Xhaçka ngre shqetësimin në Këshillin e Sigurimit/ “Rritja e sulmeve kibernetike, alarmante”
Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, ka ngritur shq...

Deputetja Jorida Tabaku i ka bërë thirrje parlamentit që të mblidhet për të kërkuar pezullimin e Bordit të Karburantit.
Në një reagim në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se qeveria duhet të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese e cila ka vendosur shfuqizimin e bordit.
Deputetja thotë se, vendimi i GJK-së është i qartë dhe në mbrojtje të xhepave të shqiptarëve që paguajnë më shtrenjtë naftën prandaj sipas saj nuk ka asnjë arsye logjike dhe ligjore që bordi i oligarkëve të jetë në fuqi.
Ajo nënvizon se, i takon qeverisë që të veprojë, dhe të mos bëhet ortake në çmimet e larta që vendos bordi.
“Qeveria duhet të zbatojë vendimet e Gjykates Kushtetuese!
Gjykata kushtetuese ka vendosur që Bordi i Ushqimeve dhe Bordi i Karburanteve perveçse antikushtetuese i kanë kryer funksionet e tyre në kohë!
Në shkelje të plotë të konkurencës, me një rast të pashembullt në botë, bizneset e mëdha u ulën në tryezë me qeverinë e përcaktuan çmimet në dëm të xhepit të qytetarëve! Nga kjo shkelje e kushtetutës të paktën 600 mln Euro u paguan shtesë nga qytetarët në arkën e bizneseve që uleshin në tavolinë për të vendosur çmimin.
Bordi i Ushqimeve ndonëse ligjërisht ende i pashkrirë de facto nuk po mblidhet më. Ndërkohë që Bordi i Karburanteve vazhdon avazin e vjetër duke vendosur çmime në kurriz të shqiptarëve për naftën.
E gjitha kjo kur ka një vendim të GJK që flet qartë, kur jemi përballë një situate që nuk është më emergjente dhe kur çmimet e naftës dhe gazit në tregun ndërkombëtar janë stabilizuar!
Vendimi i GJK është i qartë dhe në mbrojtje të xhepave të shqitparëve që paguajnë më shtrenjtë naftën prandaj nuk ka asnjë arsye logjike dhe ligjore që bordi oligarkëve të jetë në fuqi. I takon qeverisë që të veprojë, por e kuptoj dhe hezitimin e saj pasi është ortake në çmimet e larta që vendos bordi. Prandaj i bëj thirrje dhe parlamentit që të mblidhet për të kërkuar pezullimin e aktivitetit të këtij bordi.
Jam e bindur që ka shumë prej kolegëve socialistë që mund të ndajmë shumë mendime të ndryshme por puqemi pikërisht në çmendurinë e këtij bordi sidomos pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Detyra e Parlamentit! Detyra e çdo deputeti është të mbrojë interesin e shqiptarëve, pasi ata janë zgjedhësit tanë dhe jo një klub oligarkësh që u vendos atyre çmimin e lartë të naftës duke ua shtrenjtuar jetën më shumë se sa inflacioni socialist!”, shkruan Tabaku./ CNA.al
Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, ka ngritur shq...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga punimet në k...
Një tjetër debat është regjistruar mbrëmjen e sotme pë...
Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë mb...
Një kasaphanë rrezikon të ndodhë në Qafë-Thanë, ku një...
97 deputetë miratuan sot në Kuvend rritjen e pagave të...
Avokati Spartak Ngjela ka folur rreth mandatimit të Fredi ...
Në Kuvend sapo është miratuar projektligji për pagat dhe s...
Drejtuesja e seancës së sotme, nënkryetarja e Kuvendit, Er...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka këshilluar kryedemok...
Operatorët ekonomikë që marrin pjesë në garat me fonde ...
Ish-zv.kryeministri dhe ish-ministri i Ekonomisë, Arben Ah...
Gazetarja Anila Basha, dikur një bashkëpunëtore e Carl...
Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi kanë ankimuar vendim...
Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurdiksio...
Ambasadori gjerman në vendin tonë, Peter Zingraf, e ka cil...
Shefja e misionit të OSBE/ODIHR, për zgjedhjet e 14 Majit,...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
KQZ-ja pritet të japë sot vendimin për rezultatin e zgjedh...
Sot zhvillohet seanca e radhës parlamentare në Kuvend, e c...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...