Sot, gara ndërkombëtare “Tiranathlon”/ Ja si do të devijohet qarkullimi në kryeqytet
"Tiranathlon" rikthehet sot në kryeqytet për të tretin vit...

Në kuadër të vizitës zyrtare në Itali, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë edhe në komunën e Roshanos, ku u takua me autoritetet vendore të komunës si dhe rajonit të Abrucos, me përfaqësues të komunitetit arbëresh të Roshanos, por edhe me diasporën e re shqiptare të vendosur aty në tri dekadat e fundit. Në këtë takim, Presidenti Begaj u nderua me titullin “Qytetar Nderi” nga ana e Kryetarit të Bashkisë së Roshanos, Dr. Simone Palozo.
Në fjalën e mbajtur, Presidenti Begaj vlerësoi përkushtimin e komunitetit arbëresh të Vila Badesës, që kanë ditur të ruajnë gjuhën, kulturën, traditat e të parëve.
“Shumë faleminderit për këtë mikpritje të ngrohtë e vëllazërore që organizuat me rastin e ardhjes sime në Vila Badesa, dhe për më tepër të organizuar në këtë Kishë simbol të arbëreshëve dhe krenarie për çdo shqiptar,” tha në fjalën e tij Presidenti Begaj. Duke folur për atmosferën familjare që çdo shqiptar përjeton në Vila Badesa.
Presidenti Begaj tha se: “Sheshi, kisha, rrugët, busti i Kryezotit të Arbërit, shtëpitë, gatimi – të gjitha rrezatojnë trashëgiminë tuaj arbërore dhe për këtë ju jemi vërtet mirënjohës.”
Presidenti u ndal dhe te takimi me Presidentin Mattarella, duke nënvizuar se: “Ju siguroj se një pjesë të rëndësishme të takimit me Presidentin Mattarella, ju kushtua vëmendjes ndaj arbëreshëve, për të cilën ju siguroj se ai kishte një respekt të jashtëzakonshëm, dhe lamë të zhvillojmë projekte të përbashkëta në interes të arbëreshëve. Në kushtet e sotshme, duhet të bëjmë akoma më shumë, që gjuha arbëreshe, traditat unikale fetare, të ruhen e trashëgohen edhe te brezat e ardhshëm.”
Kreu i Shtetit falënderoi autoritetet e rajonit të Abrucos për ndihmën që i kanë dhënë përherë diasporës shqiptare që të integrohet në shoqërinë italiane.
“Praktikisht në Itali jetojnë më shumë se gjysmë milioni shqiptarë, të cilët janë pjesë e shoqërisë italiane, shumë mirë të integruar në këtë shoqëri,” - tha Presidenti Begaj. Arbëreshët po ashtu edhe shqiptarët e ardhur pas viteve ’90, asnjëherë nuk kanë qenë të rrezikuar nga asimilimi i gjuhës së tyre apo traditat e tyre. Presidenti shprehu gëzimin e tij që tashmë në këshillat komunalë ka shqiptarë të zgjedhur, si dhe që në Peskara ishte hapur për herë të parë një shkollë shqipe.
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj vizitoi gjithashtu dhe qytetin e Kietit, ku u prit nga autoritetet lokale, ndër të cilët Kryetari i Bashkisë të Kietit, Diego Ferrara, Presidenti i Provincës së Kietit, Francesco Menna, Prefekti i Chietit, Mario Della Cioppa etj.
Në fjalën e mbajtur gjatë takimit, Presidenti shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen që i është dhënë shqiptarëve për t’u integruar në Itali, por edhe në ndihmesën që i është dhënë Shqipërisë në proceset integruese.
Kreu i Shtetit vuri në dukje gjithashtu ndihmën e qendrës spitalore të Kietit dhe Provincës së Kietit, në trajtimin e fëmijëve dhe pacientëve shqiptarë, veçanërisht në repartin e hematologjisë.
Në fund të takimeve të tij, Presidenti kërkoi që komuniteti shqiptar i vjetër dhe i ri në Itali, ashtu sikundër dhe komuniteti Italian në Shqipëri, të vazhdojnë të jenë një urë lidhëse e fortë mes Shqipërisë dhe Italisë./CNA.al
"Tiranathlon" rikthehet sot në kryeqytet për të tretin vit...
Ish-ministri i Jashtëm dhe historiani Paskal Milo tha se v...
Komisioni Europian ka reaguar për arrestimin e kryebashkia...
PDIU i është drejtuar KAS-it me një ankesë në lidhje me ve...
Kryeministri Edi Rama është treguar i ashpër me kryeta...
Kryeminstri Edi Rama ka vënë në pah një nga problemati...
Kryeministri Edi Rama në podkastin e tij, të ftuarën e rad...
Deklarata e Kryeminstrit Rama dy ditë më parë për rishikim...
Vilat e Lulzim Bashës janë një nga çështjet më të deno...
NATO ka reaguar në lidhje me aksionin policor të zhvil...
Kryeministri Edi Rama, në një takim me studentët në Vlorë,...
Në kuadër të vizitës zyrtare dy ditore në Itali, Presi...
Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, në një prononcim për ...
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, roli i tyre shtetfo...
Gjykata Administrative ka rrëzuar vendimin e Komisionerit ...
Gazment Bardhi ka "mbërthyer" kreun e SPAK-ut, Altin Duman...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, teksa raportoi në Komisi...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me denoncimet për ...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, po raporton në Komisionin e ...
Deputetja Jorida Tabaku i ka bërë thirrje parlamentit ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...