Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Pas publikimit të raportit të Freedom House për mediat, për inceneratorët, për demokracinë e kufizuar në Shqipëri, ka reaguar sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.
Teksa i mëshon megaaferës së inceneratorëve, Blushi i bën thirrje SPAK-ut të përshpejtojë hetimet dhe të synojë lart te politikanët, ashtu siç ishte përmendur edhe në raport.
“Konkluzionet e Organizatës 'Freedom House' konfirmojnë qartësisht qëndrimet koherente të opozitës dhe të Partisë së Lirisë se Shqipëria prej vitesh ka rrëshkitur drejt një regjimi hibrid dhe një 'junte korrupsioni' ku reforma në drejtësi ka dështuar, drejtësia bazë për shumë qytetarë mungon, qasja në të është përkeqësuar dhe ku sipas ekspertëve 'sistemi gjyqësor… është në prag të kolapsit'.
Sipas Freedom House, të gjitha këto probleme 'kanë krijuar mosbesim te drejtësia'. Ndërsa lidhur me hartën e re gjyqësore, ndajmë të njëjtin shqetësim se 'ulja e numrit të gjykatave do të dëmtojë qasjen e qytetarëve në drejtësi dhe do të rrisë koston e procesit gjyqësor pasi disa qytetarëve do të duhet të udhëtojnë mbi 200 kilometra për të arritur në gjykatë'.
E mbështesim plotësisht konkluzionin e raportit ku evidentohet se 'Korrupsioni mbetet i përhapur, duke kontribuar në mosfunksionimin e institucionit publik dhe duke kufizuar aftësinë e tij për të ofruar shërbime efektive. Ndikimi politik mbi gjyqësorin në rastet e korrupsionit vazhdojnë ende të jenë shqetësim'.
Si dhe e përshëndesim qëndrimin e 'Freedom House' se 'shumë institucione publike mbeten jofunksionale për shkak të korrupsionit të përhapur dhe kulturës së mosndëshkimit, duke minuar demokracinë dhe shtetin e së drejtës'.
Shqipëria sipas raportit është nën një regjim ku krimi i organizuar ka kapur nivelet më të larta shtetërore, ku pandëshkueshmëria është kthyer në sistem dhe SPAK-u ende nuk ka vullnet për të hetuar seriozisht aferën e inceneratorëve, që siç thotë raporti dhe po siç opozita dhe veçanërisht Partia e Lirisë ka denoncuar më herët, shkon 'shumë lart', pra te Kryeministri Edi Rama, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministra dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Duke folur konkretisht për çështjen e inceneratorëve, në raport thuhet se sipas vëzhguesve, nëse SPAK do të mund të provonte akuzat, ka të ngjarë të ekspozonte aktivitete korruptive të politikanëve të ndryshëm të lartë, përfshirë lidhjet me interesa të dyshimta dhe rrjete të krimit të organizuar.
'Shuma e saktë e parave të keqpërdorura të taksapaguesve mund të mos dihet kurrë, duke e bërë këtë skandal prokurimi një nga çështjet më të diskutueshme politike në vend', thuhet me të drejtë në raport.
Ndaj përsëritim thirrjen drejtuar SPAK-ut për të përshpejtuar hetimet lidhur me këtë megaaferë korrupsioni duke shkuar pikërisht 'më lart' aty ku dhe shqiptarët kërkojnë, tek Edi Rama, Engjell Agaçi dhe Erion Veliaj për të vendosur njëherë e mirë drejtësi dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në vend.
Me të drejtë 'Freedom House' evidenton faktin se në Shqipëri mediat dhe shoqëria civile janë të kapura, duke cituar konkretisht se 'shumica e mediave në Shqipëri zotërohen nga persona biznesi me lidhje të ngushta me politikanë dhe/ose rrjete të krimit të organizuar dhe shërbejnë si zëdhënëse për këto interesa'.
'Anëtarët e lartë të qeverisë ndaluan gjithashtu disa gazetarë nga konferencat e tyre për shtyp kur pyetjet e tyre u konsideruan tepër të forta, siç ndodhi në një rast me pyetjet për ministren e Jashtme Olta Xhaçka', thuhet në raport.
Sipas 'Freedom House' në vitin 2022, emisionet televizive të formatit të opinionit u bënë mjet kryesor për dezinformimin e nxitur nga interesat politike dhe lidhjet e pronarëve dhe jo nga faktet.
Shqiptarët, të cilët kanë njohur izolimin dhe shtypjen e të drejtave njerëzore si askush tjetër, që përballën së fundmi edhe me dhunimin flagrant nga regjimi hibrid i Edi Ramës të së drejtës për të zgjedhur në mënyrë të lirë dhe të ndershme, janë më të vendosur se kurrë për të mos lejuar më rikthimin e autoritarizmit dhe çdo forme totalitarizmi, që po u imponohet nga 'junta e korrupsionit' dhe një bande në pushtet, që nuk njeh as Kushtetutë, as ligj, as të drejta të njeriut, as familje dhe as atdhe.
Farsa dhe masakra elektorale e 14 majit, krimet zgjedhore të mirëdokumentuara që kurrë nuk do të anashkalohen dhe as do të pranohen, bërja njësh e shtetit dhe policisë në krimet elektorale, përdorimi i mafies dhe parave të pista në funksion të blerjes së votës dhe tjetërsimit të saj, nuk do ta zbrapsin opozitën, përkundrazi e motivojnë atë më shumë në betejën e saj legjitime, në misionin patriotik dhe kombëtar për ndryshim, siç shumica e shqiptarëve të ndershëm dhe patriotë e kërkojnë.
Përshkallëzimi i aksionit opozitar në Këshillat Bashkiakë, rikthimi i transparencës për çdo qindarkë që paguajnë taksapaguesit në çdo bashki të vendit do të nisë menjëherë.
Nuk ka dorëzim dhe as kapitullim përpara mafias shtetërore, përpara narkoshtetit dhe gjithë bashkëpunëtorëve të tij kudo ku janë. Por vetëm betejë, betejë dhe përballje pa kompromis deri në triumfin e plotë të demokracisë, transparencës dhe llogaridhënies!”, është shprehur Tedi Blushi në një deklaratë për mediat.
Ish-kandidati i opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi, ...
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është pyetur nga gazetarë...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, pas mbledhjes së qeveri...
Qeveria e Katarit i ka miratuar një grant 11 milionë euro ...
Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për ish-ministrin...
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka...
Raporti i Freedom House nxjerr në pah se shumica e med...
Një tjetër pikë e trajtuar në raportin e Freedom House ësh...
Freedom House ka publikuar raportin për Shqipërinë për vit...
Shqipëria dhe Britania e Madhe do të fillojnë të zbatojnë ...
Organizata Freedom House thotë se ndikimi i luftës në Ukra...
Senatorët amerikanë Chris Murphy, anëtar i Komitetit të Ma...
Organizata Freedom House në raportin e saj ka trajtuar dis...
Mozaiku “Shqipëria”, siç e quan kryeministri Rama, në ...
Inceneratorët janë një aferë korruptive që fillon në E...
Blendi Fevziu u është përgjigjur ofendimeve të Arjan Ç...
Akademiku Artan Fuga e ka cilësuar një turp kolektiv m...
Ekspertja e Komunikimit, Jonila Godole, ka reaguar ashpër ...
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, dhe min...
Shoqata e Himariotëve u ka bërë thirrje bashkëkombësve të ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...