Lënia në burg e Belerit/ Himariotët organizojnë protestë para ambasadës shqiptare në Athinë
Shoqata e Himariotëve u ka bërë thirrje bashkëkombësve të ...

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, në mbledhjen e Task Forcës për ndalimin e hedhjes në treg, prodhimit, importimit të qeseve plastike njëpërdorimshe paralajmëruan masa të ashpra ndëshkuese për shkelësit e ligjit.
Për ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, një vit pas hyrjes në fuqi të ligjit që ndalon qeset plastike njëpërdorimëshe, përveç punës sensibilizuese, duhet të intensifikohet edhe ajo kontrolluese dhe ndëshkuese. Rritja e numrit të vizitorëve të huaj, është një tjetër arsye që sipas ministres Kumbaro, kërkon një rilançim të këtyre masave, pasi krijon rrezik për abuzime dhe shkelje të ligjit.
“Është koha sot, një vit mbrapa, të themi që me hyrjen në fuqi të ligjit, më 1 qershor të vitit të kaluar, jemi prapë në një situatë në të cilën duhet të forcojmë masat kontrolluese, koordinuese e ndëshkuese, por edhe për t’i bërë ato të njohura. Unë besoj që këto masa kontrolluese dhe ndëshkuese duhet të intensifikohen pikërisht në këtë moment, edhe për një arsye tjetër: Kemi një fluks shumë të shtuar të njerëzve që qarkullojnë në territor. Vetëm në muajin prill kemi 53% më shumë vizitorë të huaj sesa prilli i kaluar, që do të thotë se 2.8 milionë qytetarë shumëfishohen brenda javës në mënyrë progresive”, u shpreh Kumbaro.
Nga ana e saj, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, kërkoi angazhimin e institucioneve përgjegjëse për mirëpërcaktimin e planeve të punës me qëllim eficiencën e saj dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore.
“Besoj që ka ardhur koha që të kemi një plan të detajuar të dytë. Ju keni operuar me një taskforcë të përbashkët, por mendoj që policia bashkiake të bëjë një plan kontrollesh me qëllim që të kemi mbulueshmëri sa më të madhe dhe pastaj në momentin që evidentohet një shkelje, ISHMT vjen dhe vendos penalitetin”, u shpreh Ibrahimaj.
Task Forca për ndalimin e prodhimit, importimit dhe tregtimit të qeseve plastike njëpërdorimshe drejtohet nga zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Almira Xhembulla, ku rol kryesor kanë një sërë institucionesh si Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, njësitë e vetëqeverisjes vendore përmes policisë bashkiake, të cilët me ndryshimet ligjore mund të ushtrojnë kontrolle në tregje./ CNA.al
Shoqata e Himariotëve u ka bërë thirrje bashkëkombësve të ...
Drejtori i OBSH për Evropën, Dr. Hans Kluge, vlerësoi stra...
Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka luajtur sërish rolin...
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, ka zbardh...
Prokuroria Shkodër dërgon në gjyq 10 persona për vepra...
Deputeti i PD-së, Flamur Noka, ka bërë me dije se ka paraq...
Sot, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është pa...
Mirel Mërtiri është konsideruar shpesh në media si “njeriu...
Nesër fillon ndërhyrja për rehabilitimin e shtresave a...
Ashtu si gjykata e Vlorës, edhe GJKKO vendosi masën e ...
Kandidati fitues i koalicionit "Bashkë fitojmë" për Himarë...
Ulet numri i nxënësve në arsimin bazë, parauniversitar dhe...
Pandi Gjiza është një personazh ikonik në qytetin e Ko...
Seanca gjyqësore për inceneratorin e Fierit është shtyrë s...
Sot në Shqipëri u zhvillua stërvitja e përbashkët shumëkom...
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, Alqi Bllako dhe Arbe...
Presidenti Bajram Begaj, është bërë pjesë e ngjarjes së rë...
Në sheshin "Nënë Tereza" po zhvillohet stërvitja "Defe...
Kandidati fitues i koalicionit "Bashkë fitojmë" për Himarë...
Sot në sheshin "Nënë Tereza" do të zhvillohet ngjarja ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Tre persona janë arrestuar në Lezhë pasi morën me forcë në...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...