web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tenderat e rrugëve/ Ish-drejtuesit e ARRSH-së në hetim për pastrim  parash

20 Shkurt 2019, 16:23, Aktualitet CNA

Prokuroria e Elbasanit ka nisur një tjetër hetim ndaj dy ish-drejtorëve të rrugëve Dashamir Xhika  dhe  Andi Toma me akuzën për pastrim parash, raporton Shqiptarja.com

Ndaj Tomës dhe Xhikës që akuzohen për shpërdorim detyre ka nisur një hetim më i hollësishëm, për rrugët Elbasan-Gjinar dhe Elbasan- Tiranë.

Për sa i përket rrugës Gjinar-Elbasan, ky aks ende nuk ka përfunduar edhe pse fondi ka 6 vjet që është marrë në dorëzim.  Ndërsa sa i përket rrugës Tiranë- Elbasan ajo ka hasur një sërë problemesh dhe punimet vazhdojnë.

Është prokurorja Armanda Xhaferaj e cila po merret me rihapjen e hetimeve për dy ish- drejtorëve.

Lidhur me këto rrugë policia e Elbasanit ka lëshur 13-urdhër arreste  por asnjëri nga të arestuarit e asaj kohe nuk janë në  burg./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga