Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Mozaiku “Shqipëria”, siç e quan kryeministri Rama, në postimin e tij të pak ditëve më parë në rrjete sociale, është restauruar i gjithë, gurë pas guri, pllakëz pas pllakëze. Është restauruar, por ka pësuar edhe ndryshime.
Ky është një nga ato rastet, kur dikush merr fshirësin dhe kërkon të fshijë historinë e një vendi. Me disa detaje: Është hequr ylli, janë bërë ndryshime mbi disa nga pamjet e njerëzve që kanë simbolizuar punën në kohën e diktaturës. Dhe këto në kuadër restaurimesh apo qëndrimesh politike, pas 30 vjetësh të demokracisë sonë të deformuar pseudo-kapitaliste.
Në fakt, është bërë me fondet e BE-së, por kush e ka miratuar fshirjen e historisë së Shqipërisë?
Jonila Godole në një qendrim të saj, theksonte se Bashkimi Evropian kishte paguar restaurimin e një falsifikimi. Ishte bërë një falsifikim. Po, është e vërtetë! Është falsifikuar historia e Shqipërisë.

Përse do vijnë të huajt në Tiranë kur të shikojnë mozaikun? Çfarë do të tregojë nga e shkuara? Ku janë punëtorët e së shkuarës? Ku është ylli, që tregon se ky vend ka qenë komunist. Pse zhduket çdo gjë? A nuk duhet ruajtur?
Kryeministri Rama ktheu “Bunk’artet” e famshme, që i ka marrë Carlo Bollino. Ktheu edhe “Shtëpinë e Gjetheve”, për të treguar për të shkuarën dhe historinë. Dhe nga ana tjetër, shkon tek muzeu dhe mozaikut i hiqet ylli, apo deformohet punëtori i kohës së diktaturës.

Duke prishtur shtëpitë e vjetra të Tiranës, duke restauruar pazaret, duke i bërë moderne, duke ngritur kulla, pas 20 vjetësh në Tiranë kur të vijnë turistët dhe fëmjët e emigrantëve shqiptarë do e shikojnë Tiranën si një qytet me kulla të zhvilluar dhe ku është zhdukur e fshirë e gjithë historia e qytetit.
Jo, kjo nuk mund të jetë e tillë! Vlerat historike ruhen, edhe ato të diktaturës. Nuk mund të fshihet me një fshirës dhe me një të rënë lapsit çdo gjë.
Duhen ruajtur disa vlera ashtu siç kanë qenë, që edhe turistëve të huaj t’ju shpjegohet se çfarë është ai mozaik.
Duhen ruajtur edhe objektet, pikërisht siç është “Shtëpia e Gjetheve” apo ndonjë tjetër, mjete të kohës, pse jo duhet të ketë edhe muze për pjesën e errët të asaj historie, ashtu sikundër mund të ketë muze dhe për ato vlera siç janë hidocentralet përshembull, që janë ndërtuar me djersën e shqiptarëve, por janë pasuri kombëtare sot pas 50 vjetësh, 60 vjetësh.

Nuk i fshin dot kush me fshirës. Nuk është çështja për të mbajtur një yll për të treguar nëse je apo nuk je komunist.
Nuk bëhesh antikomunist se fshive yllin, as komunist se vure yllin në ballë. Ai yll në flamur është pjesë e historisë së Shqipërisë, ka qëndruar për shumë dekada dhe askush nuk mund ta fshijë.
Ajo është një vepër arti e ndërtuar e tillë. Jo çdo gjë duhet prishur me fshirës në dorë sepse duke fshirë pak nga pak çdo gjë të së shkuarës, harrojmë atë se ku kemi qenë, nga vijmë dhe nuk e kuptojmë fare, por marrim edhe një rrugë pa krye për atë ku po shkojmë.
Fëmijët nesër duhet ta dinë të shkuarën, duhet ta dinë historinë, duhet ta dinë çfarë është ai mozaik, duhet ta dinë çfarë ka qenë Sigurimi i Shtetit, çfarë ka qenë diktatura, diktatori, ngjarjet e kohës sepse nuk ka një histori as të zezë, dhe as gri, as të kuqe dhe as blu.

Historia është me të zezat dhe me të bardhat e saj në çdo kohë, pavarësisht se kush është më e madhe nga të dyja. Janë historia e vendit historia e kombit, siç ka vendi në gjurmët e tij edhe tradhtarë, ka edhe patriotë, ka edhe diktaturë, ka edhe demokraci, ka edhe flamur me yll, ka edhe flamur pa yll.
Prandaj, veprimi që është bërë mbi mozaikun në muze është një akt i shëmtuar dhe në dëm të historisë së vendit dhe për këtë janë përdorur fondet e Bashkimit Europian.
Dikush në BE, në rast se do ta konstatojë këtë fakt do të skandalizohej se me këtë fshirjen që ne i bëjmë historisë, gjermanët duhet të kishin fshirë holokaustin, duhet të kishin fshirë çdo gjurmë të luftës, në lindje do ishte zhdukur çdo gjurmë e komunizmit.
Jo, i kanë atje dhe i ruajnë, i kanë asete muzeale, i tregojnë, ia mësojnë më të rinjve për të mos u kthyer më tek e shkuara e gabuar, por edhe për të mos gabuar duke ecur përpara./ CNA.al
Inceneratorët janë një aferë korruptive që fillon në E...
Blendi Fevziu u është përgjigjur ofendimeve të Arjan Ç...
Akademiku Artan Fuga e ka cilësuar një turp kolektiv m...
Ekspertja e Komunikimit, Jonila Godole, ka reaguar ashpër ...
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, dhe min...
Shoqata e Himariotëve u ka bërë thirrje bashkëkombësve të ...
Drejtori i OBSH për Evropën, Dr. Hans Kluge, vlerësoi stra...
Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka luajtur sërish rolin...
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, ka zbardh...
Prokuroria Shkodër dërgon në gjyq 10 persona për vepra...
Deputeti i PD-së, Flamur Noka, ka bërë me dije se ka paraq...
Sot, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është pa...
Mirel Mërtiri është konsideruar shpesh në media si “njeriu...
Nesër fillon ndërhyrja për rehabilitimin e shtresave a...
Ashtu si gjykata e Vlorës, edhe GJKKO vendosi masën e ...
Kandidati fitues i koalicionit "Bashkë fitojmë" për Himarë...
Ulet numri i nxënësve në arsimin bazë, parauniversitar dhe...
Pandi Gjiza është një personazh ikonik në qytetin e Ko...
Seanca gjyqësore për inceneratorin e Fierit është shtyrë s...
Sot në Shqipëri u zhvillua stërvitja e përbashkët shumëkom...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...