
Operatorët ekonomikë që marrin pjesë në garat me fonde publike kanë vijuar të kenë rezerva kryesisht për fazën kur institucionet bëjnë vlerësimin e ofertave.
Në të paktën 61 për qind të rasteve ankesat vijnë pikërisht në këtë fazë për Komisionin e Prokurimit Publik referuar raportit vjetor 2022. Fondi limit i të gjitha procedurave të ankimuara llogaritet 20 miliardë lekë apo rreth 174 milionë euro.
“Nga 6,494 procedura unike të publikuara në Sistemin e Prokurime Elektronike (SPE) gjatë vitit 2022, për prokurime publike me vlerë totale prej 170,200,854,721 lekë, numri i ankesave unike të paraqitura pranë Komisionit të Prokurimit Publik është 532 të cilat arrijnë vlerën prej 20,412,194,409 lekë.
Në total pranë Komisionit të Prokurimit Publik, janë paraqitur ankesa unike për 12% të buxhetit të prokuruar në rang kombëtar ose 8.19% e procedurave unike të prokurimit të publikuara në SPE në vitin 2022.
Nga 794 (shtatëqind e nëntëdhjetë e katër) ankesa, 308 prej tyre ose rreth 39%, janë ankesa të paraqitura për kundërshtime mbi dokumentet e tenderit dhe 486 ankesa ose rreth 61% e tyre, janë ankesa të paraqitura për fazën e vlerësimit të ofertave” thuhet në raport.
Por pavarësisht ankimimeve të bëra nga biznesi Komisioni i Prokurimit Publik jo në të gjithë rastet ka parë të arsyeshme pranimin e tyre.
Sipas shifrave nga 794 ankesa në total, si dhe 70 ankesa të mbartura nga viti 2021, janë pranuar 343 (treqind e dyzetë e tre) ankesa, nuk janë pranuar 335 (treqind e tridhjetë e pesë), nuk janë marrë në shqyrtim 3 ankesa; është mbyllur çështja për 89, si dhe ka përfunduar procedimi administrativ për 39 prej tyre.
Raporti vlerëson se gjatë vitit 2022, nga totali i ankesave të shqyrtuara (ankesa të vitit 2022, si edhe ankesa të vitit 2021 për të cilat Komisioni është shprehur me vendim në vitin 2022), për 492 prej tyre të cilat lidhen me fazën e vlerësimit, me fond limit 17,9 miliardë lekë pa TVSH, rezulton se:
“Pas vendimmarrjes së Komisionit të Prokurimit Publik pas ushtrimit të mjeteve të rishikimit, ankimit administrativ nga operatorët ekonomikë, me anë të dorëzimit të ankesave pranë? Komisionit të Prokurimit Publik, KPP-ja pas shqyrtimit të ankesave, nga vendimmarrja e kësaj të fundit, i ka kursyer buxhetit të shtetit, vlerën prej rreth 115.9 milionë lekë pa TVSH, llogaritur si diferencë e ofertës së kualifikuar nga vendimmarrja e autoriteteve kontraktore dhe e operatorëve ekonomikë të ankuar, ankesa e të cilëve është? pranuar nga Komisioni i Prokurimit Publik.
Në lidhje me vendimmarrjen në fazën e vlerësimit të ofertave, rezulton se 33 % e ankesave të shqyrtuara në këtë fazë janë pranuar nga ana e Komisionit të Prokurimit Publik, në krahasim me 55 % të ankesave të pranuara në fazën e dokumenteve të tenderit” thuhet në raportin e KPP./Monitor.al
Ish-zv.kryeministri dhe ish-ministri i Ekonomisë, Arben Ah...
Gazetarja Anila Basha, dikur një bashkëpunëtore e Carl...
Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi kanë ankimuar vendim...
Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurdiksio...
Ambasadori gjerman në vendin tonë, Peter Zingraf, e ka cil...
Shefja e misionit të OSBE/ODIHR, për zgjedhjet e 14 Majit,...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
KQZ-ja pritet të japë sot vendimin për rezultatin e zgjedh...
Sot zhvillohet seanca e radhës parlamentare në Kuvend, e c...
Komiteti për Punët e Jashtme në Parlamentin Evropian ka mi...
Qeveria miratoi sot vendimin për shpërndarjen e më shu...
Drejtori i zyrës vendore të kadastrës në Fier, Arben V...
Pas publikimit të raportit të Freedom House për mediat, pë...
Ish-kandidati i opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi, ...
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është pyetur nga gazetarë...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, pas mbledhjes së qeveri...
Qeveria e Katarit i ka miratuar një grant 11 milionë euro ...
Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për ish-ministrin...
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka...
Raporti i Freedom House nxjerr në pah se shumica e med...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Tre persona janë arrestuar në Lezhë pasi morën me forcë në...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...