“Një faqe e re e historisë po shkruhet”/ Rama: Shqipëria do t’i garantojë popullit të saj siguri dhe prosperitet
Në sheshin "Nënë Tereza" po zhvillohet stërvitja "Defe...

Presidenti Bajram Begaj, është bërë pjesë e ngjarjes së rëndësishme ushtarake të "Defender Europe 2023".
Begaj deklaroi se pavarësisht sfidave, Shqipëria konfirmon mbështetjen dhe gatishmërinë për të intensifikuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Presidenti tha se Shqipëria është e përkushtuar në misionin e saj si faktor stabilizues në Ballkan dhe eksportuese e sigurisë në rajon e më gjerë.
Begaj shtoi se, çdo investim drejt forcimit të kapaciteteve mbrojtëse, është një investim drejt stabilitetit; për të garantuar një të ardhme më të paqtë për brezat e rinj, të cilët kurrsesi nuk duhet të përballen me pasojat shkatërruese që sjellin konfliktet.
Presidenti përcolli mesazhin se “Koha për të marrë përgjegjësitë tona është tani dhe reagimi duhet t‘u përgjigjet sfidave aktuale”.
“Dy vite me parë, kur nisëm punën për stërvitjen 'Defender Europe 2021', e dinim se sfida ishte tepër e madhe për kapacitetet e vendit tonë.
E megjithatë ne arritëm të tregojmë se dimë të ngrihemi me përgjegjshmëri në lartësinë e detyrës dhe se Shqipëria jonë e vogël, në fakt, rreh më shumë se pesha e saj.
I dashur Gjeneral Wickmann,
Më vjen shumë mirë, që mblidhemi përsëri në Shqipëri, për t’ju konfirmuar edhe njëherë mbështetjen tonë të palëkundur dhe gatishmërinë e vendit tonë për të intensifikuar gjithmonë e më tej bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Defender Europe lindi si një stërvitje për të rritur kapacitetet mbrojtëse të Aleancës në rast konflikti a kërcënimi.
Me agresionin e padrejtë rus në Ukrainë, realiteti i sotëm gjeopolitik është tërësisht ndryshe nga ai i dy viteve më parë dhe situata e sigurisë është bërë tejet më komplekse.
Këto ndryshime kanë efekte të ndjeshme edhe në rajonin tonë të brishtë të Ballkanit Perëndimor, ku aktorë dashakeqës që nuk ndajnë të njëjtat vlera me ne, përpiqen të zgjerojnë influencat e tyre.
Prandaj dhe rëndësia e kësaj stërvitjeje është sot më e prekshme se kurrë dhe vazhdueshmëria e saj më se e nevojshme.
Shqipëria është e përkushtuar në misionin e saj si faktor stabilizues ne Ballkan dhe eksportuese e sigurisë në rajon e më gjerë.
Padyshim meritat për këtë i takojnë secilit prej burrave dhe grave në uniformë që shërbejnë në Forcat tona të Armatosura dhe nderojnë dhe lartësojnë çdo ditë flamurin e Shqipërisë.
Ju jeni një shtyllë e rëndësishme e shoqërisë sonë dhe mirënjohja për angazhimin dhe profesionalizmin tuaj nuk mund të shprehet mjaftueshëm.
Unë ndihem krenar, që kam qenë njëri prej jush; e në pozitën time si Komandant i Përgjithshëm inkurajoj qeverinë të shtojë akoma më shumë mbështetjen për Forcat e Armatosura dhe kontributin e Shqipërisë në NATO.
Çdo investim më shumë drejt forcimit të kapaciteteve mbrojtëse, është një investim më shumë drejt stabilitetit; është një investim për të garantuar një të ardhme më të paqtë të brezave të rinj, të cilët kurrsesi nuk duhet të përballen me pasojat shkatërruese që sjellin konfliktet.
Koha për të marrë përgjegjësitë tona është tani dhe reagimi duhet t‘u përgjigjet sfidave aktuale.
Ju faleminderit të gjithëve për përkushtimin.
Kur të rishihemi përsëri pas dy vitesh për 'Defender Europe 2025', uroj vetëm që situata globale e sigurisë të jetë më e qetë, sepse nuk kam pikë dyshimi, që Shqipëria do vazhdojë gjithnjë të mbrojë vlerat e paqes dhe unitetit, duke qëndruar gjithnjë krah për krah Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tjerë të NATO-s.
Zoti bekoftë Shqipërinë dhe miqtë tanë!”, tha Begaj./ CNA.al
Në sheshin "Nënë Tereza" po zhvillohet stërvitja "Defe...
Kandidati fitues i koalicionit "Bashkë fitojmë" për Himarë...
Sot në sheshin "Nënë Tereza" do të zhvillohet ngjarja ...
Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar arrestimin e disa pe...
Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër në rr...
Me rastin e organizimit në kuadër të 50-vjetorit të Revolt...
Lulzim Basha, humbësi serial i PD-së, tashmë e ka kthy...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas artikullit të "Wa...
Gjiganti mediatik amerikan "Washington Post" ka shkruar nj...
Akademiku Artan Fuga gjatë një interviste ka shprehur ...
Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje m...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përkujtuar sot “Re...
Avokati Genc Gjokutaj ka deklaruar se përgjimi i kryer nda...
Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit Erzen Berçani ...
Këtë të shtunë është shkarkuar nga detyra kreu i IKMT-së ...
Në kuadër të pjesëmarrjes në ceremonitë e inaugurimit të P...
Esksperti i Kriminalistikës, Fatjon Softa e ka cilësuar si...
Një brand i ri ka hyrë në sferën publike shqiptare duke nd...
Qeveria shqiptare, pas presionit të zyrtarëve të Bashk...
Ish-deputetja Grida Duma, e cila gjysmë viti më parë d...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...