona e tregut v...
Në këtë periudhë ju jeni ndjerë më shumë seç duhet nervoz, p...
Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë pr...
Reperi shqiptar Noizy dhe aktori i njohur Blerim Destani jan...
Familja Mamaqi dje kanë festuar ditëlindjen e babait të tyre...
Ai preferon të njihet si Bruno i Threedots, por në fakt emri...
Palltot ngjyrë bezhë janë së fundmi ndër më të kërkuarat. At...
Ellen Degeneres është një prezantuese shumë e njohur në Amer...
Çifti i njohur Selena Gomez dhe Justin Bieber duket se nuk r...
Sa herë flitet për pozat seksi, provokimet e skenat e nxehta...
Rita Ora, ka qenë pjesë e një prej emisioneve më të ndjekura...
Mes aksesorëve të modës që dëshirojmë më shumë për stinën që...
Të ndarë nga njëri-tjetri thuajse menjëherë pas lindjes në f...
Në rrjetin social Instagram Bebe ka publikuar një foto, ku b...
Deri para pak vitesh mund të komunikohej vetëm nëpërmjet avo...
Gjykata e Sarandës ka shqyrtuar ditën e sotme ankimimin e Ko...
Edhe pse një milionere, me miliona ndjekës në rrjetet social...
E ardhur disa vite më parë në vendin tonë. me detyrë monitor...
Nebahat Çehre, është shtruar në spital të mërkurën. Media tu...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...