LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shtyhet sërish afati/ Regjistrimet e nxënësve në e-Albania do të bëhen deri më 30 shtator

15 Shtator 2023, 09:11, Aktualitet CNA
Shtyhet sërish afati/ Regjistrimet e nxënësve në e-Albania
Ministria e Arsimit

Ministria e Arsimit ka bërë me dije se është shtyrë sërish afati për regjistrimin e nxënësve në arsimin parauniverstitar përmes e-Albania.

Nxënësit kanë mundësinë që të regjistrohen "online" brenda datës 30 shtator.

Ministria e Arsimit dhe Sportit u kërkon të gjitha strukturave të saj të varësisë si, DPAP, DRAP, ZVAP dhe drejtorive e institucioneve arsimore, të mbështesin dhe asistojnë personat që ushtrojnë përgjegjësi prindërore, që asnjë nxënës të mos mbetet i paregjistruar brenda afatit të përcaktuar.

Ministria e Arsimit dhe Sportit u jep mundësinë të gjithë nxënësve në arsimin parauniversitar, të cilët ende nuk janë regjistruar nëpërmjet portalit e-Albania, por vijojnë mësimin fizikisht, të regjistrohen online brenda datës 30 shtator.

Kjo, nisur nga fakti se, viti 2023-2024 është viti i parë shkollor, ku, i gjithë dokumentacioni shkollor (regjistra, fletë informuese për prindërit, dëftesa, etj.) do të realizohet vetëm nëpërmjet sistemit SMIP.

Ministria e Arsimit dhe Sportit i’u kërkon të gjithë strukturave të saj të varësisë si, DPAP, DRAP, ZVAP dhe drejtorive e institucioneve arsimore, të mbështesin dhe asistojnë personat që ushtrojnë përgjegjësi prindërore, që asnjë nxënës të mos mbetet i paregjistruar brenda afatit të përcaktuar”, thuhet në njoftim./ CNA

Lajmet e fundit nga